8/17/2009

Die grossen Balkan Verbrecher Kartelle: Damir Fazllic der Albanische Aussenminister Lulzim Basha und sein Schwager Erion Isufi

Filed under: — site admin @ 6:27 pm

Lulzim Basha hat ja schon Millionen € im Kosovo im UNMIK Verbrecher Kartell abgeräumt, aber mit Sicherheit ist die Zusammenarbeit mit Damir Fazllic einem Britischen Agenten des Mi6, der auch Chef des Serbisch-Bosnischen Geheimdienstes USB war in der wilden Zeit des Karadic, eine besonders peinliche Note für die US-Britischen Politiker denn Damir Fazlic ist auch mit Tom Ridge einem Vertrauten von Georg Bush eng verbunden.

Damir Fazllic, ist der Chef für Bestechung, gefakte Auslands Firmen um Politiker beteiligen und zwar für den gesamten Balkan.

siehe frühere Berichte über den in Albanien angeklagten Lulzim Basha, welcher der Drahtzieher auch im Bestechungsfall von Bechtel - Georg Strauss in Albanien ist.

Lulzim Basha kommt aus der Mafia Clan der “Basha” aus dem Mittel Kosovo, wo sowieso jeder kriminell ist.

Damir Fazllic

URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=27615
Damir Fazliç, biznes me kunatin e Lulzim Bashës
(Dërguar më: 05/10/08) Të paktën tre aktivitete tregtare janë hapur prej Damir Fazlic dhe Erion Isufit, kunatit të ministrit Lulzim Basha në vitin 2005, menjëherë pasi Partia Demokratike fitoi zgjedhjet parlamentare. Kryesisht këto firma synonin operimin në tregun e pasurive të paluajtshme duke zhvilluar projekte ndërtimi dhe të zhvillimit urban, shitblerje dhe ndërmjetësim të pasurive të paluajtshme, dhënien e konsulencës ekonomike tregtare dhe financiare për ndërmarrjet por edhe tregtimin, import-eksportin dhe magazinimin e mallrave të ndryshëm

TIRANE-Damir Fazliç, mafiozi serbo-boshnjak i arrestuar dje në Sarajevë e ka shtrirë perandorinë e tij të “biznesit” edhe në Shqipëri. Të paktën tre aktivitete tregtare janë hapur prej tij dhe Erion Isufit, kunatit të ministrit Lulzim Basha në vitin 2005, menjëherë pasi Partia Demokratike fitoi zgjedhjet parlamentare. Konkretisht, në datën 19 nëntor 2005, Damir Fazliç ka regjistruar në gjykatën e Tiranës kompanitë “Virtu Acquistations” dhe “SRF Deelopments” me ortak të vetëm Damir Fazliç dhe administrator Erion Isufin. Një ditë më pas, këta persona regjistrojnë edhe firmën tjetër “Crown Acquisitions”. Ajo që bie në sy është fakti se që të treja këto kompani e kanë selinë e tyre pikërisht në shtëpinë e kunatit të Lulzim Bashës: rr. Shinasi Dishnica, Pall. 2/4. Kryesisht këto firma synonin operimin në tregun e pasurive të paluajtshme duke zhvilluar projekte ndërtimi dhe të zhvillimit urban, shitblerje dhe ndërmjetësim të pasurive të paluajtshme, dhënien e konsulencës ekonomike tregtare dhe financiare për ndërmarrjet por edhe tregtimin, import-eksportin dhe magazinimin e mallrave të ndryshëm. Pra, del qartë se Erion Isufi, duke pasur kunat ish-ministrin e Transporteve dhe Punëve Publike, Lulzim Basha, vendosi të bëjë administratorin e tre firmave që zhvillonin projekte ndërtimi dhe urbane por dhe ndërmjetësim të pasurive të paluajtshme. Ai pra iu bashkua tre firmave të cilat kishin për pronar shtetasin Damir Fazliç, i hetuar në vendin e tij për evazion fiskal, mashtrime financiare dhe madje edhe për vrasjen e ish-kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç.
KUSH ESHTE ERION ISUFI
E ndërsa “karriera” kriminale e Damir Fazliç është bërë tashmë publike, mister mbetet lidhja e tij me kunatin e Lulzim Bashës, Erion Isufin. Ky ka kryer një master në universitetin e Utrehtit në Hollandë, ka punuar dhe katër muaj si përkthyes në UNMIK, në të njëjtën kohë me kunatin e tij dhe e ka lënë më pas këtë detyrë në mars të vitit 2005. Në këtë kohë ai kthehet për të punuar si koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave, nga ku më pas mbajti barrën e organizimit të shtabit elektoral të kandidatit për deputet Lulzim Basha. Në datën 3 shtator Lulzim Basha u emërua ministër i Transporteve. Vetëm dy javë më vonë, kunati i tij dhe bashkëpunëtori më i afërt, vendosi të bëjë biznes në cilësinë e administratorit të tre firmave të ndryshme në pronësi të Damir Fazliç.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Comments

No comments yet.

RSS feed for comments on this post.

Leave a comment

Sorry, the comment form is closed at this time.

Powered by WordPress

designed by A.S.-Media
visitors at Albania.de


Get Your Own Visitor Globe!