Metalla 3 mijë vota më shumë se parardhësi Olldashi
Vleresimi: (0 vota) Printo Dergo me e-mail Diskuto kete lajm
Shkrime te tjera tek faqet
Vëzhguesit: Komisionerët votuan edhe për zgjedhësit
•
KQZ: Metalla fiton me 91%
•
Kandidati i PD-së për deputet në Shijak, Osman Metalla, vendos një rekord të denjë vetëm për në librin Ginnes në mijëvjeçarin e ri, në garën origjinale për deputet. Fitorja e tij në masën 91%, jo vetëm ia ka kaluar edhe rezultatit më të lartë të arritura nga kryetari i PD-së, Sali Berisha në Kavajë, në zgjedhjet parlamentare të 2001 në masën 78.2%, por edhe rezultatit të arritur nga ish-kryeministri Ilir Meta në Skrapar, në masën 83%, po në këto zgjedhje. Mjafton t’i hedhësh një sy rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara në zonën e Shijakut në vitin 2001 e 2005, por dhe rezultatit të arritur në zgjedhjet e fundit vendore, ku PD-ja humbi në Shijak, për të kuptuar fare qartë se rezultati prej 91% i arritur nga Metalla mund të jetë i denjë vetëm për zgjedhjet e organizuara në periudhën e komunizmit.
Diferencat
Metalla kandidon për herë të dytë për deputet në Shijak. Në vitin 2001, Metalla ka kandiduar përballë kandidatit socialist, Agron Duka. Ai arriti të merrte në këto zgjedhje vetëm 6.716 vota, rreth 300 vota më pak se rivali i tij, Duka. Diferenca në vota ka qenë në masën vetëm 2%. Metalla humbi në këtë garë. Thuajse e njëjta diferencë në përqindjen e votave mes kandidatit të PD-së dhe atij të PS-së në Shijak u pa edhe në zgjedhjet parlamentare të 2005, ku fitoi kandidati i PD-së, Sokol Olldashi përballë atij socialist, Agron Duka. Në këto zgjedhje Olldashi mori 7369 vota, ndërsa Duka 6394 vota. Siç vihet re lehtazi nga këto krahasime, bëhet e qartë se pesha elektorale e PD-së dhe e PS-së në Shijak është thuajse e balancuar dhe diferenca elektorale është jo më shumë se 3%.
Krahasimi
Por në zgjedhjet e 11 marsit kandidati i PD-së, mbështetur në një proces votimi ku kanë marrë pjesë vetëm komisionerët e PD-së dhe të aleatëve të saj, ka arritur të marrë 10.075 vota, duke kaluar shifrat e arritura nga ai vetë dhe Olldashi në dy zgjedhjet e mëparshme elektorale. Rezultati prej 91% i arritur nga Metalla ka vendosur një rekord edhe sa i përket diferencave historike mes kandidatëve të PS-së dhe PD-së në Shijak, në masën 82%. Siç vihet re nga shifrat, kjo diferencë krahasuar me dy zgjedhjet e mëparshme në Shijak është në masën 79%. Duke marrë në vlerësim shifrat historike të rezultateve elektorale të arritura nga PD-ja dhe PS-ja në Shijak, bëhet e qartë se rezultati në fjalë nuk shpreh aspak një rezultat që ka buruar nga zgjedhje të lira, të ndershme e demokratike, e aq më pak të bëhet fjalë për standarde.
Votuesit
Numri prej 10.075 votash të fituara nga Metalla është akoma më komprometues, po të kihet parasysh fakti se numri i pjesëmarrësve në votim krahasuar me zgjedhjet e vitit 2001 e 2005, është shumë më i ulët. Në zgjedhjet e vitit 2001 në listat e votuesve kanë qenë regjistruar 25.336 zgjedhës, ndërsa në vitin 2005 kanë qenë regjistruar 29.387 votues. Duke marrë në vlerësim numrin e zgjedhësve që kanë marrë pjesë në votim, si në zgjedhjet parlamentare të 2001 ashtu edhe në ato të 2005, ky numër është thuajse i përafërt me një diferencë rreth 350 votuesish. Në vitin 2001 kanë marrë pjesë në votim 14.138 votues, ndërsa në vitin 2005, 14.724 votues apo rreth 50% e tyre. Siç vihet re, pjesëmarrja në votim në këto dy zgjedhje
http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=8685