Der Deutsche Botschafter und die Wahlkampf Finanzierung mit Georg Soros für einen Regierungs Wechsel
Kann man einen Botschafter ernst nehmen, der Lobbyismus vor aller Augen in Albanien betreibt und aktiv sogar im Sponsering von hoch kriminellen Lobby Verbänden wie dem DAW aktiv ist?

Oder gar mit dem vorbestraften Georg Soros und Welt Spekulant Nr. 2 Georg Soros irgendwelche sattsam bekannte Manipulations Programme betreibt? Billiger gehts nun mal wirkich nicht und Deutsche Diplomaten sind seit 1999 in Albanien absolut negativ aufgefallen, mit ihren Dämlichkeits Dumm und Bestechungs Geschäften! Und von den extremen Fehlern, welche ein u.a. Peter Annen in Tirana machte und dem Visa Verkauf, an die “Geschäfts Partner” der Diplomaten und der Albanischen Mafia will man hier nicht anfangen.
Ambasadorët gjermanë të implikuar në financime të dyshimta për interesat e Soros dhe grupimit Veliaj&Co
Written by Gazeta SOT
Thursday, 04 December 2008 06:21
Prej ditësh Ambasadori Gjerman po përpiqet të fshehë gjurmët e implikimit dhe keqpërdorimit të pushtetit diplomatik dhe financiar, që ai dhe paraardhësi i tij ka dhënë për strukturave të ngritura nga Fondacioni Soros në Shqipëri, për qëllimet private të miliarderit-peshkaqen të bursës globale me të njëjtin emër. Dihet tashmë se qeveria gjermane përfaqëson një ndër shtetet më të rëndësishme mbështetëse për Shqipërinë si politikisht dhe ekonomikisht dhe ndihma gjermane për Shqipërinë ka qenë e vazhdueshme.
Sipas uebsitit të Ambasadës Gjermane në Shqipëri: “Që prej vitit 1988 Gjermania i ka vënë në dispozicion Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit dypalësh për zhvillim më shumë se 367 mln euro. Kësaj i duhet shtuar edhe pjesa e Gjermanisë në nivel donatorësh shumëpalësh së bashku më BE, Bankën Botërore ose Kombet e Bashkuara. Llogaritur për person, Shqipëria radhitet ndër të parët në grupin e vendeve që përfitojnë asistencë gjermane për zhvillim”.
Problemi nuk qëndron tek roli dhe ndihma e Gjermanisë për shqiptarët, por tek keqpërdorimi i rolit dhe mbështetjes gjermane për Shqipërinë dhe shqiptarët nga zyrtarë që, me dëshirë apo të detyruar (për arsye të paqarta), janë implikuar në disa lojëra politike të cilat në fakt kanë mbështetur interesat ekonomike dhe politike të një prej personazheve më famëkeq në botë, George Soros.
Siç ka prezantuar dhe denoncuar prej javësh gazeta Sot, Ambasadori Gjerman aktual në Tiranë, por edhe ai përpara tij, janë implikuar drejtpërdrejt në mbështetjen e spinoff-eve të Soros në Shqipëri si Lëvizja elektorale G99, Lëvizja MJAFT, Instituti Agenda, Fondacioni piramidal MJAFT, Ballkan Youth Link, Shoqata Kombëtare e Debatit, Instituti i Lidershipit Rinor, të gjitha këto struktura që drejtohen nga Erion Veliaj, Arbjan Mazniku dhe Milva Ekonomi (e cila njihet edhe si financierja e pasurive dhe interesave të Soros në Shqipëri dhe Kosovë). Këto organizata me emra të ndryshëm që janë krijuar nga Themeluesi (Soros) për të diversifikuar thithjen e fondeve me qëllim për prodhimin e spinoffit politik G99, kanë krijuar edhe bizneset e pronarëve të tyre si C&PR Production, Grafik Propaganda, të cilat realizojnë edhe “unifikimin” e faturimit të parave të donatorëve të huaj përfshi edhe ata gjermanë në Shqipëri. Siç rezulton nga të dhënat e gazetës Sot, me qindra mijë euro të taksapaguesve gjermanë i janë dhënë me shumicë spinoff-eve të Soros (subjekte të themeluara dhe financuara nga “Themeluesi” Soros të cilat prezantohen në një moment të dytë si subjekte të pavarura për të thithur paratë e të tjerëve) dhe tashmë, përfaqësuesi më i lartë politik i shtetit mik gjerman ka marrë rolin e prezentatorit në spektaklin e promocionit të sorosistëve politik të G99: Erion Veliaj & Co.
Prej ditësh lexuesit e Gazetës Sot bëjnë humor me shockumentary-n “Rilindja Shqiptare” një film grotesk që paraqet si heronj dhe rilindas skuadrën sorosiane të Tiranës: Edi Ramën , Erion Velinë dhe ish-spiunin e Sigurimit të Shtetit, Remzi Lani. Ky film qesharak dhe gënjeshtar që vetglorifikon disa figura të urryera për shumë shqiptarë dhe që janë antipod i rilindasve të vërtetë të Shqipërisë, përbën një rast të pastër të shkeljes së etikës së financimeve dhe profesionalizmit dhe përbën një devijim të pastër të qëllimit për të cilat janë dhënë këto fonde. Duke qenë se këto para të taksapaguesve gjermanë dhe austriakë në vend që të përdoresh për promovimin e imazhit të Shqipërisë në Europë (siç ka qenë edhe qëllimi i tyre fillestar për të cilat janë dhënë, ashtu siç u përdorën në Mal të Zi, Maqedoni, Turqi, etj), u keqpërdorën haptas për përgatitjen e një megaspoti elektoral dhe mashtrues për fushatën elektorale 2009 dhe për rehabilitimin e ish-spiunit të Sigurimit të Shtetit sorosistit të vjetër Remzi Lani (i cili futi në burg në 1979 mësuesin e tij sepse lexonte Biblën). Në vend që Ambasadori Gjerman në rastin më të keq, (sepse në rastin më të mirë do duhej të kishte informuar institucionet donatore për këtë shkelje) t’i qëndronte larg kësaj historie elektorale me ish spiunë, u vu në krye të një fushate promocioni politik të politikanit Veliaj dhe rehabilimit të ish-spiunit Remzi Lani.
Gazeta Sot ka publikuar me foto dhe faksimile përfshirjen e drejtpërdrejtë të Ambasadorit Gjerman në disa aktivitete promocionale për Velinë, Lanin, Ramën dhe megaspotin paçavure “Rilindja Shqiptare”.
Se sa para janë shpenzuar për këtë promocion në Shqipëri nuk dihet por tashmë është fakt që ky film është transmetuar në televizionet gjermane ndër më prestigjioze dhe në orët më të shikuara:
ORF (20 Gusht 2008, 23:00)
3Sat (18 Maj 2008, 21:00)
Por implikimi i Ambasadorëve Gjermanë në promovimin e Veliajt & Co si njerëzit e Soros në Shqipëri ka filluar herët, duke filluar që në ditët e para të Lëvizjes MJAFT. Siç rezulton nga faksimilet e publikuara nga gazeta Sot dhe të dhënat zyrtare të transparencës së ndihmave ndërkombëtare për Shqipërinë, ambasada gjermane ka mbështetur fuqimisht Velinë që në ditët e para të Marsit 2003, ku vetë Ambasadori gjerman doli në TV shqiptare (Top Channel) në emisionin “Ora 0”, duke mbajtur stemën e dorës së kuqe MJAFT duke promovuar liderin e ri Veliaj i cili “kundërshtonte” ndërhyrjen amerikane në Irak, sepse kështu kishte filluar të bënte edhe George Soros në SHBA. Paratë e taksapaguesve gjermanë nuk pushuan për Velinë e Sorosit të Tiranës duke i hapur kështu punë bizneseve të Velisë & Co, që duhej të faturonin me shumë kujdes paratë e MJAFT, sepse edhe kontrolli i faturave në ambasadën gjermane dihet se si është. Muaj pas muaji, ambasada gjermane financonte njëherë Shoqatën Kombëtare të Debatit, një herë Ballkan Youth Link, Institutin e Lidershipit Rinor, Fondacionin Piramidal MJAFT, Qendrën MJAFT, Institutin Agenda dhe kështu herë alternoheshin e herë paraqiteshin të gjitha bashkë, dhe ambasada gjermane e njohur për kujdesin e saj në dhënien e parave, u bë shumë tolerante për organizatat sorosiane që i drejtonin drejtuesit e G99: Veliaj, Mazniku dhe Ekonomi. Muaj pas muaji dhe vit pas viti, paratë e taksapaguesve gjermane të destinuara për shoqërinë civile shqiptare përfundonin në faturimet e bizneseve private të VeliaJ & Co, duke krijuar kapitalet e para fillestare të lançimit politik familjar të drejtuesve të MJAFT. Kulmi arriti në Janar 2004 kur Veliaj kërkoi dorëheqjen e Fatos Nanos dhe vuri anash edhe logon e Ambasadës Gjermane duke rrezikuar edhe një incident diplomatik. Dhe sa herë denoncohej Veliaj si instrument politik i Soros apo i shërbëtorit të tij politik në Tiranë, Edi Rama, Ambasadorët Gjermanë bashkë me ata holandezë merrnin rolin avokatit mbrojtës duke mbrojtur karagjozllëqet e Veliaj, si veprime të një djaloshi idealist që do të ndryshonte Shqipërinë.
Paratë gjermane kështu janë përdorur për fushatën MJAFT 2003, karvanët e Velisë, fushatat Jeto Gjelbër, fushatat “edukative” dhe monitorimet e njëanshme të zgjedhjeve, sondazhet e shumëpërfolura, projektet e “kërkimeve”, udhëtimet turistike jashtë Shqipërisë, uebsite “punësimi”, dhe shumë e shumë e shumë aktivitete që kurrë nuk u bënë transparente për publikun.
Dhe të gjitha këto para janë hedhur për mbështetjen e zyrave të Soros në Tiranë.
20 11 08
“Rilindja Shqiptare”, produkt i aferave skandaloze
Standardet që na propozon ambasadori gjerman janë: Spiuni Lani, lejfeni Veliaj, dhe i korruptuari Rama
Prej ditësh Gazeta Sot denoncon Filmin “Rilindja Shqiptare” i prodhuar me paratë e taksapaguesve gjermanë dhe austriakë, si një suport i hapur dhe i paligjshëm për partitë politike në Shqipëri, nën mbështetjen personale të ambasadorit gjerman. Ky film i cili manipulon të vërtetën historike të shqiptarëve në tranzicion, manipulon të vërtetën historike të 18 viteve të fundit duke paraqitur Lëvizjen MJAFT dhe politikanët Edi Rama, Erion Veliaj dhe ish-spiunin e Sigurimit të Shtetit Remzi Lani, si njerëzit që shpëtuan Shqipërinë nga Kriza e ’97.
……………………………………………………….
16 11 08
Diplomati gjerman, marketing për kryesocialistin dhe kryenëntëdhjetëenëntëshin
Ambasadori gjerman i implikuar në fushatë politike me Edi Ramën dhe Erion Velinë
Ambasada Gjermane vazhdon të mos prononcohet për rolin e Ambasadorit Gjerman në promovimin e Lëvizjes Politike të Erion Velisë. Siç është bërë e ditur edhe nga të dhënat e publikuara këto ditë, rezulton se Ambasadori Gjerman është përfshirë drejtpërdrejtë në mbështetjen e partive politike me paratë e taksapaguesve gjermanë të destinuara për shoqërinë civile në Shqipëri. Siç rezulton nga analizimi i të gjithë filmave që prodhuar nga ESI me fonde publike për të gjithë Europën Juglindore, projekt që është shitur nga Erion Veliaj një vit më parë si projekti që do të promovojë imazhin turistik të Shqipërisë në botë, Filmi “Rilindja Shqiptare” është realizuar në konflikt të pastër interesi. Siç shihet edhe nga filmat e tjerë për vendet e ndryshme të Ballkanit, rezulton se vetëm në Shqipëri, organizata partnere e projektit ka arritur që të orientojë përmbajtjen e filmit në favor të vetvetes. Në çdo vend tjetër, filmi është realizuar një subjekt drejtua rnjë subjekti jashtë vetes por në Shqipëri, Filmi “Rilindja Kombëtare” që flet për rilindësit e rinj Rama, Veliaj, Mazniku, Lika, Spiropali dhe ish-spiunin e sigurimit Remzi Lani, është realizuar duke u drejtuar rreth vetes. Me skenarin e filmit kanë punuar Spiropali e MJAFT, Veliaj dhe Lani duke i devijuar fondet e taksapaguesve të huaj për Shqipërinë, drejt realizmit të një spoti shumë të shtrenjtë elektoral që po përdoret në fushatën zgjedhore në Shqipëri që duket se ka filluar shumë më herët se afatet ligjore. Vetë Ambasadori Gjerman që është një ndër miqtë më të ngushtë të Velisë dhe Ramës, është përfshirë publikisht në një skandal politik duke marrë pjesë publikisht në mbështetje dhe promovim të politikanëve të njërës forcë politike dhe të rehabilitimit ndërkombëtar të një spiuni të Sigurimit të Shtetit.
Zhduken një milion euro të Qeverisë Gjermane për OJF e Shqipërisë
Projekti “Forcimi i Shoqërisë Civile dhe Përmirësimi i Strukturave Demokratike”, projekt i financuar nga Qeveria Gjermane me paratë e taksapaguesve gjermanë, synoi prej 2 vjetësh të forconte shoqërinë civile dhe të rriste rolin demokratik të saj. Megjithëse kanë kaluar dy vjet dhe projekti përfundon vitin që vjen, asnjë organizatë nuk ka idenë e ekzistencës së këtij projekti. Ky projekt drejtohet nga organizata gjermane GOPA e cila është implementuese e GTZ dhe zyrat i ka pranë Ambasadës Gjermane në Tiranë. Një milion euro janë investuar nga paratë e taksapaguesve gjermanë dhe OJF e kontaktuara sot me telefon nga gazeta Sot, nuk kanë asnjë dijeni për ekzistencën e tij dhe për më tepër janë habitur kur kanë marrë vesh se ky projekt ka vënë në dispozicion të shoqërisë civile rreth 1 milionë euro.
Një nga objektivat e këtij projekti ka qenë edhe mbështetja e qeverisë shqiptare për ti vënë në dispozicion të shoqërisë civile rreth 1.2 milionë euro për OJF, shifër e premtuar kjo edhe nga Qeveria Shqiptare.
