Sehr schön sind die Namen aufgezählt, wer da Alles mitmachte in diesem Komplott. Und natürlich die bekannte Shkozet-Shijak-Durrës, Bande und wie es üblich ist mit gefälschten Geburts Urkunden usw..
Anscheinend steckt da auch ein Geheimdienst dahinter, der SMS abfangen kann, wobei hier nur die neueste CIA Abhör Technik in Frage kommt, die vom CIA in Tirana betrieben wird.
False election!
Berisha, plan për manipulim zgjedhjesh
Shekulli
18-02-2007
Berisha dhe Olldashi
Materiali hetimor: Nga falsifikimet deri te përdorimi i “pajisjes – gisht". Cfarë është projektuar dhe zyrtarët e përfshirë
Emrat e individëve pranë PD, ndërhyrjet e planifikuara sipas njësive, mënyrat që do të përdoren
Katër ditë më parë Shekulli ka publikuar një raport që ka lënë pa frymë opinionin publik mbi kontaktet skandaloze me grupe kriminale të ministrit të Brendshëm, kandidat i Partisë Demokratike për Tiranën, Sokol Olldashi. Raporti paraqet të dhëna të hollësishme, disa prej të cilave lehtësisht të verifikueshme, mbi lidhjet e ministrit me mafien Shkozet-Shijak-Durrës, lidhje të cilat, veç të tjerave, kanë bërë të mundur fitoren e z.Olldashi në korrik të vitit 2005, si deputet i Shijakut
…………………………………………
A
Nga informacionet qe disponojme rezulton se:
1 - Ne Njesine Bashkiake nr. 7, elemente te vecante jane organizuar per falsifikimin e certifikatave. Shtetasi Lulezim Kodra me banim ne Rrugen “Bab Rrexha” bashkepunon me shtetasit Ahmet Musta dhe Eduard Sula. Duke shfrytezuar garazhin e Lulezimit realizojne falsifikimin e certifikatave dhe te dokumentave shoqeruese.
Lulezimi njihet si element falsifikator, gjithashtu dhe bashkepunetori i tij Ahmet Musta. Ahmeti ka qene shef i gjendjes civile te mininibashkise në zonë, aktualisht njihet nga banorët si militant i P.D.R. ndersa shtetasi Eduard Sula banon ne afersi te Pallatit te Sportit “Asllan Rusi".
Realizimi i ketij bashkëpunimi të planifikuar nepermjet ketyre shtetasve mund të demtojë rende procesin zgjedhor ne kete njesi administrative.
2 - Nga lista e keshilltareve bashkiak te Tiranes, rezulton edhe shtetasi Klejtis Kruja, aktualisht me detyrën Drejtor i Inspektimit te Pergjithshem ne Ministrine e Brendeshme. Ky pozicion nuk eshte funksion politik, por ben pjese ne strukturen me status policor. Si i tille bie ndesh me Ligjin e Depolitizimit e Departizimit te ketij institucioni.
3 - Nga informacionet e mbledhura rezulton se, nje nga sponsoret e fushates se kandidatit Olldashi ne shuma te medha (disa qindra mije euro) eshte nje person nga qyteti i Shijakut qe njihet me emrin Taku.
4 - Ne shtabin elektoral te z.Olldashi eshte aktivizuar ne menyre shume aktive grupi që njihet si “Grupi i K.E.SH"- it. Kujdes! Ky grup eshte i armatosur. Personat ne perberjen e tij janë shtetas të ardhur ose me origjinë nga veriu i vendit. Do te aktivizohen diten e zgjedhjeve per te ushtruar dhune ndaj simpatizaneve dhe elektoratit te majte.
5 –Kemi te dhena se Partia Dernokratike ne Tirane u ka kerkuar degeve te saj ne Shkoder, Lac dhe Mamurras nga 300 cope certifikata per ti derguar dhe perdorur ne Gjirokaster.
6 - Dali Hakorja, banues ne Laprake, i ardhur nga fshatrat e rrethit Diber, administron ne banesen e tij rreth 100 copë certifikata, per ti perdorur nga militantet e PD.
“B”
Ka te dhena te besueshme se P.D-ja po aktivizon punonjes policie dhe pjestare te administrates shteterore ne fushaten zgjedhore, sidomos punonjesit e policisë te riveshur mbas vitit 2005.
1 - Ilir Kondi me detyre Shef I Zyres se Verifikimit ne Drejtorine e Kontrollit te Brendshem (me mjetin mitsubishi me targe Policia ) merr pjese cdo dite ne mbledhjet e shtabit electoral te z.Sokol OIldashi, ne rrugen e Kavajes përballe Samsungut. Ky person ka qene nje nder komisioneret e vitit 2005 te kandidatit per deputet Sokol Olldashi, bile ne nje raste ai ka dale dhe ne konference per shtyp ne krah te Olldashit
Iliri ka qene officer i strukturave te SH.I.K.-ut ne viet 1995-1997.
2 - Shtetasit Ilir Goci aktualisht ne detyre Drejtor i Sigurimeve Shoqerore Dega Tirane dhe Gezim Osmani, do te organizojne me kontigjente te P.D.-se, ne daten 18 Shkurt presion në elektoratin e majte ne Njesine Bashkiake nr.5 dhe pikerisht ne Qendrat e Votimit me numrat: 1852, 1853,1854, 1855, rruga e Selites, kthesa e pare djathtas, te Posta e vjeter.
C
Nga informacionet qe disponojme rezulton se ekstremiste te krahut te djathte te rretheve te tjera do te organizohen diten e zgjedhjeve per te vepruar ne Tirane:
1 - Ben Goxhaj nga fshati Sukth i Shijakut (person me hasmeri - para pak ditesh eshte qelluar me arme zjarri ne autostrade), eshte shprehur se: “Ne Tirane do ta bejme si ne Shijak..". Ne daten 18 Shkurt ai dhe perkrahesit e tij do te vijne ne Tirane. Qëllimi është krijimi i incidenteve ne qendrat e votimit.
Fillimisht keta persona do te shfrytezojne grindjet qe do te behen mes komisionereve ne disa qendra votimi te percaktuara me pare dhe më pas aty do të nderhyjë policia. Ajo do bllokojë qendrat e votimit për të krijuar mundesine per ndërrimin e kutive te votimit para procesit te numerimit.
Gjithashtu keta persona janë angazhuar të ndikojne edhe ne votues te tjere duke i paguar në rast nevoje per cdo vote qe do te jepet per Olldashin. Per reporteret tane kane deshmuar me dhjetra persona se ju kane ofruar 5000 deri 10 000 leke te reja ne se pranojne te deshmojne fleten e votimit me fotografi (me celular) se kane votuar per Olldashin.
Nga disa burime rezulton se eshte prodhuar nje paisje e vogel qe mbahet lehtesisht ne njerin prej gishtave me qellim per te prishur e nxjerre te pavlefshme fletet e votimit te koalicioniot te majte gjate procesit te numerimit. Z.Goxhaj dhe perkrahesit e tij jane te njohur per veprimtari te tilla manipuluese edhe ne zgjedhjet e Korrikut 2005 si perkrahes te z..Olldashi.
Menyra per te provokuar grindje: “Do te perhapin fjale se ne banesen e komisionerit “x” te P.D.-se po mbushet nje kuti me flete votimi.. Do thirret policia per veprim, do te bllokohet qendra e votimit me qellim qe te “ushtrohet kontroll” ne banesen e komisionerit te P.D.-se. Keto momente konfuzioni dhe largimi te
komisionereve e vezhguesve do te shfrytezohen per te bere manipulime.
- Do te provokohet sherr midis komisionereve te djathte e te majte per te krijuar mundesine e nderhyrjes se policise me qellim manipulimi (futje flete votimi ne kuti dhe deri ne nderim te saj per ato zona qe PD i konsideron te humbura).
2 - Nga disa burime rezulton se shtetasi Arben Kastriot Misia ish-punonjes i SH.I.K., aktualisht me detyre Drejtor i Informacionit per kontrabanden ne Ministrine e Financave, ka organizuar individe e grupe si doganiere dhe punonjes te tatimeve per te ndërhyrë ne zgjedhjet e 18 Shkurtit. Kjo strukture n.q.s. do funksionoje, do veproje mbas shpalljes se listave perfundimtare, duke perdorur certifikata te falsifikuara. Kjo veprimtari do te drejtohet nga vete z.Sokol Olldashi.
3 - Ne disa raste mbeshtetesve te P.S-se nepermjet te afermeve te tyre qe aderojne ne P .D. u jane bere propozime per te votuar per P.D.-ne kundrejt nje shume prej 10.000 lek. Aktiviste te P .D se jane shprehur qe “do te sakrifikojme edhe rrethe si Shkodra, Kruja e Laci, dhe do te behet e pamundura per ta fituar ne Tiranen".
4 - Struktura e Sh.K.B.-se ne Ministrine e Brendeshme eshte urdheruar te mbaje ne kontroll e vezhgim oficeret e larguar si dhe disa nga njerezit e afert te tyre qe janë punonjes te administrates apo qe merren me biznese.
D
Individë të veçantë renditur më poshtë janë shprehur te kryejne veprime te dhunshme ne dem te zgjedhjeve te lira e te ndershme ne 18 shkurt. Keta persona jane evidentuar dhe nga zgjedhjet e meparshme ne veprime te dhunshme e manipuluese ne favor te aleances se djathte.
Njesia nr. 1
Sali Allkakondi (vellai, i denuar per trafik droge me 15 vjet heqje lirie)
Shtetasi i njohur si Jot Qerosi (pseudonim) i denuar per disa vepra penale
Spartak Osmani, i njohur si organizator i veprimeve te dhunshme
Njesia nr. 2
Pjeter Ndervataj (Familjarisht)
Fatmir Kurti (Tek Vilat Amerikane)
Vellezerit Allaraj (Tek Qyteti Studenti )
Agim Tocilla (Me banim te rruga “Budi” dhe me pune doganier ne Portin Lezhe)
Lulezim Brahja dhe vellezerit e tij (Në Sauk)
Xhelal Metani (ka ofruar dhe shokun e tij Sabriu)
Njesia nr. 3
Një person që njihet si “Tur Fusi” me banim te Xhamlliku
Një person që njihet si “Caku i Xhamllekut”
Njesia nr. 4
Budion Mece
Arben Sevgjini
Te dy ish-punonjës të SHIK, jane shume aktiv. Kanë si detyrë pergatitjen e nje
kontigjenti për manipulimin e zgjedhjeve ne ate zone si dhe krijimin e incidenteve te
mundeshme. Keto emra kane dalë edhe gjatë hetimeve për zhdukjen nga SHIK të Remzi
Hoxhës.
Njesia nr. 6
Një person i njohur si “Tik Labi” i moshes rreth 35 vjec, përdor nje fuoristrade “Mitsubishi “
ngjyre gri me banim te Lulishtja e Kombinatit.
Shtetasi Tos Hoxha banor ne Kombinat dhe shoku i tij i njohur me emrin Vani. Jane akuzuar per manipulimin e zgjedhjeve nepermjet certifikatave te falsifikuara. Gezim Moqi
Njesia nr.7
Lulezim Kodra, falsifikator i njohur në zonë
Edmond Sula
Njerëz të afërm të shtetasit Altin Shtylla.
Arben Sorra, me detyrë atashe kulturor ne Greqi (kthyer ditet e fundit) njihet në zonë si falsifikator, dhe vella i një personi të njohur si një nga falsifikatorët më popullorë të Tiranës, Bashkim Sorres.
Fisi i Berishajve tek Fusha e Aviacionit. Ne kete qender gjithmone ka pasur probleme. (zone e banuar kryesisht me shtetas të ardhur nga Tropoja).
Njesia nr.11
Alfons Muca, person problematik ne te gjitha zgjedhjet ne Laprake.
Klodian Shkelqim Muca me banim ne Breglum, person me precedente penale, denuar per grabitje. Klodiani po pergatit prej ditesh nje grup djemsh per te bere manipulime dhe për të krijuar incidente.
Berisha, SMS e paprecedentë: “Në orën 7, dilni e festoni..!!”
Një SMS e paprecedentë ka nisur dje në mbrëmje të shpërndahet në numra celularë të zyrtarëve të lartë të PD me porosinë për tu rishpërndarë në mbështetës dhe simpatizantë të kësaj partie. SMS është dërguar nga numri celular i vetë kryetarit të PD-së, kryeministrit Sali Berisha. Mesazhi bën thirrje që pas përfundimit të procesit zgjedhor, në orën 19 pasdite, të gjithë simpatizantët e PD të fillojnë të festojnë. Teksti i këtij mesazhi të habitshëm, është si më poshtë:
“Nesër në orën 7, Tirana duhet të vishet me ngjyrën blu të fitores. Porosisni njerëzit të nxjerrin nga dritaret e shpive, flamujt e PD. Të stolisin makinat me flamuj dhe posterat e kandidatëve tanë dhe të dalin në rrugë të festojnë. Shpërndajini këtë mesazh gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve tanë. SALI BERISHA
http://www.shekulli.com.al/news/49/ARTICLE/4800/2007-02-18.html