5/6/2009

2 Jahre erfolgreiche Task Force Staatsanwaltschaft, was der US Botschafter John Withern würdigt

Filed under: — Zogaj Leku @ 1:02 pm

Der US Botschafter erinnert an die sehr erfolgreiche Arbeit der Politisch unabhängigen Task Force Staatsanwaltschaft um Ina Rama. Auf keinen Fall, darf die Politik Druck auf diese Staatsanwaltschaft ausüben bzw. auf anderen Wegen wie finanzielle Kürzungen im Budget Druck ausüben. Jeder Druck auf die Staatsanwaltschaft wird von der US Botschaft verurteilt.

Die Task Force Staatanwaltschaft ist eine Idee in einem sehr kleinen Zirkel, der umgehend von der damaligen US Botschafterin Marcie Ries umgesetzt wurde.


URL: http://balkanweb.com/index.php?id=37280
Withers:Cdo presion politik mbi Prokurorinë, hap prapa
(Dërguar më: 06/05/09) Task Force festoi sot 2 vjetorin e themelit të saj. Ambasadori amerikan John Withers del në mbrojtje të prokurorisë dhe i bën apel politikës të mos cënojë pavarësinë e organit të akuzës. “Cdo presion politik dhe kërcënim ndaj pavarësisë do të thotë një hap prapa për Shqipërinë”- theksoi Withers gjatë fjalës së tij në këtë eveniment.

TIRANE- Task Force, njësia e luftës kundër krimit ekonomik feston 2 vjetorin e themelit të saj. Në konferencën e organizuar pikërisht për këtë eveniment ambasadori amerikan John Withers deklaroi mbështetjen që do të vazhdojë të japë SHBA për këtë njësi dhe prokurorisë.

Withers paralajmëroi se SHBA mbështet partnerët shqiptarë për të krijuar filialet e Task Force në 6 qytete të tjera të Shqipërisë. Njësia luftës kundër krimit ekonomik do të ngrihet në Vlorë, Fier, Korcë, Gjirokastër, Durrës e Shkodër.

Në fjalën e tij ambasadori amerikan përgëzoi punën e pjesëtarve të njësive të përbashkët Task Force në luftën kundër korrupsionit duke e cilësuar atë si një model edhe për vendet e tjera të rajonit.
John Withers
“Task Force është model i bashkëpunimit mes prokurorisë e policisë. Të gjithë jeni të përgëzuar për punën e madhe, bashkëpunimin e kurajon. Mali i Zi sapo ka krijuar një Task Force duke përdorur modelin e Tiranës”- tha Withers.

Ambasadori amerikan theksoi se pavarësia e Prokurorëve duhet të jetë prioritet për Shqipërinë dhe cdo ndërhyrje do të përbënte një hap fatkeq prapa për vendin.

“Prokurorët në mënyrë të vecantë kanë pushtet të madh në ndërmarrjen e hetimeve dhe duhet të përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion për ta bërë këtë gjë. Ky pushtet megjithatë duhet të trajtohet me respektin që meriton. Prokurorët në Shqipëri kanë një detyrë të vështirë dhe kjo vjen edhe për faktin e madhësisë që ka vendi…. Prokurorët duhen të jenë të lirë të ndjekin provat dhe të kenë kurajon të bëjnë një gjë të tillë. Shqipëria duhet të jetë e përkushtuar për të mbrojtur pavarësinë e prokurorëve, për të garantuar procesin demokrat të vendit. Cdo kërcënim ndaj kësaj pavarësia do të përbënte një hap të qartë fatkeq prapa. Nuk duhet të ketë asnjë presion politik mbi prokurorinë ”- theksoi Withers gjatë fjalës së tij.

Përfaqësuesi i administratës amerikane në Tiranë shtoi se pavarësisht sukseseve prokuroria ka ende pune për të bërë. Duke iu referuar shifrave të USAID Withers tha se besimi i publikut për prokurorinë dhe luftës kundër korrupionit është rritur por duhet ende punë
për të bërë.
Struktura “Task Force” u krijua dy vjet më parë pranë prokurorisë së Tiranës, me mbështetjen e Ambasadës amerikane në Tiranë dhe pjesë përbërëse e saj, janë specialistë të Ministrisë së Financës, Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH). Në konferencën e sotme morën pjesë edhe Kryeprokurorja Ina Rama, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, kreu i
SHISH-it Bahri Shaqiri etj

(s.g/BalkanWeb)

Comments

No comments yet.

RSS feed for comments on this post.

Leave a comment

Sorry, the comment form is closed at this time.

Powered by WordPress

designed by A.S.-Media
visitors at Albania.de


Get Your Own Visitor Globe!