3/9/2010

Shkarkohet kryetarja e Shërbimit Civil: Mimoza Hysenaj

Filed under: — BuckZiesMutter @ 2:23 pm

Mimoza Hysenaj, den Chef einer wichtigen Kommision hat man entlassen, weil er eigenwillig keinerlei Gesetze achtete.

Shkarkohet kryetarja e Shërbimit Civil
» Vendosur: 08/03/2010 - 08:39
mafia

ADI SHKEMBI

Shkarkohet nga dety-ra kryetarja e Komisionit të Shërbimit Civil, Mimoza Hysenaj. Vendimi është marrë nga tre anëtarët e këtij Komisioni, Shahin Bistri, Kostandin Kazanxhi dhe Sajmir Mani gjatë një mbledhje të zhvilluar në 5 mars. Në vendim janë renditur 20 shkelje të bëra nga kryetarja Hysenaj gjatë kohës që ajo ka drejtuar këtë institucion. Sipas anëtarëve ndër shkeljet më të theksuara të kryetares së KSHC-së bllokimi i ekzekutimit të vendimeve të marra nga shumica e anëtarëve nga janari 2009 e në vijim, duke shkelur ligjin e funksionimit të KSHC-së të miratuar nga Parlamenti. “Janë 22 vendime për ankesa të ardhura që nga muaji janar 2009 deri në shtator 2009, të cilat janë bllokuar për njoftimin e tyre ndaj palëve pa asnjë shkak ligjor", thuhet në vendimin e firmosur nga tre anëtarët. Gjithashtu Hysenaj akuzohet se nuk ka respektuar kërkesat ligjore të anëtarëve të KSHC-së për thirrjen nga kryetarja të mbledhjes së këtij institucioni si dhe mospërfshirjen në rendin e ditës të çështjeve ligjore të propozuara nga shumica e anëtarëve të këtij Komisioni. Kreu i KSHC-së, sipas tre anëtarëve ka kryer pagesa të paligjshme nga buxheti i institucionit. “Me urdhër të paligjshëm paguhet i ashtuquajturi ’shef kabineti dhe zëdhënës i Komisionit’, i emëruar prej kryetares në kundërshtim me ligjin përmes një akti absolutisht të pavlefshëm; ka shkelur rëndë procedurat ligjore për vlerësimin vjetor të nëpunësve civilë të sekretariatit teknik të KSHC-së dhe abuzim me dëm ekonomiko-financiar për dhënien e shpërblimeve", thuhet më tej në vendimin e anëtarëve të këtij Komisioni. Shumica e anëtarëve vlerësojnë në të njëjtën kohë se Hysenaj ka shkelur ligjin duke mos përfshirë në rendin e ditës prej më shumë se 2 vjetësh zgjedhjen e nënkryetarit si dhe nuk ka hedhur për votim në seancat e punimeve propozimet e bëra nga shumica në Komision. “Shpesh mbledhjet ndërpriten dhe kryetarja largohet pa shkak të ligjshëm. Ka shkelur kushtetutën, neni 142 pika 3, mos ekzekutimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë", theksohet në vendimin e tre anëtarëve. “Nxjerrje e urdhrave të kundra ligjshme dhe me pasoja financiare për shumicën e anëtarëve të KSHC-së. Kryetarja me urdhër të brendshëm, pa asnjë bazë ligjore ka urdhëruar ndalimin e pagës së të gjithë anëtarëve të KSHC-së duke iu kundërvënë kështu hapur dhe me mjet antiligjor qëndrimit të tyre ndaj shkeljeve të shumta të kryetares", vijon më tej vendimi.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=38989

Comments

No comments yet.

RSS feed for comments on this post.

Leave a comment

Sorry, the comment form is closed at this time.

Powered by WordPress

designed by A.S.-Media
visitors at Albania.de


Get Your Own Visitor Globe!