Tropoje Terroristen sprengen mit 50 kg Tritol die Strom Verbindung zum Kosovo
Der Banditen Clan der Haklajs hat ja Tropoje fest im Griff, wo auch das Elternhaus von Salih Berisha steht. Von dort wurden der Waffen Schmuggel schon immer organisiert.
Jetzt sprengen die durch Zwangs Heiraten und Inzucht, verdummten Nord Albanischen Banditen Clans, die wichtigste Strom Versorung und Strom Masten in den Kosovo, mit 50 kg Tritol.
Damit verhindert man, das sich die Noch Mafia Regierung von Fatos Nano durch den Energie Verkauf in die Mafia Region: Kosovo noch schnell bereichet. Albanien braucht selbst seinen Strom und besonders im Sommer.
Faqja 3 - FAQE E PARE
Gusht 5, 105
Banorët: Shpërthimi ka ndodhur rreth dy javë më parë
Tropojë, 50 kile tritol shtyllës së tensionit të lartë
TROPOJE
Rikthehet pas afro një viti në Tropojë, hedhja në erë me tritol e shtyllave elektrike. Një sasi prej rreth 50 kilogramë eksploziv e vendosur në afërsi të fshatit Mollë e Kuqe ka bërë që të rrëzohet një shtyllë e tensionit të lartë të linjës Shqipëri-Kosovë. Por, ndryshe nga ç’u njoftua dje zyrtarisht, eksplozivi është vënë afro dy javë më parë në tri këmbë e shtyllës dhe gjatë kësaj periudhe ajo ka vazhduar të jetë e dëmtuar, por askush nuk ka mësuar për dëmin. Vetëm pas rrëzimit të shtyllës, të mërkurën në mbrëmje, është mësuar gjithçka. Policia nuk ka marrë vesh gjë për tri shpërthimet e njëpasnjëshme në këmbët e shtyllës. Kjo, nga vendi ku ishte vendosur tritoli e deri në qytet (ku mendohet se ka qenë patrulla me e afërt e policisë) nuk është dëgjuar gjë dhe askush nuk ka sinjalizuar uniformat blu për ngjarjen. Banorët e fshatit Mollë e Kuqe, komuna Bujan, kanë vënë re të mërkurën në mbrëmje se, rreth 400 metër nga shtëpitë e tyre është rrëzuar një shtyllë e tensionit të lartë, e linjës Fierzë-prizren. Ata kanë parë që, kanë marrë flakë disa shkurre, të cilat janë nxezur nga tensioni i lartë. Menjëherë është sinjalizuar policia, e cila dje në mëngjes ka shkuar në vendngjarje. Uniformat blu të Bajram Currit, si dhe specialistë të KESH-it, kanë vënë re se, në vendin e quajtur Arvejë, pranë Mollës së Kuqe, ishte hedhur në erë me eksploziv një shtyllë e tensionit të lartë e linjës 220 kilovolt, e linjës ndërkombëtare Fierzë-Prizren. Ndërsa specialistët e energjitikës kanë nisur të evidentojnë dëmet dhe të mendojnë për masat që duhen marrë, policia ka nisur hetimet. Uniformat blu kanë pyetur dje rreth 20 vetë nga Molla e Kuqe, por nuk ka rezultuar asnjëri prej tyre si autor i mundshëm. Thjesht janë informuar se, kanë dëgjuar tri shpërthime njëra pas tjetrës afro dy javë më parë. Një vit më parë, po në komunën Bujan, është hedhur në erë me eksploziv një tjetër shtyllë e tensionit të lartë, e të njëjtës linjë, por dëmi ka qenë më i vogël.
Shpërthimi
Policia e Tropojës dhe KESH-it, megjithëse kanë menduar se shtylla ishte hedhur në erë një natë më parë nga banorët e fshatit, është mësuar se shpërthimet janë dëgjuar para afro dy javësh. Ka qenë mesnatë, kur tri shpërthime eksplozivi të njëpasnjëshme janë dëgjuar në fshatin e komunës Bujan. Banorët kanë dalë përjashta, me frikën se dikujt ia kishin vendosur në banesë, por nuk kanë vënë asnjë alarm. As të nesërmen nuk është folur për një gjë të tillë, ndërsa për shtyllat, askujt nuk i ka shkuar mendja. Siç duket, efekti i tritolit “nuk ka qenë i menjëhershëm", pasi shtyllës i ka mbetur një këmbë e paprekur dhe e ndihmuar nga telat ka mbetur në këmbë. Burime nga policia e Tropojës kanë pohuar se, eksplozivi ishte vënë në të katër këmbët e shtyllës, por në njërën prej tyre ai nuk ishte aktivizuar. Kjo duket se ka bërë që ajo të mos bjerë menjëherë në tokë, por vetëm pas disa ditësh. Sipas burimeve policore, duke parë dhe sasinë e tritolit të pa aktivizuar, autorët e kësaj ngjarjeje kanë përdorur 50 kilogramë eksploziv, i cili ka dhënë dhe efektin e tij.
Policia
Komisariati i Tropojës është vënë në alarm pas sinjalizimit për shtyllën e rrëzuar nga eksplozivi. Sipas uniformave blu, hetimet kanë nisur dhe po zhvillohen intensivisht, por është e vështirë të zbulohen motivet dhe autorët. Të njëjtat burime kanë pohuar se në vendin e ngjarjes, nuk është gjetur asnjë gjurmë, si dhe në momentin e shpërthimit, policia nuk është njoftuar. Shtylla e rrëzuar në Mollë të Kuqe, duket se nuk do të riparohet shumë shpejt. Gjatë ditës së djeshme, është hartuar plani i punës i brigadës së mirëmbajtjes së tensionit të lartë. Ndërsa nga KESH-i, pritet të shkojë sot në Tropojë baza e dukur materiale. Gjithsesi, shtylla tashmë ndodhet e rrëzuar dhe nga ajo nuk importohet, as nuk eksportohet energji elektrike.
“Punëtorët e KESH, destabilizimi dhe marrëveshja”
Ja tri pistat ku po heton policia
Policia e Tropojës ka nisur menjëherë hetimet për hedhjen në erë të shtyllës pranë fshatit Mollë e kuqe. Burime zyrtare nga Komisariati i Tropojës kanë bërë të ditur se, po hetohet në tri pista, megjithëse për asnjërën, deri dje në mbrëmje nuk ka mundur të sigurojë asnjë provë. E para, sipas uniformave blu, po hetohet nëse ndonjë nga punonjësit e KESH-it ka pasur probleme pune me ndërmarrjen e tij. Pista e dytë, sipas policisë, është sabotimi nga persona të veçantë i linjës që ka rëndësi të madhe, me qëllim që të cënoje dhe marrëveshjen e bashkëpunimit mes KESH-it dhe KEK-ut (Koorporata elektroenergjitike e Kosovës). Ndërsa pista e tretë, sipas policisë, është ajo e vënjes së eksplozivit në shtyllë, prishja e qetësisë publike, destabiliteti dhe krijimi i kaosit. Në fakt, në Tropojë saherë është vënë tritol në shqyllat elektrike, është thënë vetëm se, aktet kanë pasur për qëllim destabilizimin.
Pas shumë orësh kthehet energjia
Rrufeja lë Qarkun e Dibrës pa drita
BURREL - Ka mjaftuar një rrufe, që qarku i Dibrës të zhytet në errësirë të plotë. Burime të Distrikti Elektrik i Burrelit, kanë bërë të ditur se, sot në orët e para të mëngjesit, si rezultat motit të keq, një rrufe ka goditur një transormator të fuqishëm në nënstacionin e Suçit, duke shkatuar një zjarr të mënjherëshëm. Kjo është shoqëruar edhe me djegjen e transformatorëve të tjerë më të vegjël dhe ka zhytur në errësirë të plotë tre rrethet e prefekturës, Dibrën, Burrelin dhe Bulqizën. Pas shpërthimit të zjarrit, specilistët e nënstacionit kanë realizuar ndërprerjen e energjisë, duke shmangur një sërë avarishë të tjera. Sipas Sekretarit të Prekturës së Dibrës, Xhelal Pali, “është djegur trasfomatori që realizonte dërgimin e energjisë trasformatorëve të tjerë, me kapacitet 5.1, 5.6 dhe 5.1 kilovolt, si dhe është dëmtuar edhe rrjeti i 110 kilovolt i shpërndarjes. Kështu, qarku i Dibrës ka mbetur në errësirë pothuajse gjithë ditën. Megjithëse transformatori i madh i Suçit dhe disa të tjerë më të vegjël kanë dalë jashtë funksionimit, specilaistët e KESH-it kanë ndërhyrë për të ndihmuar popullatën. Ata kanë marrë një transformator, Shkodër, një në Dibër, si dhe disa thika në Suç, duke bërë që në orët e pasdites tri rretheve të qarkut t’u kthehet energjia.
www.balkanweb.com
aus der Titel Story der Gazetta Sqiptare
