Einbruch in das SP Partei Buero in Durres
In der Partei Buero von Durres der SP Partei wurde eingebrochen und die Computer Daten u.a. der Mitglieder gestohlen
Shqiperi
Durres, vidhen zyrat e PS-se, Bizhga: Prapavije politike
DURRES- Dhunohen gjatë natë zyrat e PS në qytetin e Durrësit.Mësohet se nga selia është vjedhur një kompjuter laptop si dhe disa pajisje të tjera.
Kreu i partisë socialiste të qarkut të Durrësit Gazmir Bizhga i bën apel policisë për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e autorëve.
Sipas tij vjedhja nuk ka qenë ordiner, por ka një prapavijë politike.
“Në pamje të parë duket si një veprim ordiner, por nga pikëpamja e bazës së të dhënave që është marrë, veprimi ka qenë selektiv, dhe që lë vend për një hetim më të thellë. Besoj se kjo është kartolina më e mirë e vitit që ky kryeministër mund ti dërgonte PS dhe përgjithësisht opinionit në Durrës.”- deklaron Bizhga në një prononcim për NEWS24.

Në emër të socialsitëve durrsake Bizhga bën apel për zbardhjen e ngjarjes nga policia brenda një kohe të shkurtër, në të kundër thotë ai “mbetet serizorisht për tu parë që veprimi është thellësisht politik.”
(s.g/BalkanWeb)
Comments
No comments yet.
RSS feed for comments on this post.
Leave a comment
Sorry, the comment form is closed at this time.
