5/23/2013

Die Antike Stadt Albanopolis bei Kruje in Albanien

Filed under: — Balkansurfer @ 8:53 am

update 23.5.2013, mit einem neuen Artikel, weil bis heute Nichts geschah in den vielen Jahren und nach unserem Artikel aus 2009
Seit einigen Jahren wird die in 2005 gefundene Antike Stadt Albanopoli zwischen Kruje und Fushe/Kruje ausgegraben.

Albanopolisi kthehet në kullotë për kafshët
 Shtatë vjet më parë Albanopolisi ishte sërish i harruar dhe dëmtuar, por tek-tuk dukej nga larg edhe ndonjë fragment monumenti. Sot, të duhet të pyesësh për të gjithë rrugën e shkurtër kur shkon në qytetin që i dha emrin shqiptarëve, se çfarë drejtimi të marrësh. Askujt nuk i intereson, ndërsa përreth tymi i zi i furrave të gëlqeres pushton qiellin. “Duhet me ngrënë, dhe këto budallallëqet…

Da wir den verantwortlichen Professor persoenlich kennen, ist es ohne Zweifel eine der spektakulaeren Ausgrabungen, denn Albanopli gehoert zu den alten Siedlungen auf dem Balkan und ist ohne Zweifel ueber 3.000 Jahre alt.

albanopoli

Haxhi Taga
Head of “Albanopoli” Association

http://jcrl.net/albania/blog/?p=216

28 Kor 2009 | Kulture
Trashëgimia arkeologjike dhe e natyrës, në rrezik
Nga Skënder Muçaj
Marrë nga Gazeta Shqiptare
Varr monumental ne selce.jpg


….me dhjetëra varreza tumulare në zonën e Kolonjës dhe Korçës janë gërmuar me buldozer, po të njëjtin fat kanë pasur rrënojat e kishave me afresk apo shpellat e eremitëve….

Nga Skënder Muçaj

Ditë më parë, një lajm i transmetuar nga mediat për shkatërrimin me dashje për qëllim përfitimi të disa varreve antike në nekropolin e Apolonisë, u shua shumë shpejtë dhe institucionet e specializuara që përgjigjen para ligjit e flakën në humnerën e madhe të harresës. Pati dhe më keq, para se ta flaknin, disa specialistë të këtyre institucioneve në vend që të merreshin me këtë fenomen që po shkatërron trashëgiminë kulturore, filluan të ironizonin edhe mediat për mungesë profesionalizmi në transmetimin e këtij lajmi.

Pesë pyetje (dhe të tjera) që kërkojnë shtetin…
Shkatërrimi me dashje për qëllim përfitimi i vlerave arkeologjike është një fenomen i izoluar, apo ai është bërë rrezik kombëtar për trashëgiminë që na kanë lënë të parët tanë? Shkatërrimi i vlerave arkeologjike për ndërtime të pa kontrolluara me dashje është një fenomen i izoluar, apo ai është bërë rrezik kombëtar për trashëgiminë që na kanë lënë të parët tanë? Shkatërrimi me dashje i vlerave të natyrës për t’u përdorur si objekt zbukurimi është një fenomen i izoluar, apo ai është bërë rrezik kombëtar për trashëgiminë natyrore? Trafikimi jashtë kufirit i objekteve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore është një fenomen i izoluar, apo ai është bërë rrezik kombëtar për këtë trashëgimi? A është e ligjshme pronësia private mbi objektet arkeologjike në Republikën e Shqipërisë?

Një Shqipëri e zgavruar kudo nga thesar-kërkuesit
Shkatërrimi me dashje për qëllim përfitimi i vlerave arkeologjike është një fenomen i izoluar, apo ai është bërë rrezik kombëtar për trashëgiminë që na kanë lënë të parët tanë? Nëse viziton një qendër arkeologjike apo çfarëdolloj monument rrënojë (banesë, kishë, xhami, varr, urë, sterna uji), kudo qofshin dhe çfarëdo kohe t’u përkasin, është e pamundur të mos shohësh gjurmët e thesar-kërkuesve. “Gërmimet” janë kryer me mjete nga më të ndryshmet, me kazmë dhe lopatë, matrapik, buldozerë apo eksplozivë. Ato i ndesh kudo, që nga majat më të larta të maleve deri në thellësinë e detit, edhe aty ku arkeologët nuk kanë mundur të shkelin. Fillimisht, pre e saj ishte pjesa jugore e Shqipërisë dhe më pas ajo u bë gjithëpërfshirëse. Thesar-kërkuesi, është një profesion i filluar vonë në Shqipëri, kryesisht pas vitit 1997, fillimisht në shoqërinë e të huajve, dhe tani duke e vlerësuar nga gjurmët e punës së tyre, ata me siguri zënë vendin e parë në botë. Thesar-kërkuesit, të pajisur me metalkërkues (detektor) ose jo ose edhe me harta (skica dore) të shkruar me alfabet grek (nga ai arkaik deri tek i sotmi), për çdo ditë janë në kërkim të thesareve apo në shkatërrim të kësaj pasurie kombëtare, ndoshta dhe e me porosi. Kjo e fundit është akoma dhe më e rëndë dhe nuk e dimë nëse Shërbimi Informativ i Shqipërisë e ka pjesë të punës së tij. Dëmet janë të mëdha dhe të pallogaritshme: me dhjetëra varreza tumulare në zonën e Kolonjës dhe Korçës janë gërmuar me buldozer, po të njëjtin fat kanë pasur rrënojat e kishave me afresk apo shpellat e eremitëve. Janë hapur aq shumë gropa në zona të larta dhe të largëta edhe me kazmë e lopatë, që sikur kjo energji njerëzore të ishte përdorur për mbjelljen e pemëve frutore, atëherë Shqipëria sot do ishte eksportuese e madhe. Një rast për të përmendur është ai i vërejtur në kalanë e antikitetit të vonë në vendin e quajtur Goricat e Blushit, në rrethin e Ersekës, shumë larg fshatrave të banuar të Vodicës dhe Blushit. Aty ata kishin bërë aq shumë gropa për të zbuluar objekte metalike, që nuk ishin gjë tjetër vetëm pjesë zinxhiri prej hekuri, që njerëz normal do të donin një kohë të gjatë për ta bërë. Pra, si ky ka dhe shumë raste të tjera që tregojnë se këta njerëz janë të sëmurë, që kanë nevojë për kurim, dhe kura më e mirë do të jetë zbatimi i ligjit me rreptësi. Vetëm nga një kontroll jo i plotë i bërë brenda mureve të qytetit antik të Cakranit, është vërejtur se janë dëmtuar më shumë se 20 monumente, ku midis tyre edhe një mozaik si ai i Bukuroshes së Durrësit (fundi i shek. IV apo fillimi i shek. III para Kr.). Të njëjtin fat ka pësuar dhe kisha e Shën Mërisë në fshatin Brar, në të cilën është ndërhyrë disa herë gjatë viteve të fundit për të kërkuar thesare. Dhe, për këto kërkime janë përdorur matrapikët e gurores pranë saj, duke shkatërruar dyshemenë dhe murin me afresk ku ka qenë ndërtuar varri i sebastit Mihal Skura, datuar më 1201.
Numri i tyre është me qindra dhe mijëra dhe kudo që të shkosh të gjitha njihen nga banorët, kurse të vetmit që nuk dinë gjë apo nuk u bënë përshtypje janë personat që ngarkohen nga ligji për t’i mbrojtur.

Qindra mijëra sheshe ndërtimi, dhe i plotfuqishmi buldozer

http://www.peshkupauje.com

Staats Archiv

Comments

No comments yet.

RSS feed for comments on this post.

Leave a comment

Sorry, the comment form is closed at this time.

Powered by WordPress

designed by A.S.-Media
visitors at Albania.de


Get Your Own Visitor Globe!