Vlore: Stark Strom Leitung der Politischen Mafia gesprengt
Die Einheimischen, denen die Grundstruecke am Meer durch die Politische kriminelle Kaste gestohlen wurden, sprengten zu Weihnachten die Stark Strom Leitung, in die dortige Kuesten Region suedlich Vlores, wo die Politischen Verbrecher Banden, ihre illegalen Haueser, Hotels etc.. errichtet hatten. Auf ein Frohes Weihnachten, wenn die Justiz und der Staat versagt hat.
Tritol për Krishtlindje, 5 mijë familje në terr
Anila Peçi
25-12-2006
Vendi ku ndodhi ngjarja dy ditë më parë në Vlorë
Mbrapa - Para
VLORË - Një sasi tritoli është vendosur dy ditë më parë në linjat e tensionit të lartë dhe shpërthimi ka lënë pa energji rreth 5 mijë familje në qytetin e Vlorës. Fillimisht është menduar për ndonjë ndërprerje të paligjshme ose vjedhje të linjave elektrike, në vijim të ngjarjeve të ndodhura rëndom kohët e fundit në Vlorë. Por më pas është mësuar se gjithçka ka ardhur nga një shpërthim në një prej pusetave pranë hidrovorit, ku kanë qenë të vendosura disa filtra të linjës 20 kilovoltshit. Kjo solli që disa zona të lagjeve “24 Maj”, “1 Maj” dhe “Pavarësia” janë përfshirë nga errësira e plotë për shkak të dëmtimit, ku energjia është ndërprerë përgjatë gjithë natës së Krishlindjeve si dhe një pjese të mirë të ditës së djeshme. Për riparimin e dëmit janë dashur shumë orë. Ende nuk ka konfirmim nga ana e efektivëve të policisë nëse mund të ketë qenë një rast i qëllimshëm, i cili penalizoi një pjesë të konsiderueshme të zonave me një mungesë energjie për gati 20 orë.
Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.30 të një mbrëmjes së 24 dhjetorit në një nga zonat periferike të qytetit, pranë hidrovorit. Pas ndërprerjes, e cila ka prekur shumë zona të qytetit, si lagjet “24 Maji”, “1 Maji”, “Pavarësia”, e vendin e quajtur pranë Kalit të Trojës, është tentuar rilidhja, por sipas punonjësve të elektrikut, është parë se nuk ka qenë kaq e lehtë. Punonjësit e urgjencës kanë filluar punën për të vërejtur ku ka qenë difekti, por është parë se gjithçka ka qenë e përqendruar në një zonë pranë hidrovorit të qytetit, pikërisht në një prej pusetave nëpërmjet të cilës kalonin disa fitra të linjës 20 kilovolt.
http://www.shekulli.com.al/news/45/ARTICLE/2867/2006-12-25.html





