Albanische Staatsanwaltschaft erhebt Anklage gegen Ex-Minister, welche zugleich Partner der korrupten Deutschen Politiker wie Rezzo Schlauch und Co. waren
Allen voran gegen den Wirtschaft Minister Anastas Angjeli, der ein besonders guter Partner der korrupten Deutschen vor Ort und Innneminister Igli Toska. Und natürlich wegen der Privatisierung!
siehe Geschäfte mit Hochtief, Berlin Wasser, Papenburg und Geschäfte mit der DAW
Deutsch - Albanische Wirtschaftsgesellschaft e.V.
DAW
http://www.daw-wirtschaftsgesellschaft.de/kontakt.htm
Faqja 10 - AKTUALITET
Dhjetor24, 105
Ministri i Brendshëm akuzë për vjedhje e shpërdorim detyre 10 zyrtarëve
“Dinamo”, Olldashi kallëzim Toskës e Angjelit
Gazmend Janku
TIRANE
Ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi mban premtimin e bërë pubikisht të enjten në mbrëmje. Ai denoncoi në prokurori paraardhësin e tij ish-ministrin e Rendit Publik, Igli Toskën. I dyti në listën e të denoncuarve prej 10 personash, qëndron ish-ministri i Ekonomisë, Anastas Angjeli e më pas vijnë me radhë zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë të administratës shtetërore. Vjedhje e pasurisë duke shpërdoruar detyrën e mbetur në tentativë, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, janë akuzat për të cilat Olldashi i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës të nisë hetimet ndaj 10 personave të denoncuar. Këto fundit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin pasurinë shtetërore në vlerën e 40 425 625 euro. Zyra e shtypit pranë ministrit të Brendshëm ka konfirmuar dje faktin se kallëzimi penal i lartpërmendur, është bërë në Prokurorinë e Tiranës, por burime pranë kësaj të fundit deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, nuk e konfirmonin një fakt të tillë. Me sa duket vonesa e postës, do të shtyjë marrjen në dorëzim nga hetuesit të këtij kallëzimi.
Privatizimi
i kompleksit Dinamo
Akuzat e ngritura ndaj dy ish-ministrave të qeverisë Nano dhe tetë zyrtarëve të tjerë, kanë të bëjnë me procedurat e ndjekura për privatizimin e kompleksit sportiv Dinamo, i cili është nën varësi të Ministrisë së Brendshme. Ndonëse nuk jepen qartë veprimet abuzive të kryera për të realizuar privatizimin e klubit Dinamo, zyra e shtypit pranë ministrit të Brendshëm, ka deklaruar se ekzistojnë të gjitha provat e nevojshme që vërtetojnë pretendimet e ngritura në denoncim. Më konkretisht, Igli Toska, Anastas Angjeli, Teuta Pilika, kryetare e degës së shoqërisë publike, Gjergj Ruli drejtor i klubit Dinamo, Blendi Vathi, ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Rendit dhe Irakli Ndoi, ish-drejtor i drejtorisë juridike në Ministrinë e Rendit, akuzohen për veprën penale të vjedhjes së pasurisë duke shpërdoruar detyrën të kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë. Ndërsa Gazmend Zeneli, ish-regjistrues në Zyrën e regjistrimit të pasurive dhe Mimoza Kore, drejtore e buxhetit financiar në Bashkinë e Tiranës, akuzohen për shpërdorim detyre. Dy të denoncuarit e fundit, Besnik Çomo dhe Frida Sherko, ekspertë vlerësues të pasurive të paluajtshme, akuzohen për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve të kryer në bashkëpunim. Sipas Ministrisë së Brendshme, abuzimet e lartpërmendura janë bërë për të përfituar në mënyrë të paligjshme në privatizimin e kompleksit sportiv Dinamo dhe në dëm të pasurisë shtetërore.
Igli Toska
Ish-ministri i Rendit Publik, akuzohet nga pasardhësi i tij se ka pranuar të kryejë veprime abuzive në privatizimin e kompleksit sportiv Dinamo, i cili është në varësi të dikasterit blu. Këto veprime, sipas kallëzimit janë bërë me vetëdije me qëllime përfitimi të paligjshëm në dëm të pasurisë shtetërore
Anastas Angjeli
Ish-ministri i Ekonomisë, akuzohet se ka pranuar të nxjerrë në ankand ambientet e kompleksit sportiv Dinamo me një vlerë më të vogël se ajo realja. Edhe ky veprim sipas kallëzimit, është bërë me vetëdije me qëllime përfitimi të paligjshëm në dëm të pasurisë shtetërore
TE AKUZUARIT
- Igli Toska,
ish-ministër i Rendit Publik
- Anastas Angjeli,
ish-ministër i Ekonomisë
- Teuta Pilika, kreyetare e
degës së shoqërisë publike
- Gjergji Ruli,
drejtor i Klubit Dinamo
- Blendi Vathi,
ish-sekretar i përgjithshëm
në Ministrinë e Rendit Publik
- Irakli Ndoi, ish-drejtor i Drejtorisë
Juridike në Ministrinë e Rendit publik
- Gazmend Zeneli,
ish-regjistrues në Zyrën e
regjistrimit të pasurive të paluajtshme
- Mimoza Kore, drejtore e buxhetit
financiar në Bashkinë e Tiranës
- Besnik Çomo, ekspert vlerësues
i pasurive të paluajtshme
- Frida Sherko, eksperte vlerësuese
e pasurive të paluajtshme
siehe auch
Ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, ka dorëzuar dje në prokurori dosjen për privatizimin e kompleksit “Dinamo”
Angjeli-Toska kallëzohen në Prokurori
Dy ish-ministat dhe 8 zyrtarë të tjerë akuzohen për tentativë vjedhjeje të pasurisë, në bashkëpunim,
