Rechts Streit um das Grundstück des Hotel “Dajti” zwischen dem Alb. Könighaus und dem Bürgermeister von Tirana
Das Haus Leka, kam aus Nord Albanien und warum sollte es ein Grundstück in Tirana überhaupt besitzen?
In Durres mit dem Königschloß war es so, das die Einwohner dem König Haus dieses Grundstück und die Villa schenkten.
Mbreti padit Ramen: Po me vjedh lulishten
17/11/2007 - 08:21
• Klodiana Lala
Mbreti Leka Zogu i I-rë padit Bashkinë e Tiranës për pronën private. Nëpërmjet një kërkesë padie të dorëzuar pak ditë në parë në Gjykatën e Tiranës, familja mbretërore kërkon t’i rikthehet prona që i është “rrëmbyer” në mënyrë të padrejtë. Në fakt, Bashkia e ka shndërruar truallin para Galerisë së Arteve në një lulishte dhe pas ish-Hotel Dajtit, pavarësisht se janë pronë private e familjes mbretërore. Shorti elektronik ka përcaktuar gjyqtaren Elona Stavri për të bërë shqyrtimin e kërkesë-padisë së Leka Zogut.
…………..
Afro dy vite më parë, qeveria vendosi t’i rikthejë të gjitha pronat familjes mbretërore. Kështu, i gjithë trualli përreth Galerisë së Arteve, ish-shtëpisë së pionerëve, pas ambienteve të hotel “Dajtit” si dhe ato pas Kishës Ortodokse, i përkisnin pretendentit për fronin mbretëror. Por ndërkohë në të gjithë këtë zonë po zbatohej faza e parë e planit francez për gjelbërimin e saj. Sipas burimeve nga Bashkia, zona është rreth 4 mijë metra katrorë dhe projekti kapte shifrën e 50 milionë lekëve të reja. Por në maj të këtij viti, teksa po zbatohej plani francez për gjelbërimin e truallit para ish-shtëpisë së pionerëve, policia ndërtimore i ndërpreu punimet. Që prej asaj kohe nuk ka pasur më asnjë tentativë për të nisur zbatimin e projektit, ose në rast të kundërt ndonjë përpjekje të familjes mbretërore
