Mafia Rathäuser von Durres und Elbasan stoppt alle Gelder um die Veröffentilchung des Wahl Ergebnisses zu verhindern
Original eben die Politische Mafia in Durres! Die laufen wohl Amok inzwischen, das es diesmal nicht funktioniert und es wird sowieso Zeit, das solche Idioten mit 4 Jahren Schul Bildung nicht mehr den Bürgermeister stellen wie Lefter Koca und seine Bande aus dem Hause Fatos Nano. Die betrachen die öffentlichen Gelder, als ihr Privat Eigentum in ihren kranken Gehirnen. Deshalb weigern die sich auch, die Kosten für die Wahl zu bezahlen und für die Auszähler, weil die nicht zum gewünschten Ergebnis führt.
Vonesat e KQZ, bashkitë në kolaps financiar
11/03/2007 - 08:22
•
Mosshpallja e rezultateve të zgjedhjeve si dhe zvarritja e këtij procesi nga ana e KQZ-së, po sjell pasoja negative për një pjesë të mirë të bashkive dhe komunave të vendit. Deri tani KQZ-ja ka publikuar rezultatet në pjesën më të madhe të zonave të fituara nga PD-ja, ndërsa sa u përket bashkive të mëdha dhe disa të tjerave ku ka fituar opozita, procesi i shpalljes së rezultateve po zvarritet. Kjo ka sjellë si pasojë bllokimin e buxhetit të pushtetit vendor, për shkak të moskonstituimit të këshillave bashkiakë. Më të prekurit nga ky fenomen janë bashkia e Durrësit dhe ajo e Elbasanit, për të cilat KQZ-ja ende nuk ka dalë me vendim përfundimtarë pas ankesave të bëra nga kandidatët humbës të PD-së, të cilët kërkojnë rinumërim ose përsëritje të zgjedhjeve në këto dy bashki të mëdha. Vonesat krijojnë probleme për komunitetin e këtyre bashkive dhe komunave, realizimit të premtimeve elektorale, si dhe investimeve që janë parashikuar.
Problemet
Megjithëse muaji mars po konsumon afërsisht gjysmën e ditëve, ende Bashkia e Durrësit dhe e Elbasanit si dhe këshillat e qarqeve nuk kanë miratuar buxhetin për vitin 2007. Kjo situatë e pazakontë është rezultat i bllokimit të procesit elektoral në KQZ, e cila ende nuk ka shpallur rezultatin e bashkisë së Durrësit dhe të Elbasanit. Duket se do të duhen ende ditë të tjera që situata të zhbllokohet, në mënyrë që t’i hapet rruga konstituimit dhe funksionimit të këshillave të rinj bashkiakë, të cilët do të miratojë edhe buxhetin financiar, që është edhe “zemreku” i funksionimit të bashkive. Ka kohë që këshilli i vjetër i bashkisë Durrës dhe Elbasan ka përfunduar mandatin e tij dhe nuk mund të marrë më vendime, siç është miratimi i buxhetit të këtij viti.
Një situatë e tillë sa më tepër të zgjasë, aq më të pamundur do ta bëjë realizimin e projekteve të këtyre bashkive për vitin 2007, për shkak të kohës së pamjaftueshme që ato do të kenë në dispozicion.
Bllokimi
Mungesa e shpalljes së rezultatit jo vetëm për bashkinë e Durrësit, por edhe të disa komunave e bashkive të këtij qarku, ka shkaktuar të njëjtin problem edhe për këtë institucion.
Si në bashki edhe në qark, është mundësuar vetëm çelja e një llogarie rrjedhëse nga fondi i pagave, i planifikuar nga ana e Ministrisë së Financave për të paguar punonjësit e administratës së këtyre institucioneve, pasi mbetën pa rrogë për rreth 10 ditë, për shkak të vonesave në çeljen e procedurave. Një situatë e tillë ka bllokuar edhe qeverinë, e cila ende nuk ka dërguar fondin e përvitshëm të saj, i cili është pjesë e buxheteve si të bashkisë ashtu edhe të Këshillit të Qarkut. Këto pengesa nga ana e tyre kanë bllokuar grupin e punës në bashki e qark që të hartojnë mënyrën e shpenzimit të fondeve dhe ta miratojnë atë në këshillin bashkiak. Duket se kjo procedurë do të mund të marrë rrugë andej nga mesi i muajit prill apo fillimi i muajit maj, pra 4 deri 5 muaj që nga fillimi i vitit 2007. Kjo është edhe periudha më e përshtatshme për të nisur punimet e projekteve të infrastrukturës, të cilat fatkeqësisht do të shtyhen edhe disa javë, për shkak të kohës që kërkojnë ligjërisht shpalljet e tenderave për firmat fituese.



