5/28/2010

Der Prozeß, gegen den Mehrfach Polizisten Mörder Dritan Dajti hat nun begonnen

Filed under: — Balkansurfer @ 8:07 pm

Der Prozeß hat nun begonnen, gegen den Mehrfach Mörder Dritan Dajti, der obwohl 2003 bereits wegen Mord verurteilt wurde, entfliehen konnte und recht munter überall auch in Europa herum reisen konnte! Erinnerungen an die Crime Lords und Verbrecher Kartelle um Hekuran Hoxha und der Deutschen Diplomaten Verbrecher Kartelle kommen in Erinnerung, weil ebenso ein Hekuran Hoxha, vor kurzen freigelassen wurden, nachdem diese merkwürdige Justiz eine Anklage verweigerte und verhinderte, wie es durchaus üblich ist für Geld.


Nun hat der Prozeß gegen den Mörder Dritan Dajti begonnen, der schon 2003 wegen Mord an einem prominenten Geschäftsmann verurteilt war und so einfach aus dem Gefängniss fliehen konnte, weil man sich Alles kaufen konnten und die Polizei praktisch 100% von der Mafia übernommen war.

Vor Geschichte: Top Gangster erschiesst in Durres 4 hoch rangige Polizisten, darunter den Anti Mafia Chef von Durres, Anfang August 2009, in der Verbrecher Hochburg “Pista Ilyira", südlich Durres.

Angeklagt ist auch sein Freund: Georgi Ergest und ehemaliger Mitarbeiter der Polizei von Durres, Mariglen Muca, der Kommissar war, für die Pista Illyria, wo Alles von Kriminellen seit Jahren unter Kontrolle ist. Mariglen Muca, war eine Cooperation mit den Banden um Dritan Dajti eingegangen, der trotz Haft Befehl ungehindert auch ins Ausland reisen konnte. Wer wohl da wieder die Visas ausgestellt hat und wer die Visa Garantien besorgte.

TV Video, der Gerichts Verhandlung

28 Maj 2010 - 16:29 | Shqiperi
TRANSLATE Perktheje lajmin ne gjuhe te tjera

Hapet procesi ndaj Dritan Dajtit ja akuzat
Hapet procesi ndaj Dritan Dajtit ja akuzatTIRANË- Merr fund maratona me seanca të dështuara ndaj Dritan Dajtit që akuzohet se ekzekutoi një vit më parë 4 oficerë policie.
Sot Gjykata e Krimeve të Rënda më në fund ka nisur procesin gjyqësor ndaj Dritan Dajtit që akuzohet për vrasjen e katër punonjësve të Policisë së Shtetit në Gusht të vitit 2009 në Durrës.
Në këtë proces, Dajti që nuk ishte i pranishëm në seancë do të procedohet së bashku me dy të dyshuarit si bashkëpunetorë të tij, kunatin e tij, Ergest Xhorxhi dhe ish- punonjësin e policisë së Durrësit, Mariglen Muça.
Dy prokurorët që ndoqën cështjen janë Ardian Nezha dhe Eugent Beci.
Gjatë seancës sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda, përfaqësuesi i prokurorisë, Ardian Nezha, lexoi për afro 30 minuta kërkesën për procedimin e 3 të pandehurve, duke njoftuar akuzat e rënda të ngritura ndaj tyre.
Prokurori Nezha prezantoi rezultatet e hetimit për ngjarjen e rëndë të 9 Gushtit të 2009 në Durrës, duke e akuzuar të pandehurin Dajti si autorin e vrasjes me armë zjarri të katër ish-oficerëve të Policisë së Shtetit, Festim Xhanin, Artur Duçkollarin, Altin Dizdarin dhe Kastriot Feskën.
Më tej, prokurori Nexha tregoi akuzat e ngritura për dy të pandehurit e tjerë të procesit. Kështu, të pandehurin Ergest Xhoxhi e akuzoi për përkrahjen e Dajtit në tentativat e tij për t’iu shmangur forcave të rendit kur ishte në kërkim si dhe për falsifikim dokumentesh. Ndërkohë që ish- punonjësin e Policisë së Durrësit, Mariglen Muca, e akuzoi për “abuzim me detyrën", duke nënkuptuar ndihmën e dhënë prej tij ndaj Dajtit kur ai ishte në kërkim nga autoritet e drejtësisë.
Gjatë kësaj seance, prokurori listoi edhe provat për të provuar fajesinë e të pandehurve si dhe paraqiti listën me dëshmitarët që do të thërriten në këtë proces, që janë mbi 20 persona.
Pjesemarrës në këtë seancë ishin të pandehurit Mariglen Muca dhe Ergest Xhoxhi, ndërsa mungoi për arsye shëndetësore i pandehuri Dritan Dajti. Para hapjes së procesit gjyqësor, dy të pandehurit kërkuan veçimin e cështjes nga ajo e Dajtit, por kërkesa e tyre është kundërshtuar nga prokuroria e më pas Gjykata me argumentimin se dëmtohet procesi.
Seanca e sotme shënon fillimin e shqyrtimit gjyqësor të çështjes, pas shumë seancash të pezulluara në këto tre muaj përgjithësisht për shkak të mungesës së të pandehurve dhe avokatëve të tyre mbrojtës.
Gjithcka që lidhet me këtë proces ka ndodhur më 9 Gusht të vitit 2009 në Durrës, ku katër efektivë të Policisë së Shtetit mbetën të vrarë me armë zjarri në operacionin për të arrestuar të shumëkërkuarin Dritan Dajti.
I pandehuri Dajti akuzohet se hapi zjarr ndaj forcave të rendit duke vrarë efektivët e policisë Festim Xhanin, Artur Duçkollarin, Altin Dizdarin dhe Kastriot Feskën, shpallur Dëshmorë të Atdheut. Gjatë shkëmbit të zjarrit me policinë, i pandehuri Dajti akuzohet se ka vrarë edhe mikun e tij Ledion Mara.
I plagosur edhe vetë në këtë operacion, Dajti u arrestua dhe më pas u izolua në Spitalin e Burgut. Pas trajtimit mjeksor, ai është izoluar në qelitë e burgut të Tiranës.
38 vjecari Dajti ishte shpallur në kërkim nga autoritet policore, pasi ishte arratisur nga Gjykata e Tiranës në vitin 2003, ndërsa procedohej për vrasjen e një biznesmeni në Tiranë për të cilën u dënua me burgim. Gjatë kohës që ishte në arrati, Dajti, sipas burimeve të policisë, mendohet se ka qenë edhe jashtë vendit, ku dyshohet se është përfshirë në veprimtari ilegale. Ndërkohë që kohët e fundit ai strehohej në qytetin e Durrësit dhe prezantohej si nënkomisar policie.
(d.b/BalkanWeb)

Comments

No comments yet.

RSS feed for comments on this post.

Leave a comment

Sorry, the comment form is closed at this time.

Powered by WordPress

designed by A.S.-Media
visitors at Albania.de


Get Your Own Visitor Globe!