Agim Sinoimeri ist der typische Albanische Dumm Gangster, der 1992 schon das erste private Reise Büro in Albanien leitete, was einer Österreichischen Firma gehört. Nach dem Diebstahl von 4.000 $ und einem Jeep, wanderte er aus Albanien aus, mit Hilfe der AACL Gangster. Mit dem Kosovo Krieg tauchte er auf und wurde Direktor bei Alptourism und Direktor im Tourismus Ministerium, zusammen mit anderen Drogen- und Auto Diebstahl Gangs.
Dort stellte er das Projekt der Sazan Insel vor, wo er ein riessiges Spiel Casino errichten wollte und eine Investitions von 1,3 Milliarden $ tätigen wollte. Das Projekt wurde sogar im TV vorgestellt und in der Zeitschrift KLan und Edi Rama ist mit diesen Leuten ebenso verbunden.
2001 erhielten diese Leute die Projekt Genehmigung, aber das Geld für die Baugenehmigung, wie auch für Geologische Untersuchungen, hatten diese Leute nicht. Deshalb wurde bis heute aus dem Projekt absolut Nichts.
E Shtune, 12 Gusht 2006
ISHULLI MUND TE KTHEHET NE NJE PREJ KRYEQENDRAVE TE MESDHEUT
Ishulli i Sazanit pret investime turistike.
Nga Sazani krijohen dy rruge per futjen e turistave :Vlore Durres Shengjin Velipoje dhe Vlore Zone e Bregut Sarande.Nese vertet besojme ne nje zhvillim konkret te turizmit ne Shqiperi dhe nese vertet e vleresojme ate si nje industri prioritare te zhvillimit ekonomik te vendit atehere strategjia e zhvillimit te turizmit duhet te filloje me ishullin e Sazanit.
Cilet jane individualitet dhe avantazhet qe i atribuojne ishullit te vetem shqiptar lidershipin ne zhvillimin turistik te vendit:
Ishulli eshte teresisht prone shteterore.
Ishulli eshte pa qendra banimi, gje qe mundeson krijimin e nje zone ekskluzive turistike.
Potenciali turistik i tij si ishull, pozita gjeografike ne hyrje te gjirit te Vlores aty ku mbaron Deti Adriatik dhe fillon Joni. Parku i tij i larmishem nenujor.
E kaluara e ishullit.
Historia e Sazanit fillon qe nga lashtesia gjurmet e se ciles i gjejme edhe sot ne brendesi te ishullit dhe ne veccanti ne zbulimet arkeologjike nenujore per te vazhduar me Bazen e Flotes Shqiptare me mbetjet e infrastruktures ushtarake te saj te kohes se luftes se ftohte.
Te shprehura ne menyre sintetike keto jane nder avantazhet kryesore te cilat nuk i ofron asnje segment tjeter i bregdetit shqiptar te marra sebashku. Qenia ne pronesi shteterore e te gjithe ishullit eshte garancia kryesore per nje investim serioz dhe te menjehershem me kapital vendas apo te huaj qe do te menjanoje qe ne fillim problemin e madh konfliktual te deritanishem si rrjedhoj e parcelizimit te tokes me shume pronare te bregdetit shqiptar.
Avantazhi tjeter eshte qe ishull eshte i braktisur dhe i pabanuar qysh nga 97 ta. Kjo do te mundesoje ngritjen e nje infrastrukture moderne me nje teknologji bashkekohore turistike duke e shnderruar Sazanin ne nje zone ekskluzive turistike.
Avantazhi tjeter eshte potenciali i madh natyror e turistik i vete ishullit dhe shtrirja e tij ne hyrje te Gjirit te Vlores. Gjithashtu per ata vizitore qe do te zgjedhin te vizitojne ishullin permes transportit ajror, Sazani ndodhet shume prane aeroportit te ri te Pishe Poros te ndertuar ne rrethinat e Vlores, gje qe do te mundesoje transportin e mases se ketyre vizitoreve permes fluturimeve charter dhe nga aeroporti i Pishe Poros ata do te transferohen brenda nje kohe shume te shkurter ne njesite akomoduese ne rezortin e ishullit.
Sigurisht, mjeti kryesor i transportit per te vizituar ishullin do te jete ai detar ku do te ankorohen ne portin e tij kroccerat e shumta pergjate itinerarit te tyre ne Detin Mesdhe pas vizitave ne portet e ndryshme si Venecia, Dubrovnik, Korfuz, Pire, Istanbul, Kusadasi e me tej.
Sazani me strukturat turistike dhe kapacitetet pritese do te shnderrohet ne nje porte te madhe nga ku do te futet fluksi i turisteve te huaj per ne brendesi te vendit duke qarkulluar kryesisht ne dy drejtime: ne aksin verior, Durres – Lezhe – Velipoje, dhe drejt jugut, pergjate Rivieres e deri ne Sarande.
E kaluara e ishullit dhe vecanerisht vitet e luftes se ftohte, ngritja e bazes detare ushtarake qe nga koha e bashkepunimit me Bashkimin Sovjetik, gjurmet e se ciles jane aktuale edhe sot permes sistemit te tuneleve, bunkereve dhe fortifikimeve te tjera ushtarake do te sherbejne si themel mbi te cilen do te ngrihet i tere promocioni dhe marketingu i ishullit.
Mbi bazen e kesaj infrastrukture dhe arsenalit ushtarak te trasheguar nga kjo periudhe duke shfrytezuar edhe materialet e shumta dokumentare dhe audio vizuale te kohes si dhe armet konvencionale dhe disa nga nendeteset te asaj kohe, si nendetesja e famshme 105, do te ngrihet nje nder atraksionet kryesore te ishullit, Muzeu Aero Naval i tij. Neper sallat dhe vitrinat e ketij muzeu do te ekspozohet edhe koleksioni i Uniformes te Ushtrise Shqiptare duke filluar qe nga reliket e mesjetes e deri ne ditet e sotme.
Per te zhvilluar dhe per te hedhur me sukses ne treg nje destinacioni te ri turistik nevojiten atraksionet qe do ti ofrohen mases se vizitoreve. Pervoja e sotme deshmon se edhe ato vende me histori te kufizuar kane arritur ta shnderrojne vendin e tyre ne destinacion teper popullore ne saje te krijimtarise dhe aplikimit te teknologjise se perparuar ne kete fushe.
Ne kete kendveshtrim do te permendja dy destinacione te famshe turistike ne SHBA: Disney Land dhe Disney World te ngritura teresisht mbi bazen e personazheve mitike te tregimeve te te famshmit Walt Disney it. Po ashtu ne shkreteriren e Nevades teknologjia dhe fantazia njerezore arriti te ngreje kryeqendren e argetimit te botes Las Vegasin me kazinot, spektaklet dhe vezullimin e qytetit qe nuk flen.
Duke u rikthyer ne ishullin tone te braktisur te Sazanit dhe duke patur ne konsiderate keto avantazhe dhe kete potencial te tij, ne maj te vitit 2001 gjate qeverisjes se Ilir Metes u paraqit i pari mega projekt teper ambicioz per zhvillimin e ketij ishulli dhe transformimin e tij ne nje rizort ekskluziv turistik.
Mega projekti parashikonte ngritjen e nje risorsi me kapacitet akomodues 3 deri ne 4 mije shtreter, ndertimin e nje marine permes riskonstruksionit te portit ekzistues ushtarak te ishullit duke e shnderuar ate ne nje port jahtesh, ndertimin e nje kazinoje, muzeun aero naval te lartpermendur, ndertimin e nje qendre per kongrese dhe spektakle gje qe do te mundesonte shfrytezimin e kapaciteteve akomoduese te rizortit turistik jo vetem gjate sezonit turisik por edhe ne periudhat para dhe post turistike verore permes organizimit te konferencave te ndryshme, spektakleve muzikore etj.
Gjithashtu ish qyteza e ushtarakeve, sot krejtesisht e braktisur, do te shnderohet ne qender administrative, tregtare e argetuese plot gjalleri dhe jete nate e ishullit permes ngritjes se rrjetit te zyrave te administrates lokale, bar restorante, klube nate, dyqane butike, dyqane suveniresh, salla kinemash, zyra te kembimit valuator, si dhe struktura te tjera sherbimesh ne funksion te mases se vizitoreve. Gjithashtu nisur nga pasuria dhe larmia e parkut nenujor te gjirit te Vlores parashikohej ndertimi edhe i nje akuarium ne zonen e Rradhimes.
Te gjitha keto atraksione dhe kjo infrastrukture bashkohore turistike do ta shnderonin Sazanin ne nje destinacion te ri ne tregun Mesdhetar dhe ne nje produkt teper te preferuar nga operatoret e medhenj turistik perendimor. Ajo qe eshte e rendesishmja per tu theksuar ne kete shkrim eshte edhe fakti qe i gjithe ky projekt kishte ne themel ruajtjen dhe respektimin e ambjentit duke ndaluar qarkullimin e automjeteve private ne ishull, ruajtjen e karakterit lokal arkitektonik ne ndertim, harmonizimin e objekteve me natyren dhe relievin si dhe shtimin e siperfaqeve te gjelberuara te ishullit.
Ne te njejten kohe projekti parashikon ngritjen e nje shkolle te mesme dhe te larte ne degen hoteleri & turizem qe do te plotesonte kerkesat e shumta per personel te kualifikuar per tu punesuar ne strukturat e shumta te ketij risorsi. Ngritja dhe funksionimi i risorsit turistik do ta fuste perfundimisht Shqiperine ne harten turistike te Mesdheut qe perben edhe djepin e turizmit boteror.
Permes realizimit te ketij projekti do te percaktoheshin standartet baze te zhvillimit ne teresi te infrastruktures turistike vendase qe do te shtrihej pergjate bregdetit ne fazen e pare afat shkurter te zhvillimit edhe ne brendesi te vendit ne fazen tjeter afatgjat. Le te shpresojme sebashku ne rilindjen e ekonomise shqiptare permes turizmit.
Ishulli pret!
Agim Sinoimeri
Washington, SHBA
http://www.kohajone.com/lexo.php?id=5247