3/27/2005

Europ Car und der Einfuhr Schmuggel von unversteuerten Luxus Autos Marke BMW

Filed under: — Zogaj Leku @ 10:35 pm

Dubiose Deutsche Geschäftsleute wie Michael Gunter Ullbricht, schmugglen Luxus BMW nach Albanien ein in Zusammenarbeit mit der Mafia. Und damit es nicht so auffällt, wurden die Autos über den Nördlichsten Grenz Punkt Hani-Pot bei Shkoder nach Albanien eingeführt.

Michael Gunter Ullbricht arbeitet für die Europ Car Auto Vermietungs GmbH Hamburg, welche ihr Geld mit diesem Zoll Einfuhr Betrug in Albanien verdient.

Mit den Joschka Fischer Leuten, sind halt praktisch nur noch dubiose Gestalten aus Deutschland in Albanien, welche zum Zuge kommen.

Faqja 2 - FAQE E PARE Mars 27, 2005

Vendimi i Prokurorisë së Shkodrës pas denoncimit të tatimorit

Pranga investigatorit gjerman, “vodhi BMW-në”

——————————————————————————–

Ferdinand Dervishi

TIRANE

Investigatori gjerman Michael Gunter Ullbricht, që shokoi strukturat shqiptare të drejtësisë, pasi rrëmbeu makinën luksoze “BMW” të një polici tatimor në Tiranë, është arrestuar teksa përpiqej të linte Shqipërinë mëngjesin e djeshëm. Agjenti i punësuar prej agjencisë së famshme të sigurimeve gjermane “Europ-Car-Autowernithung GMBH” me qendër në Hamburg, u la i lirë nga policia e Shkodrës pas tentativës së tij për të kaluar me makinën në Han të Hotit mesditën e datës 24 mars. Së bashku me një kolegun e vet ata kishin sqaruar se autoveturën “BMW” të denoncuar të vjedhur në Gjermani e kishin gjetur të braktisur në Tiranë dhe se e kishin marë me vete për ta çuar në Gjermani, pasi e tillë ishte dhe puna e tyre në shërbim të kompanisë së sigurimeve. Makina, që shoqërohej vetëm me një dokument të lëshuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë, natyrisht që u bllokua nga policia, porse pas shpjegimeve të para dhe ndërhyrjes së përfaqësuesve diplomatikë të shtetit gjerman në Tiranë, dy agjentët u lanë të lirë, pasi u këshilluan të mos largoheshin nga Shqipëria. Por Michael Gunter Ullbricht, i cili mori përsipër veprimet me makinën, duket nuk u tregua tërësisht i sinqertë pas ballafaqimit të parë më policinë lokale të Shkodrës.

Arrestimi në Rinas
Gjatë kohës që dy gjermanët e shoqërisë së sigurimeve me qendër në Hamburg ishin të ndaluar në Shkodër më 24 mars, në adresë të Komisariatit 2 të policisë së Tiranës kishte mbërritur një denoncim nga një qytetar. Sipas padisë, atij i ishte vjedhur në një parking makina e tipit “BMW” me targa të huaja, të cilën e kishte blerë para pak kohësh kundrejt shumës prej 14 mijë euro. Lidhja e makinës së deklaruar si e vjedhur me dy gjermanët e shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës, ishte bërë paksa me vonesë, në një kohë kur ata ishin lënë të lirë, pas bllokimit të mjetit luksoz. Policia e Tiranës, duke mësuar ngjarjen, ishte kujdesur të gjente të vërtetën e marjes së makinës nga gjermanët. Disa dëshmitarë okularë kishin pohuar se dy të huajtë makinën e kishin marrë fillimisht duke e shtyrë dhe më pas e kishin tërhequr duke përdorur një makinë tjetër. Pra veprime të tilla, plus rrëmbimin e makinës, që i përkiste dikujt tjetër, kishin bërë të formulohej akuza “vjedhje në bashkëpunim” në adresë të gjermanëve. Një akuzë e tillë ishte ligjëruar në Prokurorinë e Shkodrës, ndërkohë që policia e Tiranës e arrin në kohë gjermanin Michael Gunter Ullbricht në aeroportin e Rinasit. Ishte ora rreth 05.30 e mëngjesit të djeshëm kur atij i ishte komunikuar masa e ndalimit dhe kishin kërcitur prangat.

Marja në pyetje
Michael Ullbricht u mor në pyetje nga policia e Shkodrës pasditen e djeshme. Policia u kujdes që ai të kishte pranë avokatin e mirënjohur nga Shkodra, Bujar Hoti, dhe një përkthyes gjatë marrjes së deklarimeve, por gjermani pohoi se u qëndronte pohimeve të një dite më parë. “Makina u vodh në Gjermani, unë jam i punësuar pranë agjencisë së sigurimeve, të cilës i’u shkaktua dëmi, mjetin pas investigimeve të bëra e identifikuam në Tiranë, makinën e gjetëm të braktisur në rrugë dhe e morëm me vete…", ishte varianti i tij për ngjarjen i marrë në shënim një ditë më parë, të cilit ai nuk i lëvizi asnjë presje. Burime Ministrisë së Rendit, pohuan për Gazetën se në rastin e veprimit të agjentëve investigativë gjermanë, ishte shkelur ligji shqiptar të paktën në dy raste. Pra ishte vjedhur makina dhe tentuar të nxirrej nga Shqipëria ilegalisht. Të njëjtat burime pohuan se në rast se agjentët investigativë gjermanë do të kishin bashkëpunuar me policinë, duke mos vepruar sipas bindjes së tyre, tashmë problemi i makinës do të ishte në rrugë të mbarë.

Policia: Për çdo rast do i mbajmë të bllokuar pasaportën

Interesohen dhe diplomatët gjermanë

Synohet lirimi i agjentit duke paguar garanci bankare
Duke filluar që nga pasmesdita e datës 24 mars, diplomatë të Ambasadës Gjermane në Tiranë, të shqetësuar, kanë ndjekur zhvillimet në Shkodër e Tiranë pas bllokimit në Han të Hotit të dy agjentëve investigativë të shoqërisë së sigurimeve Europ-Car-Autowernithung GMBH, Hamburg.

Comments

No comments yet.

RSS feed for comments on this post.

Leave a comment

Sorry, the comment form is closed at this time.

Powered by WordPress

designed by A.S.-Media
visitors at Albania.de


Get Your Own Visitor Globe!