4/11/2009

Der angeklagte und peinliche Aussenminister von Albanien aus einer Profi Betrugs Familie

Filed under: — Balkansurfer @ 1:50 pm

In diesem Artikel kommt de fruehere Finanzminister Arben Malaj zu Worte, der auch nur korrupt war.

Aber er findet hier klare Worte zu dem Prozess gegen den Aussenminister Lulzim Basha auch im TV. siehe link.

Hier der Bestechungs Vertrag ein illegales letter of intend, um Bestechungs Gelder zu regeln mit der Unterschrift von Max Strauss, Lulzim Basha und natuerlich Genc Ruli.

max strauss basha genc ruli

hier die Ausfuehrungen des Aussenministers, der die Staatsanwaltschaft beschimpft und von einem komplett spricht.

Der Vater von Lulzim Basha war Direktor in der prominensten Betrugs Firma in Albanien der VEFA. L. Basha gehoert zum Georg Soros Bestechungs Clan und lernte den Profi Betrug bei der UNMIK im Kosovo. Dort haben praktisch Alle nur Geld gestohlen, bzw. verschoben in hoher Millionen Hoehe.

Zyrtarisht, organi qendror i akuzës i kryesuar nga Ina Rama, nuk ka bërë asnjë reagim për çështjen. Nga ana e tij Ministri i Jashtëm e cilësoi si “fundi i turpshëm i këtij komploti kundër rrugës Durrës- Kukës”

http://balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=36255

Die UCK Todes und Folter Camps in einer Fabrik in Kukes

Filed under: — Balkansurfer @ 1:35 pm

BBC Dokumentation ueber die Folter, Todes Camp fuer Serben und Kollabarateure in einer Fabrik in Kukes 1998/1999!

Der hoch kriminelle Haklaj Clans aus Tropoje, war damals Polizei Chef von Kukes und verlangte fuer jede Dienst Leistung Geld.

Nach etlichen Morde und Anschlaegen dezimierte sich der Haklja Clan, der auch die Ermordung des Politikers Azem Hajdari zu verantworten hatte. Durch die Reisen von Franz Josef Strauss und im Auftrage von Hans Dietrich Genscher, lieferte der Haklaj Clan (offizieller Auftraggeber Preasident Aliu) Waffen in den Kosovo um mit der alten CIA Methode, Staaten mittels Terroristischer Anschlaege zu destabilisieren.

strong>KLA Camp Revelation Hits Kosovo Headlines
Pristina | 10 April 2009 |

The building that served as a KLA prison at the factory compound in Kukes
The building that served as a KLA prison at the factory compound in Kukes
An investigation by BIRN and the BBC which revealed the existence of KLA torture camps in northern Albania during the 1998-99 conflict has unleashed a flood of comments from politicians and human rights activists.

The investigation, KLA Ran Torture Camps in Albania, which was published by Balkan Investigative Reporting Network on Thursday, has made the headlines in all major newspapers in Kosovo, and been reported across the world.

But Kosovo’s Speaker of Parliament, Jakup Krasniqi, who was KLA’s spokesperson during the conflict, declared that it is impossible for these camps to have existed because civilian Serbs were never targeted during the war.

“Our war was not against a civilian population, but against the police, army and occupying administration of Serbia,” he said.

He recommend that the BBC look over its extensive news archive to appreciate that these events did not occur.

“I do not believe that there were such prisons at that time, because there was no chance. If the BBC uses its rich archive, they will see what the war was like at that time.”

But the director of Kosovo’s Council for the Defence of Human Rights and Freedoms, Behgjet Shala, argues against the government’s statements, affirming that a large number of Serb civilians were killed during the conflict.

“From January 1, 1998, up until the day KFOR arrived, there are figures of 297 murdered civilian Serbs and over 400 considered missing, all civilians. Therefore, we have requested investigations to occur in which question marks can be eliminated, the truth revealed and the guilty be determined,” he said in an interview for the Express newspaper.

Shala also recommended that the government stop ignoring these accusations, including previous allegations made by the former chief prosecutor at The Hague, Carla Del Ponte, about the organ trafficking that allegedly occurred in Burrel, Albania, during the conflict.

“Why not go to Burrel, Junik, or the north of Albania, in case there are suspects. Only Kosovo’s institutions should prosecute them and send them to court, and not let foreign prosecutors or those of Serbia take over the proceedings,” he said.

Kosovo’s Minister of Justice, Nekibe Kelmendi, however, has declared that the responsibility lies with EULEX to resolve these issues, as they have the rightful authority to conduct investigations into war crimes in the country. She said the allegations were not credible and comparable to the organ transplant issues.

“The case of Kukes again is not convincing. Non-credible photographs and anonymous witnesses are given. It is the same effort as the case of Burrel. I recommend that EULEX, which has the exclusive mandate for war crimes investigations run the investigation and clear up the case”.

Read the full story: Kosovo Liberation Army Ran Torture Camps in Albania

Read also:
Burrel: KLA Training Camp with Another Purpose?
The KLA: From Guerilla Wars to Party Plenums

Listen to Michael Montgormery on BBC

See video clips gathered by Michael Montgomery in researching this article are available on the website of The Center For Investigative Reporting

http://balkaninsight.com/en/main/news/18077/

Shqiptarë të vrarë në Kukës, zbulohet burgu i UÇK-së
Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

Dëshmitarët thonë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka mbajtur një rrjet të burgjeve ilegale në bazat e tyre në Shqipëri, gjatë dhe pas luftës së vitit 1999. Thaçi ka thënë se ka qenë në dijeni që ka pasur individë që e kanë keqpërdorur uniformën e UÇK-së pas luftës, por ka sqaruar se UÇK-ja është distancuar nga akte të tilla

Nga BIRN

Altin Raxhimi, Micahel Montgomery, Vladimir Karaj

KUKËS - Në një kompleks industrial të rrënuar, me xhama të thyer dhe suva të rrjepur, pulat sorollaten për të gjetur ushqim dhe dy kamionë qëndrojnë në mes të oborrit të rrethuar me depo të ndryshkura dhe një ndërtesë dykatëshe gati të shkatërruar. Në mes të këtij kompleksi është një ndërtesë njëkatëshe, që dikur ka shërbyer si zyrë e një fabrike që ka prodhuar gjithçka, që prej kapanxhave e deri te kafazet e ashensorëve.

Por gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër ish-Jugosllavisë, mars-qershor 1999, ky objekt shërbente për një tjetër qëllim. Forcat guerile të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK-së, e kishin zënë për ta shfrytëzuar si bazë mbështetëse për operacionet e tyre në Kosovë. Fabrika nuk ishte thjesht bazë për guerilet që luftonin kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit për pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

Ajo kishte marrë edhe qëllime të tjera: Aty dhjetëra qytetarë, kryesisht shqiptarë të Kosovës, të dyshuar si bashkëpunëtorë të regjimit serb, por edhe serbë e romë, burgoseshin, rriheshin dhe torturoheshin. Disa janë vrarë dhe eshtrat nuk u janë gjetur ende. Njerëzit që thuhet t’i kenë drejtuar keqtrajtimet kanë qenë oficerë të UÇK-së.

Dëshmitarët thonë se së paku 25 njerëz kanë qenë të burgosur në Kukës. Në mesin e tyre kanë qenë edhe tri femra shqiptare nga Kosova. Në këtë kamp janë vrarë rreth 18 persona, kurse të tjerët u shpëtuan më vonë nga trupat e NATO-s. Duket se qendra në Kukës ka qenë një ndër disa qendrat sekrete të paraburgimit në Shqipëri dhe Kosovë dhe se të burgosurit janë transferuar herë pas here nga njëra qendër në tjetrën. Edhe pas ndërhyrjes të NATO-s, një kamp ka vazhduar të funksionojë në Baballoq, në Kosovë, ku janë mbajtur rreth 30 serbë dhe romë, të cilët ende nuk dihet se ku janë. Sipas katër burimeve, në kampe të tjera në Shqipëri mund të jenë mbajtur serbë të rrëmbyer në Kosovë. Emrat e disa të dyshuarve si autorë të këtyre veprave janë të njohur prej kohësh për UNMIK-un. “Balkan Insight” ka zbuluar se njëri nga të përfshirët tani mban pozitë të lartë në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Bislim Zyrapi, zyrtar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, i cili ka qenë përgjegjës për operacionet e UÇK-së në Kukës, ka thënë për “Balkan Insight”, se në bazën në fjalë, si dhe në rrethinën e Kukësit nuk janë vrarë civilë. Dy nga udhëheqësit kryesorë të UÇK-së, në intervista të ndara për BBC-në, po ashtu kanë hedhur poshtë të gjithë këto pohime.

Hashim Thaçi dhe Agim Çeku i kanë thënë BBC-së, se ata nuk kanë qenë në dijeni për ndonjë burg të UÇK-së, ku të burgosurit janë keqtrajtuar apo ku janë mbajtur civilë. Thaçi ka thënë se ka qenë në dijeni se ka pasur individë që e kanë keqpërdorur uniformën e UÇK-së pas luftës, por ka sqaruar se UÇK-ja është distancuar nga akte të tilla. Ai ka shtuar se keqpërdorime të tilla kanë qenë “minimale”.

Gjeneral Çeku ka thënë se UÇK-ja ka zhvilluar “luftë të pastër”.

Por Jose Pablo Baraybar, ish-shef i Zyrës për Personat e Zhdukur dhe Forensikën në UNMIK, thotë: “Ka njerëz të gjallë, të cilët kanë qenë të burgosur në atë kamp në Kukës. Këta njerëz kanë parë të tjerë aty, shqiptarë dhe joshqiptarë. Pjesëtarë të udhëheqjes së UÇK-së kanë kaluar nëpër atë kamp. Shumë emra janë përmendur dhe do të thosha që ky është një fakt”. Baraybar ka ndjekur gjurmët e personave të zhdukur në Kosovë dhe përtej kufirit, në Shqipëri. Karin Limdal, zëdhënëse e EULEX-it, ka thënë për “Balkan Insight”, se EULEX-i është në dijeni për pohimet rreth rastit të Kukësit dhe se prokurorët po i shikojnë dëshmitë për të parë nëse mund të ngritin akuza mbi to.

“Mercedezi” i Verdhë i Vdekjes

Zbulimet për kampin e Kukësit në Verilindje të Shqipërisë bazohen në intervista me disa burime: dy dëshmitar okularë - një ish-i burgosur dhe një ish-pjesëtar i UÇK-së, shënimet e shërbimit funeral në Shqipëri dhe dokumente të OKB-së, të cilat i zotërojmë e që japin detaje nga dëshmitë e të keqtrajtuarve në Kukës.

Së bashku, ato paraqesin pamje të një regjimi brutal burgu, që është në kundërshtim me pohimet e ish-liderëve të UÇK-së, të cilët thonë se i kanë respektuar konventat ndërkombëtare për të drejta të njeriut dhe asnjëherë nuk kanë keqtrajtuar civilë. Abuzimet në Kukës mund të mos kenë qenë raste të izoluara. Sipas ish-luftëtarëve të UÇK-së, të cilët kanë folur për “Balkan Insight”, si dhe sipas dëshmive të pavarura dhënë hetuesve të OKB-së, UÇK-ja ka mbajtur një rrjet të zgjeruar, me së paku gjashtë burgje sekrete në bazat e tyre në Shqipëri dhe në dy baza që i kanë pasur në Kosovë, gjatë dhe pas luftës.

Këto burgje, shumë prej tyre afër bazave të UÇK-së në Shqipëri, janë përdorur për hetime dhe marrje në pyetje, procese këto që kanë përfshirë rregullisht torturimin, thonë burimet e intervistuar për këtë artikull.

Shumica e ish-ushtarëve të UÇK-së janë krenarë për luftën e tyre me forcat serbe, aksionet e përgjakshme të të cilëve kanë detyruar ikjen masive të qindra mijëra shqiptarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre në vitin 1999. Por disa thonë se janë ndjerë të turpëruar nga veprat që disa komandantë dhe liderë të UÇK-së kanë bërë nën justifikimin e luftës. “Në atë kohë nuk dukej e çuditshme”, - thotë një ish-ushtar i UÇK-së, i cili i ka parë ngjarjet nga afër. “Por tani, kur shikoj prapa, e di se disa gjëra që u janë bërë civilëve të pafajshëm, kanë qenë gabim. Njerëzit që i kanë bërë këto gjëra bëjnë sikur të mos të ketë ndodhur asgjë dhe vazhdojnë ta lëndojnë popullin e tyre, shqiptarët”. Një tjetër dëshmitar okular, shqiptar i Kosovës, thotë se është mbajtur në Kukës nën pretekstin se ka qenë spiun i Serbisë, akuzë të cilin ai e mohon fuqishëm. Ky njeri, që dëshiron të mbetet anonim, ka shpjeguar se ka parë ushtarët e UÇK-së duke keqtrajtuar dhe torturuar të burgosurit në këtë bazë me javë të tëra, shpesh nën mbikëqyrjen e oficerëve të UÇK-së.

“I kam parë njerëzit te rriheshin, thereshin dhe goditeshin me shkopinj bejsbolli, - thotë ai. - Kam parë njerëzit të lënë pa ushqim për pesë apo gjashtë ditë. Kam parë arkivolet te hidheshin në varre. Kam parë njerëz të vrarë”. Ky njeri pohon se shumica e të burgosurve në Kukës kanë qenë civilë, kryesisht shqiptarë që akuzoheshin se punonin për regjimin e Millosheviçit dhe disa romë. Ka pasur edhe disa ushtarë të UÇK-së, të burgosur për shkaqe disiplinore.

Sipas të dy burimeve, tre nga të burgosurit ishin femra shqiptare të Kosovës. Dy ishin romë nga Prizreni. Të tjerët kanë qenë meshkuj shqiptarë të Kosovës, të moshës 20 deri 27 vjeç, të gjithë të akuzuar për bashkëpunim me forcat serbe. Një i burgosur ka thënë se ka dëgjuar britma në gjuhën serbe nga të burgosurit që po torturoheshin në një distancë të vogël nga baza. I burgosuri thotë se ka dëgjuar “njerëzit duke bërtitur dhe ulëritur, ndërsa po torturoheshin dhe kam mundur të dalloj qartë se atje po flitej gjuhë amtare serbe”.

Ai thotë se disa të burgosur shqiptarë janë vrarë apo rrahur deri në vdekje në bazë, ndërsa të tjerët janë larguar me një “Mercedes” të verdhë. Një i burgosur shqiptar vdiq para syve të tij dhe pesë të burgosurve të tjerë, pasi u godit me plumb në kofshë nga hetuesit e tij dhe u la pa u mjekuar.

Shënimet e shërbimit funeral të Kukësit ndriçojnë rastin e njeriut që ka vdekur pasi është goditur me armë zjarri në këmbë. Sipas shënimeve të mbajtura nga shërbimi funeral, ai është varrosur katër ditë para se forcat serbe të largoheshin nga Kosova më 10 qershor 1999, në pjesën e varrezave të rezervuar për shqiptarë të Kosovës, të cilët kanë vdekur në Shqipëri gjatë konfliktit.

“Sa herë e kam parë atë “Mercedes” të verdhë, dikush kishte hipur në të dhe nuk e kam parë më atë njeri”, thotë ish-i burgosuri. “Ata nuk janë gjetur kurrë”. Ky ish-i burgosur thotë se beson që njerëzit janë mbajtur aty për arsye të ndryshme, si për shembull hakmarrje dhe lakmi, por edhe për arsye se janë pandehur si spiunë të Serbisë.

Një i burgosur kishte punuar si polic në qytetin perëndimor të Gjakovës, nën regjimin e Millosheviçit. Ai është hipur në këtë “Mercedes” të verdhë dhe që atëherë nuk është parë më. Një tjetër ka qenë mësues, i cili është mbajtur për arsye se ka pasur leje për të bartur armë nga autoritetet serbe.

Ish-i burgosuri thotë se beson që më shumë se 25 persona janë mbajtur aty nga marsi deri në qershor të vitit 1999, që prej fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s mbi ish-Jugosllavi, derisa NATO-ja hyri në Kosovë. Të burgosurit kanë qenë kryesisht nga qyteti i Prizrenit dhe fshatrat përreth. UÇK-ja i kapi ata mes turmat e kosovarëve që hynin në Kukës si refugjatë gjatë periudhës së luftimeve. Sipas të dy burimeve, së paku një prej tyre është arrestuar në Durrës apo Lushnjë.

Burimi ynë, një i burgosur, kujton një të burgosur tjetër shqiptar nga Kosova, duke u thërritur trupave në oborr nga dritaret me hekura se, nëse e vrisnin atë, ai kishte gjashtë vëllezër që do t’ia merrnin hakun. “Çfarë do të bëni me ata?” - i kishte sfiduar ai.

Sipas të njëjtave burime dhe dokumenteve të UNMIK-ut mbi hetimet për këtë rast, menjëherë pas luftës, disa nga të mbijetuarit janë transferuar në qelitë e stacionit policor në Prizren, Kosovë.

Më 18 qershor, ata dhe të burgosur të tjerë nga UÇK-ja në Prizren u liruan nga trupat gjermane të KFOR-it, të cilët ndërhynë me forcë në ndërtesë.

Burime të njëjta vlerësojnë se 18 të burgosur mund të jenë vrarë në Kukës. Burimi që ka qenë ushtar i UÇK-së, thotë: “E kuptoj që kanë bashkëpunuar me serbët dhe kanë shkaktuar shumë dëm. Kjo do t’i tërbonte njerëzit kur mendon për masakrat që po ndodhnin në anën tjetër të kufirit. Por ata janë trajtuar në mënyrë brutale. Nganjëherë më vinte keq për ta”.

Ish-i burgosuri me të cilin kemi biseduar ishte skeptik se ndonjë nga të burgosurit e tjerë ka bashkëpunuar në mënyrë aktive me njësitë vrastare serbe. “Edhe nëse kanë merituar të ndëshkohen, askush nuk ka të drejtë t’ia bëjë atë (torturë) dikujt (tjetër)”, - thotë ai. “Askush nuk ka të drejtë t’ia bëjë atë një qenieje tjetër njerëzore”.

Rrjeti i kampeve

Kukësi ka qenë vend me rëndësi strategjike për UÇK-në. Armët, uniformat, paratë dhe rekrutët e rinj kanë kaluar nëpër këto depo dhe ndërtesa. Baza ka qenë e rëndësishme edhe për policinë ushtarake të UÇK-së, e cila supozohet se ka kapur të dyshuar nga masa e civilëve që largohej apo ishte dëbuar nga forcat serbe për në Shqipëri.

Sipas disa policëve që i kemi intervistuar, një njësit i Ushtrisë Shqiptare i stacionuar në bazën e Kukësit e ka ndihmuar UÇK-në në organizimin e operacioneve të policisë ushtarake. “Duket se Kukësi ka qenë një ndër qendrat e shumta të burgimit në Shqipëri dhe Kosovë. Të burgosurit transferoheshin nga njëra në tjetrën. Dy të burgosur ishin sjellë në Kukës nga një objekt i ngjashëm i UÇK-së afër qytetit të Burrelit, ku UÇK-ja kishte baraka për trajnim të ushtarëve gjatë dy muajve të fundit të luftës”, - thotë ish-i burgosuri.

“Na treguan se njerëzit po vriteshin atje dhe po hidheshin në gropa gëlqereje, - tha ai. - Mund të shihja çfarë po ndodhte në Burrel edhe nga gjendja në të cilën i sillnin… Ishin torturuar keq”.

Sipas dokumenteve të OKB-së, intervistave me pjesëtarë të UÇK-së dhe të burgosur, të burgosur të tjerë ishin transferuar në Kukës nga qendrat e UÇK-së nga së paku dy vende tjera, Durrësi, dhe pas luftës, nga Prizreni. UÇK-ja kishte njësi të inteligjencës dhe polici ushtarake në shumicën e bazave që mbante në Shqipëri.

Halil Katana, gazetar ushtarak nga Tirana, shkruan në biografinë e tij të autorizuar të Kudusi Lamës, komandant i divizionit të Kukësit. Kudusi Lama: Gjeneral i luftës: “Ato njësi (të policisë ushtarake të UÇK-së) kanë luajtur një rol të rëndësishëm në vendosjen e disiplinës në grupet e UÇK-së të trajnuara në rajonin e Kukësit, si dhe në kapjen e agjentëve serbë të cilët hynin në vend, në mesin e refugjatëve nga Kosova”.

Sipas burimit tonë të tretë, pjesëtar tjetër i UÇK-së, këto njësi mbanin qeli burgu në Babinë, qendër e logjistikës aftër rajonit kufitar të Tropojës, në kampin e trajnimit në Burrel, si dhe në bazën e UÇK-së në Durrës. Bislim Zyrapi, aktualisht zyrtar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka qenë përgjegjës për operacionet e UÇK-së në këtë bazë në Kukës, nga fillimi i majit deri në përfundimin e bombardimeve të NATO-s kundër ish-Jugosllavisë, më 10 qershor. Ai thotë se të burgosurit në burgun e Kukësit kanë qenë ushtarë me probleme disiplinore dhe se nuk ka pasur të vrarë në bazë ose jashtë saj. Por ai shton se e kishte gjetur UÇK-në të çrregullt, me ushtarë të armatosur dhe individë që bridhnin lirisht në qytet dhe vende të tjera në Shqipëri. Një ndër gjërat e para “që duhet të bëja, ishte t’i disiplinoja”, - tha ai.

Të akuzuarit në liri

Sipas dëshmitarëve okularë, dy qytetarë shqiptarë, të përfshirë në UÇK, kanë marrë pjesë në procesin e marrjes në pyetje. Njëri, i cili përshkruhet të ketë pasur flokë të gjata të zeza, ka qenë posaçërisht brutal ndaj romëve nga Prizreni, sipas një burimi. Një burim thotë se luftëtarët e UÇK-së që ktheheshin nga luftimet në Kosovë nganjëherë zbraznin tërbimin e tyre në të burgosurit.

Tjetri thotë se të burgosurit torturoheshin, për të pranuar se kishin bashkëpunuar më forcat serbe të sigurimit shtetëror, UDBA. Hetuesit dëshironin t’i incizonin të burgosurit, duke pranuar bashkëpunimin me Serbinë. Burimet e njëjta që kanë qenë dëshmitarë të bazës në Kukës, kanë thënë se hetuesit në Kukës kanë qenë eprorë të disa njësive të UÇK-së, të cilët kanë qenë të përfshirë në kapjen e të dyshuarve si bashkëpunëtorë. Të dy burimet tona në lidhje me bazën kanë identifikuar disa oficerë të UÇK-së si të përfshirë në keqtrajtimet në Kukës. Njëri nga ta aktualisht është zyrtar i lartë në sistemin gjyqësor në Kosovë. “Balkan Insight” nuk po i boton emrat e të dyshuarve, për të mos rrezikuar burimet tona…

Altin Raxhimi është gazetar në profesion të lirë në Tiranë. Micahel Montgomery është korrespondent special për Qendrën për Gazetari Hulumtuese në Berkeley, Kaliforni. Vladimir Karaj është gazetar i të përditshmes “Korrieri”. Hulumtimi për këtë artikull është sponsorizuar nga “Alumnni Fund for Balkan Fellowship for Journalism Excellence”. Një pjesë e fondeve është siguruar nga SCOOP, Strukturë e Asociacionit Danez për Gazetari Hulumtuese që ndihmon sponsorizimin e gazetarisë hulumtuese në Evropën Lindore.


http://www.korrieri.com/Aktualitet/771.html

Altin Raxhimi, wurde praktisch von der Politischen Mafia aus Albanien vertrieben, nach diesen Artikel:

Er wurde nun in Cananda gefunden, und gab ein Interview, nachdem der CoE Dick Marty Bericht erschienen ist. Bicaj, das Todes Camp
.


Der Albanische Politiker Kosta Barka erhielt Job vom Geheimdienst Chef Baskhim Gazidede

Filed under: — Balkansurfer @ 1:09 pm

Grosse Klappe Herr Kosta Barka!?

Kosta Barka merr ish-postin e Gazidedes
I shkarkuar nga detyra e ministrit të Punëve dhe Çështjeve Sociale vetëm pak kohë më parë, Kosta Barka do të zëvendësojë Bashkim Gazideden në postin e nëndrejtorit në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Gertjon Çobo
Premte, 12 Dhjetor 2008 08:44:00
……………………….

http://www.shekulli.com.al/news/49/ARTICLE/37707/2008-12-12.html

Powered by WordPress

designed by A.S.-Media
visitors at Albania.de


Get Your Own Visitor Globe!