Und wieder berichten die Medien, über die Problematik mit den illegalen Bauten und den Problmen der Bau Polizei
Angefangen von Tirana, vor allem über die Zustände in Durres, Sarande, Vlore und an der Küste. Peinlicherweise, wird darüber bereits seit fast 10 Jahren regelmässig berichtet und diese Probleme sind bei fast jeder Regierung hoch angesiedelt gewesen: Die illegale Bau Tätigkeit auf fremden Grundstücken zu beenden, durch die Umsetzung von Gesetzen. Erst seit Mai 2006, ist illegales Bauen strafbar in Albanien, weil es vor allem Politische Strukturen, als Geldwäsche betreiben, geschieht bis heute nicht sehr viel.
Ditët e votës, shtohen ndërtimet pa leje
•
05/03/2007 - 08:18
• Ermelinda Hoxhaj
Ndërtimet e paligjshme janë kthyer në një fenomen në të gjithë vendin. Ndërkohë që shqiptarët ishin duke votuar, ka qenë dhe një pjesë tjetër që e kanë shfrytëzuar këtë gjë për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Pasi vetëm në muajin shkurt, Policia Ndërtimore, në shkallë vendi ka mbajtur 347 procesverbale konstatim-kundravajtje. Sipas burimeve nga Policia Ndërtimore, më problematike është Tirana dhe vendet bregdetare. Gati 60 për qind e ndërtimeve pa leje të cilat janë konstatuar dhe janë marrë masa për pezullim të ndërtimit të objektit, kanë qenë në kryeqytet. Por ky fenomen është hasur edhe në vendet bregdetare, kryesisht në rrethin e Vlorës dhe atë të Sarandës.
Kontrollet
Inspektorët e Policisë Ndërtimore bëjnë kontrolle çdo ditë për evidentimin e ndërtimeve të paligjshme; sigurisht ata kontrollojnë dhe ato raste të cilat u vinë nga ankesat e qytetarëve. Gjatë analizës së bërë në shkallë vendi për muajin shkurt, Policia Ndërtimore ka mbajtur 347 procesverbale konstatim-kundravajtje, ku prej këtyre ka nxjerrë 112 vendime për prishje, dhe deri tani janë ekzekutuar 92 objekte, pasi këtyre të fundit u kishte dalë vendimi për prishje. Ndërkohë që sipas të dhënave zyrtare nga Policia Ndërtimore, për 26 objekte është marrë masa për pezullimin e ndërtimit të objektit. Gjithashtu, Policia Ndërtimore gjatë muajit shkurt ka kryer dhe 157 kontrolle nëpër firma ndërtimi dhe prodhimi, sepse materialet e ndërtimit si hekuri, çimentoja edhe materiale të tjera, duhet të jenë të pajisura me certifikata cilësie. Sipas zëdhënësit të Policisë Ndërtimorë Anri Hoxhaj, “Policia Ndërtimorë është e vendosur që të veprojë me forcën që i jep ligji ndaj çdo kundravajtësi. Gjithashtu, disiplinimi i situatës ndërtimore në të gjithë qytetin është duke vazhduar sipas planit të punës së miratuar nga Drejtoria e Policisë Ndërtimorë”.
Tirana
Një ndër qytetet me numër më të madh ndërtimesh pa leje është kryeqyteti. Sipas burimeve zyrtare nga Policia Ndërtimore, nga të gjitha ndërtimet e konstatuara në shkallë vendi, 60% janë ndërtime të tilla ndodhen në Tiranë. Tirana po mbytet me ndërtime të paligjshme, pasi me shpresën se mos bëhen pjesë e legalizimeve, qytetarët po ndërtojnë pa asnjë lloj kriteri. Ndërkohë që kjo nuk është vetëm një shkelje e ligjit por edhe një rrezik për vetë banorët. Këtë gjë e ka deklaruar dhe drejtori i Policisë Ndërtimorë të Tiranës, Shemsi Kebej, i cili ka thënë se “Qytetarët jo vetëm po shkelin ligjin me ndërtimet që po bëjnë, por po vënë dhe jetën e tyre në rrezik, pasi nuk zbatojnë asnjë rregull gjatë ndërtimit të objekteve”. Sipas tij, Tirana është qyteti me më shumë ndërtime të paligjshme në shkallë vendi, pasi është dhe një nga qytetet më të mëdha. Policia Ndërtimorë për Tiranën, gjatë muajit shkurt ka bërë 208 procesverbale konstatim-kundravajtje, prej të cilave janë nxjerrë 67 vendime për prishje, nga ku dhe janë ekzekutuar 55 vendime që u ka dalë vendimi për prishje. Ndërkohë që për 19 ndërtime të tjera është marrë masa për pezullimin e ndërtimit të objektit. Vetëm dy ditë më parë, në Tiranë, Policia Ddërtimore ka nisur nja aksion për prishjen e ndërtimeve të paligjshme. Janë evidentuar disa shtesa pallatesh dhe shtesa lokalesh, ndërkohë që ka pasur edhe raste kur është shtuar një kat i tërë pallati.
Bregdeti
Ndërtimet e paligjshme janë hasur dhe gjatë vijës bregdetare të vendit, sidomos në qarkun e Durrësit, Vlorës dhe Sarandës. Ndërkohë që Shqipëria ishte në prag të procesit zgjedhor për zgjedhjet lokale, shumë individë e kanë shfrytëzuar këtë gjë duke nisur ndërtime të paligjshme. Nja ndër pikat më të bukura të bregdetit shqiptar, Ksamili, është në pritje të ekzekutimit të 70 vendimeve për prishje. Nga 78 vendime të cilat janë nxjerrë në këtë zonë, janë ekzekutuar vetëm 8. Ky aksion i Policisë Ndërtimorë është pezulluar, pasi nisi para zgjedhjeve lokale
http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?words=&where=1&rate=3&id=8182&article_rate=Vlereso%21
