Albania’s president, two main political parties embroiled in airline scandal
14/09/2006
TIRANA, Albania – Local media reported on Wednesday (13 September) that a scandal involving a local private air carrier, Albatros Airways, now also involves the president and the two main parties, the ruling Democratic Party (DP) and the main opposition Socialist Party (SP). Flights of Albatros Airways, which is co-owned by President Alfred Moisiu’s nephew, were recently suspended at the request of the DP-led government’s General Directorate of Civil Aviation. Earlier this week, the DP accused Moisiu of using his influence to lobby on the airline’s behalf.
Moisiu has made no official comment, but the SP on Wednesday described the issue as an attempt to exert pressure on the president. The DP wants him to sack Chief Prosecutor Theodhori Sollaku for alleged links to organised crime. Moisiu has said he needs time to consider the matter. (Albanian News, Gazeta sot - 14/09/06; Gazeta Shqiptare, Panorama - 13/09/06)
Mosiu, ist wohl tiefer in Mafia Geschäfte, verwickelt als man dachte!

Gazetta Schiptar vom Sonntag den 18.9.06
Presidenca i dha “Albatros”
Nishani: Moisiu favorizoi familjarët
ROZETA RAPUSHI
r.rapushi@gazetashqiptare.com
Hetim për paratë që kompania ajrore “Albatros” ka marrë nga Presidenca. Kjo është nisma më e fundit që do të ndërmarrë Partia Demokratike, pas publikimit të bisedave të përgjuara mes bashkëpronarëve të “Albatros” dhe drejtorit të Aviacionit, Gazmend Dibra, ku ky i fundit ndërhyn për çështjen Sollaku në emër të qeverisë. Si një kundërpërgjigje ndaj akuzave të opozitës se nga bisedat e përgjuara dhe pas bllokimit të fluturimeve të “Albatros” kuptohet se Presidentit Moisiu po i bëhet presion për të shkarkuar Prokurorin e Përgjithshëm Sollaku, dje zëdhënësi i Partisë Demokratike tha se hetimi parlamentar do të nxjerrë të vërtetën mbi “Albatros”. Nishani akuzoi se ekzistojnë dokumente autentike, që sipas tij tregojnë se kompania “Albatros” ka përfituar 40% të shpenzimeve operative të Presidencës dhe 80% të shpenzimeve të të gjitha udhëtimeve që ka bërë Presidenti. “Në këtë rast, shqiptarët kanë të drejtën të dinë se përse taksat e tyre shkuan nga Presidenca tek familjarët e Presidentit”, - sulmoi ai. Kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor vjen një ditë pasi opozita kërkoi që Kryeministri Sali Berisha të vijë në një interpelancë urgjente në Kuvend, për t’u përgjigjur pyetjeve për “Albatros” dhe bisedës së përgjuar të drejtorit të Ministrit Basha. Duke vijuar akuzat e tij, Nishani tha se pronarët e tij në vend që të kryejnë pagesën e borxhit dhe të vazhdojnë fluturimet, kanë preferuar që për llogari të Sollakut të përgatisin dhe montojnë një serial me çimka për një kohë disa javore, siç e deklaruan vetë ata.
Çfarë do hetohet
Nga e kanë origjinën paratë dhe transaksionet që çuan në themelimin e “Albatros”. Është çështja kryesore me të cilën do të merret komisioni hetimor parlamentar që PD-ja do të ngrejë për këtë kompani ajrore. Por zëdhënësi i PD-së, Nishani premtoi se nuk do të jetë e vetmja, përkundrazi në fokusin e komisionit do të jetë edhe favorizimi politik që sipas tij, i është bërë kësaj kompanie në tregun e aviacionit, ndryshe nga kompanitë e tjera si dhe dëmet që i janë shkaktuar buxhetit të shtetit për shkak të favorizimeve që i janë bërë. Duke folur me gjuhën e Kryeministrit Sali Berisha, Nishani nuk harroi të përmendë se pjesë e hetimit do të jenë edhe qëllimet që çuan në manipulimin e serialit të çimkave. Sipas Nishanit, hetimit duhet të kryet për shkak të debateve dhe pikëpyetjeve që ka ngritur kohët e fundit kjo kompani dhe për të nxjerrë në dritë se ku shkojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë. Duke përfshirë direkt Presidentin Moisiu, deputeti demokrat tha se familjarët e kreut të shtetit thanë kohë më parë se pronar i “Albatrosit” është familja Ferra, por kjo e fundit sipas tij e përgënjeshtroi këtë deklaratë. “Kjo do të thotë se origjina e parave të themelimit të kësaj kompanie është tepër e dyshimtë”, -theksoi Nishani. Deputeti tha se kërkesa e PD-së do të depozitohet shumë shpejt në Kuvend, në mënyrë që të ngihet edhe hetimi përkatës.
Historia
Nisi me pezullimin e fluturimeve të kompanisë ajrore “Albatros”. Drejtoria e Aviacionit Civil vendosi pezullimin, me pretekstin se kjo kompani nuk i ka shlyer detyrimet kocensionarit të Aeroport Tirana, por nga ana tjetër sipas saj, ajo ka mangësi teknike që kanë të bëjnë direkt me sigurinë e fluturimit. I menjëhershëm ishte reagimi i pronarëve të “Albatros”, të cilët e quajtën një ndëshkim politik. Kulmi arriti me publikimin e dy bisedave të plota telefonike të përgjuara mes drejtorit të Aviacionit Civil, Gazmend Dibra dhe pronarit të “Albatros”, Aleksandër Hoxha ku flitej se pezullimi ka ardhur si shkak i një debati politik. Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Përgjithshme. Pas dëgjimit të bisedave mes palëve, dyshohet se pezullimi i aktivitetit të shoqërisë “Albatros” është bërë në shenjë presioni ndaj pronarit të saj, i cili është edhe nipi i Presidentit të Republikës, Alfred Mosiu, në mënyrë që ky i fundit të firmosë shkarkimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Të paktën kjo gjë nënkuptohet nga biseda e përgjuar mes Hoxhës dhe Dibrës. Shumë shpejt për këtë çështje në Prokurori do të thirren për të dëshmuar disa përfaqësues të shoqërisë “Albatros” si dhe drejtori i Aviacionit Civil, Gazmend Dibra. Seancat e pyetjeve pritet të fillojnë shumë shpejt, ku parashikohet të bëhet edhe një ballafaqim mes protagonistëve të bisedës së përgjuar. Nga deklaratat e deritanishme, kreu i Aviacionit Civil është shprehur se biseda e transmetuar në media ka qenë e deformuar dhe e manipuluar. Sipas tij, konteksti i bisedës ka qenë pagimi i borxhit që “Albatros” ka ndaj koncesionarit të aeroportit ndërkombëtar të Tiranës. Nëse Dibra do të mbajë këtë qëndrim edhe para hetuesve të çështjes, atëherë zbardhja e së vërtetës së bisedës së përgjuar do të varet në duart e ekspertëve.
Transkripti i përgjimit
Biseda e parë
Personazhet: Në bisedë janë Aleksandër Hoxha me emrin Sasha, Valer Hoxha me emrin Valer, që të dy nipat e Presidentit Moisiu dhe Gazmend Dibra me emrin Gazi drejtor i përgjithshëm i aviacionit civil.
….
Sasha: Tani edhe Benën (Rubena Moisiu, vajza e Presidentit) e kanë thirur. E kanë lënë edhe çështjen e saj varur, kështu lart e poshtë. Bena gjeti mënyrën e komunikimit, mesazhit, se komunikim nuk quhet. Ai (Moisiu) sot është rrugës për në Pogradec, Tani, nëqoftëse ai, se nesër ka një takim, pasnesër do tentojmë të shkojmë. Situata është shumë e rëndë. Janë ato muhabete që ne i kemi bërë. Tani unë do të bëj një pyetje ashtu kot se jemi edhe shokë Gazo jashtë pune folëm dhe biseduam
Gazi: A i’a keni dhënë dorën?
Sasha: Jo, po mirë, se mos na bën ndonjë gjë tjetër nesër ai
Valeri: Domethënë kush është, si me thënë garancia, garanci s’mund të thuash, po kush është predispozicioni?
Sasha: Se na del nesër me emëru ndonjë polic, kot po flas
Gazi: Bëhem unë garanci… se edhe unë me të marrme e kam, se edhe mua ma japin
Sasha: Se nesër do me emëru ndonjë polic, po flas kot… dhe dalin prapë këto punë e këto muhabete. Se ne z. Alfred shkojmë me ndjenjën e dashamirësit.
Gazi: Sigurisht, kjo duhet të ishte zgjidhur që më përpara, rehat, pa ardhur këto zullume. Ata janë gjelat. Fjala është, ajo që s’është bërë përpara, të bëhet tani, kjo është.
Sasha: Se të thashë, ne gjithmonë mendimin e kemi dhënë kështu
Gazi: Kjo është, pra, kjo, që po të them unë, atë s’e kam bërë përpara, të mundohet ta bëjë tani. Duhet kuptuar kjo dhe duhet kuptuar tamam. Pse s’e kanë bërë përpara, pse s’e kanë gjetur gjuhën si duhet dhe s’ishte nevoja me u mor ne me atë.
Sasha: Nejse, ai në fakt e ka kërkuar për t’u takuar, po Sala mban gjithmon qëndrimin e asaj, që është bërë pishman, që
Gazi: Kështu që ajo që më pyet ti mua është e sigurt që..
Sasha: Po bëjmë muhabete shokësh
Gazi: Po, po bën muhabet me mua. Po ta thojsha unë personalisht, do të thosha: deri këtu jam
Sasha: Jo se do shkojmë..
Gazi: Jo normale, normale!
Sasha: Do shkoj t’i them atij dhe ai, këtë pyetje do bëjë. Mirë Sasha e mbyllët këtë problem. Nesër… ju bëjnë prapë bllokime?
Gazi: E kam bërë unë përpara këtë punë, e kam bërë unë përpara këtë punë. Unë kam një faqe. Domethënë e lidh me veten time. Se tani ku bëhet problemi im, e kupton.
Sasha: Jo ne në emër tënd kemi folur, të jemi i sinqertë
Valeri: Duke menduar që, si tha Sasha dhe këtë punën e Benës, këto gjëra po agravohen, mor vëlla, prandaj të thashë, nuk flitet për garanci, po a ke menduar që edhe këtej, jo po të shkurtojmë një vend, jo po t’i bëjmë një…, janë gjëra që…
Gazi: Në këtë kuadër të kësaj, them unë…
Valeri: Pa diskutim po të them, po ti mendon që kjo punë, të mbyllet kjo dhe të rrimë rehat, kjo është gjithë idea.
Sasha: Më vjen për të qeshur. Se mbaron kjo dhe ai vëllai thotë; merre pak këtë thotë, bëje ambasador dhe fillojnë me rradhë të gjitha këto. Jo. Tani ku ishim ne, domethënë ne jemi prapë nën stres
Gazi: Tani këtë gjë s’ta ka kërkuar Gazi, unë do të thosha…
Sasha: Qartë, sepse dhe unë duhet të
Gazi: Kaq, Kuptohet nuk mund ta kërkoj unë këtë.
Sasha: Për mua nuk ka rëndësi fare, Sollakun unë nuk e njof dhe nuk dua a’tia di fare, unë kam një biznes dhe unë jam dakort që cdo gjë, vëlla i dashur të shkojë sic është më mirë për shtetin, shqip muhabeti. Unë do punoj sot, do punoj nesër, do punoj pasnesër. Jemi vetëm me sikletet që ti i di fare mirë. Kështu që për ne, do bëjmë maksimumin tonë, domethënë e them pa diskutim fare.
Gazi: Po ta kisha ditur që përpara, do të kisha thënë tullë…
Sasha: Për një bythë Sollaku..
Gazi: Dëgjo, u bashkuan në të tilla përmasa, përmasat janë të tilla që për kët bythë ka ngec, domethënë, të tjerat kanë ecur në gjithë në rregull, kjo është e dukshme, problemi është..
Sasha: Problemi është që, nëse i kalojmë këto po-jo, e kështu me rradhë, kuptohet ndoshta edhe ai është.. ndoshta është edhe ajo që të thashë atë, domethënë, pse duhemi ne?
Gazi: Ai duhet ta mbyllë sa më shpejt, unë them një gjë, që këto janë nivele jashtëzakonisht mirëkuptimi. Kjo është e gjitha, asnjë gjë tjetër, këtë e kuptoj unë qartë fare.
Sasha: Të paktën ne do na keni të punojmë normalisht?
Gazi: Unë s’mund të gënjej sot.. por megjithëse, ju punoni vet o burrë.
Sasha: Jo jo, për ty kemi nevojë. Për ty kemi nevojë.
Sasha…Se mos na përdorin nesrë me ndonjë gazeta me ndonjë shkrim, ku i merret vesh këtyre
Gazi-Po jo o burrë
Sasha: Po na del ndonjëri, që i bënë nipat presion atij, i bënë kështu..
Gazi: Edhe unë do ju thosha juve të keni kujdes në këtë pjesë
Sasha: Atij unë këtë ia kam thënë Gazo, fjala jote është fjala e një dashamirësi jo..
Gazi: Realisht dashamirësi
Sasha: Jo, jo, shqip..
Gazi: Ju nuk e kuptoni dimesionin që mund të kenë
Sasha: Nuk ia kemi thënë si presion, por i kemi thënë fjalën e një dashamirësi…
Gazi: Ta mbarojmë këtë punë. Unë do t’ju them një gjë o të uruar, ju jeni marrë me langaraqë, me…
Gazi: s’ke nevojë fare, a e kupton. Ti ke hyrë në biznes. Unë jam detyruar të patën, sigurinë, se ajo është gjithë problemi që e kemi, ti, pa leje, pa mua..kjo na duhet ne, mos them biznesin tënd ti do e ndihmosh, do bohesh, ti i ke të gjithë, ti nuk ke nevojë të paguash njëri fare, këtu ore dua këtë gjë-hajde merre, ore për këtë gjë kam këtë problem, më duhet një javë kohë, Po ore, një javë ta bëjmë, s’ke nevojë ore, kam tjetër mentalitet unë, nuk kam mentalitet kështu
Sasha: Qartë
Gazi: Ç’ke ti? Ti a je në biznes a po punon, çfarë?…Kur ta përfundojmë këtë pjesë, këtë unë e quaj shumë të rëndësishme, po e mbyllëm këtë kapitull..
Sasha: Muhabet burrash domethënë, që neve maksimumin e maksimumeve ne kemi folur dhe do flasim prapë pasnesër a nesër. Ka një finale kjo, apo jo? Finalja është të shkosh në shtëpi të ngrohesh e t’i shohësh kalamajtë në sy. Më bllokoi njëri këtu, më bllokoi njëri atje, i bie më mirë i fut një të mbyllur kësaj pune dhe s’çaj kokë
Gazi: Po është gjynaf, se është gjithë ajo punë.
Sasha: Kemi bërë gjithë atë investim, dimë që jemi kështu në këto gjëra njeriut në hak s’i kemi hyrë, vetëm na kanë hyrë në hak, me thënë të drejtën, ti e di që ata në hak na kanë hyrë
Biseda e dytë
Personazhet janë Gazmend Dibra, drejtor i përgjithshëm i avioacionit civil dhe Valer Hoxha dhe Aleksandër Hoxha, përfaqësues të kompanisë Albatros dhe nipat e Presidentit Moisiu, (djemtë e motrës së tij)
Biseda zhvillohet në një bar-kafe në Tiranë gjatë një takimi kokë më kokë
Valer Hoxha – Atëherë që të jemi të saktë dhe të mos kemi asnjë lloj keqkuptimi as prej teje dhe as prej nesh. Unë kam marrë përsipër me fol dhe kam fol.. Po ti, ke fol vetë, sy më sy, me atë? (kryeministrin) apo e ke nga të tjerët? Pa u ofenduar, pse ta thashë që në fillim, bëra parantezën, që të mos ketë asnjë lloj keqkuptimi në këtë mes. Sepse, nëqoftëse është me llafet e të tjerëve…
Gazmend Dibra - S’është me llafet e të tjerëve…
Valer Hoxha- E ke takuar?
Gazmend Dibra – Një seancë (kryeministrin)
Valer Hoxha – Dhe ideja e tij e saktë ose kërkesa e tij e saktë fare, kush është?
Gazmend Dibra – Të iki ky. Të japë firmën. Kaq, asgjë tjetër
Valer Hoxha – Kaq?
Gazmend Dibra – Absolutisht tjetër. Dhe mesazhi është ky: Çdo gjë e kemi në rregull, të gjitha janë bërë, çfarë ishte keq janë bërë, dhe e fundit “kjo” ka ngelur. Vetëm kjo. Tekstualisht. Ta kam thënë unë.
Valer Hoxha – Po nëqoftëse do kërkohet të takohet direkt çfarë të ka thënë, si është shprehur, ka në mend?
Gazmend Dibra – Nuk e di
Valer Hoxha – Pikërisht për këtë të thashë edhe në fillim, që, niveli im..
Gazmend Dibra – Unë mund ta sygjeroj këtë, nuk është bërë ndonjë muhabet i tillë. Muhabeti ka qenë vetëm kaq. Të mbarojë kjo punë. Të gjitha gjërat tekstualisht: të gjitha gjërat kanë shkuar mirë”..Kështu pra “të bëhet edhe kjo”. Eshtë periudha më adapte për atë, për Presidentin sepse mediat nuk kanë ndonjë…Parlamenti s’është.. mundësisht ta bëjnë sa më shpejt. Kaq
Valer Hoxha – Ndonjë gjë tjetër apo thjeshtë koha? Sa më shpejt të realizohet as më mirë është? Kjo është si me thënë thelbi..
Gazmend Dibra – Po po absolutisht
Valer Hoxha – Atëherë
Gazmend Dibra – Në këtë kohë krijojmë mundësi që të ndihmohesh sa të mundesh që kompania të mos jetë në vështirësi.
Valer Hoxha – Atëherë Gaz të thashë, muhabetet e tjera të punës i bëjmë si të doni, po unë dua të jem i saktë fare. Unë duhet të shkoj ta takoj nesër sepse nuk mund të them që po shkoj sot dhe mendoj që të shprehem në këtë mënyrë, mesa kuptova, që kërkesa është direkt nga Ai. S’ka asnjë lloj niveli tjetër që të jemi të saktë.
Gazmend Dibra – Dy seancat e tjera kanë qenë me Lulin (Lulëzim Basha) pra një herë kam komunikuar me atë (kryeministrin), hera e parë është me atë.
Valer Hoxha – Ky i dyti
Aleksandër Hoxha – Ai s’ka pse e mban këtë qëndrim me atë (Presidentin) sepse..
Valer Hoxha – Sasha nuk më kuptove.
Aleksandër Hoxha – Sepse edhe ka dash me fol, por ai (Lulëzim Basha) s’i ka hap telefonin. Jo për punën tonë.
Gazmend Dibra – DO ta mbyll njëherë unë muhabetin. E kuptoni që është në vështirësi kryeministri. Një moment, mosbërja, mosdekretimi po mos’heqja e vë shumë në vështirësi. Sepse ai nuk është njeri që ben deal (marrëveshje). Kaq gjë ju e kapni. Kështu që në këtë sens nuk kam unë ndonjë dyshim. Si ide ka qenë që kjo gjë duhet të ishte bërë që më parë. Domethënë këta dy njerëz duhet të ishin marrë vesh përpara.
Valer Hoxha – Po ky Luli, ky të ka përcjellë prapë fjalët e atij apo po bën edhe ky sikur është i shqetësuar, edhe ky…
Gazmend Dibra – Me Lulin tre herë kam komunikuar, ka qenë si të kapërcehet kjo gjë.
Biseda vazhdon mes të treve me pyetjet e Valerit për Gazmend Dibrën dhe përgjigjiet e këtij të fundit i cili konfirmon se porosinë për të kërkuar shkarkimin e Sollakut nga Moisiu e ka marrë që në fillim nga Kryeministri Berisha. Kjo pjesë nuk u publikua dje nga ana e programit Fiks Fare
Und das sagt in der Koha der Präsident persönlich zum Thema
Moisiu: Akuzat ndaj Albatros, me qëllime spekulative PDF Printo E-mail
Vleresim i lexuesit: / 1
KeqShkelqyeshen
Shkruar nga Administrator
Presidenti MoisiuKreu i shtetit reagon lidhur me deklaratat publike për favorizim të kompanisë “Albatros”.Albatros u akuzua se përfitoi 40 % të shpenzimeve të Presidencës dhe 80 % të udhëtimeve të Moisiut
Akuzat e ngritura ndaj kompanisë së fluturimeve ajrore “Albatros”, janë bërë për qëllime spekulative. I tillë ka qenë reagimi i kreut të shtetit Alfred Moisiu pas akuzave të ngritura publikisht ditët e fundit ndaj kompanisë “Albatros” lidhur me përfitime të padrejta të fondeve të buxhetit të shtetit.
“Deklarata dhe pohime për favorizim të kompanisë Albatros nga institucioni i Presidentit, janë të pavërteta, të mbështetura në të dhëna të njëanëshme e të interpretuara për qëllime spekulative, duke synuar që të krijojnë një perceptim të rremë publik” ka qenë pohimi i kreut të shtetit lidhur me një fakt të tillë.
Nga ana tjetër, deklarata e lëshuar dje nga zyra e shtypit pranë Presidencës, pohon se “administrata e Presidencës, duke iu përmbajtur kuadrit ligjor, është treguar e kujdesshme në çdo shpenzim”.
Duke sqaruar më pas se edhe në rastin e udhëtimeve jashtë vendit, në bazë të procedurave ligjore, zyrat përkatëse në Institucionin e Presidentit, duke patur parasysh përdorimin me efektivitet të fondeve buxhetore, kanë paraqitur kërkesën e tyre për ofertë, pranë disa kompanive ajrore, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë dhe kanë përzgjedhur ofertën më ekonomike, me një diferencë të dallueshme nga të tjerat.
“Në sektorin e financës të Institucionit të Presidentit ndodhet dokumentacioni përkatës, që vërteton sa më sipër vijon” thuhet në deklaratën e kreut të shtetit lidhur me këtë çështje.