Finanziert von Deutschen Politiker: die Partei der Srapari Mafia Bande um Ilir Meta
Weitere neue Details um den Berufs Verbrecher und Abgeordneten der LSI Partei Nikollaq Neranxi im Schmuggler Prozess!
Hintermann der Albaner Mafia und Financier die FES und fast immer dabei die Staatlich finanzierte Profi Bestechungs und Lobbyisten Truppe um die GTZ und die Deutsche Botschaft die sogenannte DAW, welche auch praktisch alle Investoren in Albanien vernichteten, damit man in Ruhe Bestechungs Geschaefte mit Mafioesen Gruppen betreiben kann!
LSI Abgeordneter Nikollaq Neranxit wird wegen Schmuggel angeklagt:
Sowas finanziert bekanntlich die Deutsche Botschaft und Deutsche Politiker!
Kontrabanda e CD-ve, Neranxi në gjykatë
TIRANË - Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar hetimin dhe ka dërguar në Gjykatën e Lartë dosjen me të pandehur deputetin Nikollaq Neranxi, i akuzuar për kontrabandë. Organi qendror i akuzës konfirmoi dje zyrtarisht për “Korrierin”, se dosja ndaj deputetit Neranxi, i cili tashmë është pa imunitet, ndodhet në gjykatë, në pritje të shqyrtimit gjyqësor. Pak ditë më parë, prokurori i çështjes, Arben Kraja, ka përfunduar hetimin për çështjen, që ka nisur pas një kallëzimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe pasi i ka njoftuar akuzën deputetit Neranxi, e ka përcjellë dosjen në gjykatë. Burime pranë akuzës thanë se vepra penale, e cila i është atribuuar deputetit, ka të bëjë me veprimtarinë tregtare, që një nga kompanitë e tij ka ushtruar përgjatë viteve 2002-2004. Sipas akuzës, gjatë kësaj kohe Neranxi ka importuar nga Greqia lëndë të para ushqimore për llogari të tij, ndërsa materiale kancelarie për një tjetër firmë. Sipas kallëzimit penal të Drejtorisë së Doganave, këto materiale kancelarie, kryesisht CD, Neranxi nuk i ka deklaruar në doganë, duke iu shmangur detyrimeve doganore në një shifër që përllogaritet rreth 13 milionë lekë të reja. Por vetë deputeti Neranxi e ka mohuar kategorikisht një akuzë të tillë, duke argumentuar se të gjithë materialet e kancelarisë të kaluara në doganë nuk ishin pronë e tij. Pas hetimit të nisur prej rreth një viti, organi i akuzës pretendon se ka arritur të provojë kontrabandën që dyshohet se ka kryer kompania e deputetit, vetëm për produkte kancelarie dhe kryesisht CD plastike. Bashkë me lëndët e para ushqimore, janë transportuar nga Greqia dhe nuk janë deklaruar në doganë këto produkte, për të cilat Neranxi ka thënë si i merrte për një të njohurin e tij, të cilit i kishte premtuar se do t’i transportonte deri në kufi, por pa i kaluar në doganë. Nga ana tjetër, deputeti Neranxi e ka cilësuar akuzën si politike, duke u shprehur se qëllimi i vetëm është dëmtimi i imazhit të tij si politikan. L. Bakillari
http://www.korrieri.com/Aktualitet/1773.html
Comments
No comments yet.
RSS feed for comments on this post.
Leave a comment
Sorry, the comment form is closed at this time.
