Sowas ist typisch und geht bis in die höchsten Ämter. Lauter Idioten sind Präfekten und Direktoren bis hin zu Ministern und Dumpf Köpfen wie Ilir Meta und Panteli Majko, welche sogar PM werden konnten.
Durres IPRS, synonym of corruption
Durres- A large number of people gather everyday at the solely office of Immovable Properties Registration Service in Durres.Being irritated from the long lines and long waiting hours in front of this office’s doors, they launched a flow of accusation towards this office’s inspectors. The thieves are treading on us; they do not serve if you do not pay. It’s been four years in row that I come here to adjust my ownership documents, and every time I get the same response that I have to wait, but without knowing the reason of this extra dragging why” citizen L.Gj said. There are many people like this citizen that have been lining up for years to get such document. After prolonged lingering, they get as reward, instead of the document, the response, “your file has been missing; you can take a legal action to find the responsible people, or restart the procedure from the beginning and wait the timetable to be provided with the ownership document.” Another citizen tells the newspaper that he has regularly turned up there for three years to get the ownership document, but it is never ready. In relation to the corruption and bribery in the Durres Immovable Properties Registration Service office, we were informed that the Prosecution Office is already inquiring on some of this institution’s employees. They were detected by the police organs after the infiltration of a police agent, who, pretending to be a civil citizen, has paid a certain amount of money to get an ownership certificate. Meanwhile, the head of Durres IPRS, Edmond Hoxha, justifies the rumours that are spread up to his office, as an ignorant fact that comes as result of non-knowing the laws.
http://sot.com.al/index.php?option=conte…&id=19258&lang=
CP: We do not have equipments
Saranda- The caterpillars of Construction Police are powerless to demolish the illegal buildings. This fact was ascertained yesterday, while Saranda Construction Police went to demolish an illegal construction of the citizen Guxim Abazi. The caterpillar could go further, but scratching the walls of the three-storey building, located in Saranda town’s centre. Foreign specialists, whose office is adjacent to the to-be-demolished building that are supervising the European Community projects for the south, were watching the construction police action, and said the building, cannot be demolished with the equipments of the Construction Police.Finally the representatives of construction police admitted themselves this fact. After failing to demolish the three-storey building they retreated. The specialists of construction police and its director A. Kurami said for the newspaper that will resume the action after having provided with another more specific equipment.
http://sot.com.al/index.php?option=com_c…Itemid=39&lang=
Und in Durres werden nach Vasil Hila, auch Ex-Abgeordnete verhaftet.
Alush Xhihani do të arrestohej dje, por nuk është gjetur në shtëpi. Në pranga ish-zëvendësi i tij dhe dy qytetarë
Pronat, në kërkim ish-deputeti i PS
Llambi Kallço
Policia e Durrësit prangosi dje gjatë mbasdites ish-zëvendëskryeregjistruesin e pasurive të paluajtshme në Durrës, Rezart Skrapari, si dhe shpalli në kërkim ish-kreun e hipotekës, Alush Xhihani. Ish-deputet i Partisë Socialiste për 4 vjet, Xhihani, do të kishte përfunduar edhe vetë në pranga sepse për të ishte prerë fleta e arrestit. Por, kur policia ka shkuar të kontrollojë shtëpinë e tij e ta prangosë, ai nuk gjendej aty. Policia nuk bëri të ditur nëse ai ndodhet në Durrës apo në ndonjë qytet tjetër, përveç faktit se Xhihani ndodhet në Shqipëri.
Përveç Skraparit, në prangat e policisë ranë Ilir Vogli dhe Adrian Lloshi. Asnjë prej tyre nuk kishte patur ndonjë funksion në administratën e mëparshme të hipotekës së Durrësit, ata janë qytetarë të thjeshtë. Përveç faktit se akuzohen nga policia që, në bashkëpunim me Xhihanin dhe Skraparin, kanë përfituar sipërfaqe të mëdha tokash në Durrës, me pa të drejtë. Nga ana tjetër, dy ish-drejtuesit e hipotekës akuzohen për abuzime dhe vjedhje që u ka lejuar dy qytetarëve të përfitojnë në kurriz të të tjerëve.
***
Policia e qytetit bregdetar ka qenë shumë e rezervuar për të dhënë informacione për arrestimet e djeshme. Sipas saj, prangosja e Skraparit, Voglit dhe Lloshit dhe shpallja në kërkim e Alush Xhihanit është bërë pas urdhrit të dhënë nga prokuroria e rrethit të Durrësit.
Sipas të dhënave të para në lidhje me këtë çështje, bëhet fjalë për shkelje dhe abuzime me rreth 2800 m ² tokë në zonën bregdetare të Durrësit, veçanërisht në atë të Shkëmbit të Kavajës. Një pjesë e madhe e të cilave, sipas dyshimeve, është regjistruar nga dy krerët e hipotekës, pa të drejtë, në favor të Ilir Voglit e Adrian Lloshit. Policia tha se nuk përjashtohet mundësia edhe e arrestimit të personave të tjerë në lidhje me këto abuzime.
Disa muaj më pare, policia e Durrësit prangosi disa sekserë dhe persona që kishin abuzuar në bashkëpunim në administratën e hipotekës e Durrësit. Mes tyre ishte specialisti hartograf B.Seferi dhe shtetasja S.Z.
Me tokën e Durrësit, sipas të gjitha gjasave, nuk ka abuzuar vetëm Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, por edhe Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit të Pronave, i cili në harkun kohor maj 2001- dhjetor 2002 dha 212 vendime kompensimesh fizike, 190 prej të cilave rezultuan me probleme të mprehta. Rreth 900 pronarë u përjashtuan nga kompensimi i 150 mijë m² tokë, prej të cilave 90 mijë m² në plazhin e Durrësit dhe 60 mijë në qytet. Dëmi që iu shkaktua shtetit u llogarit në 378,5 milionë lekësh. Në lidhje me këto shkelje u ulën në bankën e të akuzuarve një vit më parëk ish- kryetari i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave V.Hila dhe disa persona të tjerë.
Shkeljet
Arrestime të paralajmëruara
Durrës- Arrestimeve të djeshme i paraprinë në shtyp deklarimet e drejtorit të ri të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme së Durrësit, Edmond Hoxha. Ai deklaroi për “Shekulli”-n vetëm disa ditë më parë se nga kontrollet që i janë bërë dokumentacionit ekzistues në hipotekë ka rezultuar se rreth 4 000 raste kanë probleme nga më të ndryshmet duke filluar nga mosplotësimi i saktë i dokumentacionit nga ana e qytetarëve, aplikimi me vonesë, përplasje përsa i përket hipotekimeve të objekteve të ndryshme në të njëjtën sipërfaqe pas bërjes së axhornimit hartografik të pronës etj. 4 000 praktika kanë rezultuar me probleme në hipotekën e Durrësit. Rasti më flagrant, sipas drejtorit të hipotekës së Durrësit, është ai i kompensimit të pronave, veçanërisht në zonën e plazhit. “Ndonëse ka patur një urdhër të prokurorisë nr 3615 dt 10.06.2004 për bllokimin e kompensimit të pronave, një urdhër tjetër nga komisioni i kthimit dhe kompensimit të pronave si dhe një urdhër nga kryeregjistruesi, me nr. 160 dt 3.7.2003 për bllokimin e këtyre kompensimeve, ato kanë vazhduar në mënyrë jo ligjore. Siç dihet, në lidhje me këto raste kompensimesh ka pasur dhe procese gjyqësore sepse ka patur vërejtje për abuzime të shumta”,-thotë ai. Sipas Hoxhës, ka patur edhe raste të rënda shpërdorimesh të dokumentacionit dhe të mosmirëmbajtjes së tij. “Një nga këto është ai i planshetave (skicat e tokës) të të gjitha fshatrave të Durrësit që janë gjendur të hedhura në korridoret e institucionit. Këto dokumentacione tepër të rëndësishme tani janë arkivuar dhe mbahen në kushte sigurie të plotë. Që nga data 6 shkurt 2006 ato administrohen nga përgjegjësi i hartografisë”.
————–
Faqja 6 - POLITIKE
Mars 8, 106
Durrës, ish-drejtori dhe zëvendësi i tij bënë pronarë kunetërit. Dyshohen 200 raste shkeljesh
Skandali në hipotekë, 3 të arrestuar
Shpallet në kërkim Alush Xhihani ish-deputet i PS-së
DURRES
Arrestohen tre persona të akuzuar për shpërdorim detyre dhe vjedhje të pasurisë publike në bashkëpunim, ndërsa ish-deputeti i PS-së për rrethin e Durrësit, njëkohësisht dhe ish-drejtori i hipotekës së qytetit bregdetar, Alush Xhihani i ka shpëtuar policisë. Rezart Skrapari 31 vjeç, ish-zv/kryeregjistrues i zyrës së pasurive të patundshme në Durrës, kunati i tij, Ardian Lloshi 33-vjeç dhe Ilir Vogli 32 vjeç, ky i fundit kunati i ish-deputetit të PS-së, Xhihani janë ndaluar nga policia pas vendimit të arrestit me burg të lëshuar nga gjykata e shkallës së parë. Përgjegjësia kryesore për veprën penale të konsumuar nga të pandehurit, bie mbi Xhihanin dhe Skraparin, ndërsa dy personat e tjerë që janë njëkohësisht kunetërit e tyre, akuzohen për bashkëpunim në vjedhjen e pasurisë publike. Policia e Durrësit ka dështuar në tentativën e saj për arrestimin e Xhihanit. Ish-deputeti socialist në zonën e Shijakut gjatë legjislaturës 1997-2001 i ka shpëtuar në momentet e fundit arrestimit, ndoshta i vënë në dijeni nga një “rrjedhje informacioni” prej radhëve të policisë. Qysh nga pasditja e djeshme, Xhihani është i shpallur në kërkim në të gjithë territorin e vendit dhe fotoja e tij u është shpërndarë komisariateve dhe pikave të kalimit kufitar.
Vendimi
Një grup special hetimor i përbërë prej pesë prokurorësh të organit të akuzës në rrethin e Durrësit, ka nisur veprimet proceduriale në ngarkim të të pandehurve prej disa javësh. Në filtrin e hetimit kanë kaluar afro 200 praktika të rregjistrimit të pasurive të patundshme në Hipotekën e Durrësit, pasi dyshohej për shkelje flagrante të ligjit. Grupi special i hetimit e ka shtrirë kontrollin në disa vite veprimtari të dy zyrtarëve të lartë të Hipotekës së Durrësit. Pasi janë siguruar provat e para që dëshmonin për konsumimin e veprës penale të vjedhjes së pasurisë publike në bashkëpunim dhe falsifikimit të dokumentave shtetërorë, prokuroria i ka kërkuar gjykatës së shkallës së parë të Durrësit lëshimin e urdhërarrestit për katër të pandehurit. Gjykata ka shqyrtuar kërkesën e grupit hetimor dhe mbi bazën e provave të pakundërshtueshme që rëndojnë pozitën e tyre firmosi urdhërarrestin me burg pa afat. Seanca për lëshimin e urdhërarresteve është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe në sekret të plotë, në mënyrë që të pandehurit të mos kishin mundësi të largoheshin përpara se policia tu vinte prangat.
Akuzat
Në bazë të hetimit paraprak rezulton se Alush Xhihani në detyrën e kryeregjistruesit të qytetit të Durrësit dhe Rezart Skrapari, në detyrën e zv/kryeregjistruesit, në bashkëpunim me dy kunetërit e tyre kanë realizuar vjedhjen e një sipërfaqe toke që ka qenë pronë shtetërore në kufirin ndarës të rrethit të Durrësit me rrethin e Kavajës. Burime nga grupi hetimor thanë për “Gazetën” se “vetëm në njërin rast të hetuar deri tani rezulton se është vjedhur një sipërfaqe toke prej 2800 metrash katrorë. Trualli për të cilin akuzohen katër të pandehurit ndodhet në vendin e quajtur Prroi i Agait. Xhihani dhe Skrapari duke shpërdoruar detyrën e kanë rregjistruar këtë truall në emër të një personi të tretë, cili ka përfituar 800 metra katrorë. Brënda pak ditësh nga data e rregjistrimit, sipërfaqen prej 2000 metrash katrorë e kanë rregjistruar në emër të kunetërve të tyre Ilir Vogli dhe Ardian Lloshi”. Nga hetimi paraprak ka rezultuar se ky truall jo vetëm që nuk është në pronësi të personave të rregjistruar në hipotekë si pronarë të tij, por ndodhet jashtë territorit të rrethit të Durrësit, dhe i përket rrethit të Kavajës. E njëjta praktikë abusive dyshohet të jetë përdorur edhe në 200 raste të tjera. Trojet me të cilat është abuzuar ndodhen në vijën bregdetare të rrethit të Durrësit, madje në zonën turistike të tij. Në ditët në vazhdim priten zhvillime të reja mbi këtë çështje. Gjatë ditës së sotme përfaqësues të prokurorisë së Durrësit dhe të policisë vendore do të japin një konferencë për shtyp në lidhje me hetimin e deritanishëm.
Hetimi
Pesë prokurorët e angazhuar me hetimin e skandalit në hipotekën e Durrësit kanë kaluar nëpër duar të gjitha dosjet e trojeve të rregjistruara gjatë kohës që ky institucion është drejtuar nga Shihani dhe Skrapari.
Abuzimi
Ish-drejtori i Hipotekës së Durrësit Alush Xhihani dhe zv/vendësi i tij Rezart Skrapari, i kanë rregjistruar trojet e përfituara në mënyrë korruptive në emrat e personave të tretë dhe më pas këta të fundit ua kanë shitur familjarëve të tyre.
Prangat e para dy nëpunësve në nëntor
Katër muaj më parë, më datë 19 nëntor të vitit 2005,
Policia e Durrësit vuri në pranga dy punonjës të Hipotekës së Durrësit, shefen e sektorit juridik Stela Zeqo si dhe specialistin hartograf, 50-vjeçarin Bashkim Seferi, nën akuzën e “abuzimit me detyrën". Historia nisi kur një banor nga Katundi i Ri, N.M, pretendonte dhe insistonte për të marrë pronësinë e një sipërfaqeje prej 1000 metër katrorë, që në të vërtetë ishte pronë shtetërore. Policia ndërhyri në bashkëpunim me Drejtorinë e Luftës Kundër Krimit të Organizuar, duke bërë arrestimin e Seferit dhe Zeqos. Policia dyshon se ata do të bënin regjistrimin e pronës kundrejt një shpërblimi nga ana e qytetarit dhe pretendon se disponon edhe një kasetë audio në të cilën ka inçizuar bisedën midis tyre dhe N.M-së. Gjykata e Faktit vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie", ndaj Zeqos dhe “burg pa afat” ndaj Seferit.
————–
Kush është Alush Xhihani
Me një moshë rreth të 40-ave, i martuar, Alush Xhihani. ka bërë deputetin para se. të bënte kreun e hipotekës së qytetit të dytë në Shqipëri, për nga madhësia. Më saktë, ai ka qenë deputet i Partisë Socialiste për katër vjet , 1997-2001, për Qarkun e Durrësit, për zonën elektorale të Shijakut. Përpos kësaj, Xhihani ka qenë anëtar i kryesisë së PS-së së Durrësit, deri në zgjedhjet e fundme, prej të cilave përfundoi si anëtar i thjeshtë i partisë.
Gjatë zgjedhjeve të përgjithshme elektorale në 3 korrik 2005, Alush Xhihani ishte kryetar i komisionit të votimit, përfaqësues i PS-së, në zonën elektorale të Shijakut.
08/03/2006
KATEGORIA: Kronike nga rrethet
http://www.shekulli.com.al/index.php?page=lajmedite&newsID=91929&PHPSESSID=fb39c0bfd1fd703f7c07359d571287ce