Secret Service SHIS, warnt in einem Parlaments Report, vor dem Ausverkauf der Kueste, durch die Russen-Italienische und Mafia aus Israel
SHQIP
Secret service reports warn that organised crime syndicates are investing in real estate on Albania’s coast.
Der Premier Salih Berisha, hat im Juli einen Ordner erhalten, mit den Namen höchst rangiger Beamter und Politiker, welche direkt von der Internationalen Mafia finanziert werden, genauso welche Politiker (vor allem auch um die LSI Partei des Ilir Meta).
Ähnlich, wie in Montenegro, will man ueber Schein Firmen u.a. auf Zypern, ein grosses Geldwaesche System auch in Albanien ankurbeln und auch Grundstuecke an Sued Albaniens Kueste erwerben. Vor allem sollen Gelder aus dem Drogen Handel gewaschen werden und aus Waffen- und Treibstoff Geschaeften, was aber Nichts Neues ist. Haupt Grund, das sich die Grossen mit Hilfe korrupter Politiker und Richter freikaufen, vor Straf Verfolgung, wobei der Fall Hekuran Hoxha nur der Aktuelle ist und lt. Interpol, der Normal Zustand in Albanien.
Wie historisch bewiesen und dokumentiert ist, haben Deutsche Diplomaten und Politiker gezielt, die Drogen Netze in Deutschland aufgebaut, die Clans mit Visas ausgestattet und direkt u.a. mit VW, Medien, Mercedes und Siemens die Top Mafia im Balkan als Partner gesucht, inklusive bekanntlich der BayernLB mit der Hypo Alpe Adria. Juengst haben deshalb hohe EU und Interpol Beamte, Montenegrinischen und Albanischen Politikern die Verhaftung angedroht.
In Montenegro, hat diese Art von Politik und der Betonierei an der Kueste, zu einem Debakel gefuehrt.

Mafia ruse, italiane e izraelite mësyjnë ekonominë shqiptare
27/06/2010
Bledi Gilaj
HISH paralajmëron Komisionin e Sigurisë për kërcënimet kombëtare
Narkotrafiku i shqiptarëve
Gjatë raportimit, krerët e SHISH-it kanë vënë në dukje për deputetët e sigurisë kombëtare se disa trafikantë shqiptarë të drogës, rezidentë në vende të Amerikës Latine, po tentojnë të përfshihen në fusha investimesh të rëndësishme në Shqipëri, veprimtari që sipas SHISH-it krijojnë mundësi dhe terren për kamuflimin e trafikut të kokainës, si dhe riciklimin e produktit kriminal. Më tej, shërbimi sekret shqiptar vë dhe njëherë në dukje se produkti kriminal i përfituar nga narkotrafiku vijon të investohet në blerje trojesh, ndërtim, blerje të mjeteve të rënda që përdoren në industrinë e rëndë, por edhe në industrinë e lehtë dhe ushqimore.
Falsifikimet dhe pastrimi i parave
Veç narkotrafikantëve, një formë tjetër kriminaliteti e rrezikshme dhe e organizuar që po realizohet me efikasitet, për Shërbimin Informativ është prodhimi dhe falsifikimi i kartëmonedhave dhe bonove të privatizimit në vend, ose futja e tyre nga jashtë, me destinacion tregun shqiptar. Në raportin e SHISH-it deklarohet se në të shumtën e rasteve origjina e këtij aktiviteti është Serbia, Bullgaria e Maqedonia. Ndërkaq, një tjetër problem shqetësues për sigurinë kombëtare evidentohet edhe mashtrimi financiar. Sipas të dhënave në raport, mashtrimet financiare tashmë nuk evidentohen vetëm gjatë realizimit të kontrabandës, evazionit fiskal, prokurimeve publike, por edhe duke krijuar skema piramidale, kryesisht të kamufluara, si veprimtari në fushën e sigurimeve. SHISH është shprehur se origjina e këtij aktiviteti është edhe Shqipëria, por nuk përjashtohen Maqedonia dhe Kosova.
SHISH ka vënë në dukje më tej se mallrat që kontrabandohen po krijojnë realisht shqetësim për ekonominë e vendit. “Këto mallra kanë të bëjnë me ato të akcizës, kryesisht cigare, kafe dhe karburante. Gjithashtu është rritur tendenca e kontrabandimit të mallrave si konfeksione, elektroshtëpiake dhe mallra të tjera elektronike. Origjina e lëndës së parë apo e vetë këtyre mallrave është Kina”, shprehet Shërbimi Informativ Shtetëror.
Ndërsa Pastrimi i Parave është sofistikuar dhe rruga për evidentimin e këtij aktiviteti është vështirësuar, sipas SHISH, vepra kriminale e pastrimit të parave brenda Shqipërisë dhe në Ballkan po shkon drejt sofistikimit. Investimet direkte apo indirekte të produktit kriminal të përfituar po rrallohen, ndërkohë që grupe kriminale, kryesisht të huaja, po punojnë në këtë fushë përmes operacioneve të ndërlikuara bankare.
Mafia italiane, ruse dhe izraelite
Një tjetër shqetësim edhe më i madh për sigurinë kombëtare, i vënë në dukje nga SHISH, ka të bëjë me organizatat mafioze kalabreze, që po ndërveprojnë me shtetas shqiptarë nga një qark ndër më të mëdhenjtë e më të pasurit në Shqipëri. “Grupe kriminale kazaleze (napolitane) po shprehin dëshirën të investojnë në Shqipëri në drejtim të ngritjes apo blerjes së kazinove, ashtu siç është bërë në Mal të Zi dhe Maqedoni. Organizata mafioze, “Ndrageta”, nëpërmjet disa lidhjeve të saj, shtetas italianë të paraqitur në Shqipëri si investitorë të rëndësishëm, po synon investimin në fushën e ndërtimeve”, jep alarmin SHISH.
Më tej, ekspertët shprehen se informacione të shumta të mbërritura dëshmojnë se Shqipëria është tashmë në fokusin e investimeve të dyshimta ruse. “Konfirmohet interesimi për blerjen e tokave në bregdet dhe zona të ndryshme turistike. Gjithashtu disponohen të dhëna se edhe elementë të krimit të organizuar izraelit po synojnë tregun shqiptar të lojërave të fatit dhe investime në fushën e energjetikës”, raporton Shërbimi Informativ.
Paralajmërimet e shërbimit sekret
Nga analiza vlerësohet se gjatë periudhës së krizës financiare, por edhe më tej, qëllimi i grupeve të krimit të organizuar mund të jetë vendosja e kontrollit mbi aksionet e kompanive në krizë, ose pronësia mbi to. “Turizmi, biznesi i hotelerisë, pronat e patundshme dhe operacionet me to, ndërtimi dhe prodhimi i materialeve të ndërtimit, përpunimi dhe shfrytëzimi i teknologjive energjetike alternative, mund të jenë më të rrezikuarat”, ka vënë në dukje SHISH. Më tej vlerësohet se potencialet ekonomike shfrytëzohen në funksion të fuqizimit disa planesh me ambicie ndikimin në favor të politikave përkatëse. Më tej shpjegohet se rritja e aksesit politik dhe ekonomik konsiderohet si një ndër elementët prioritarë në realizimin e pretendimeve në momentin oportun, për dominim në dëm të interesave tona kombëtare.
…………………
http://balkanblog.org/2010/06/28/albanischer-geheimdienst-schlaegt
Man kann jetzt auf eine reale Reaktion des Staates warten, denn aus Sarande kommen in diesen Tagen, beunruhigende Nachrichten, das weiter wild herum gebaut wird.
Die VW Vertretung in Montenegro, eng mit dem Drogen- Zigaretten- Treibstoff Schmuggel verbunden und auch in der Porto Romana Nord Durres im Oil Terminal natuerlich mit Lukoil aktiv.
Beim Aufbau dieser Verbrecher Kartelle, spielen prominete SPD Politiker, eine Schluesselrolle, welche von VW gekauft wurden.
Wir berichteten hierueber.
Die Task Force, beschlagnahmte erneut Bankkonten und Immobilien von Offiziellen, welche kriminellen Syndikaten angehoeren.
Monday, June 28, 2010
Albania, Hezbollah and the labyrinth of international illegal arms trafficking
Jun 13, 2010
By Ioannis Michaletos | The Balkan region has a colorful recent history regarding the existence of Jihadist and terrorist networks that are directly related to the ones in the Middle East.
The issue has gathered importance in the beginning of 2010 when the Israeli foreign minister, made explicit remarks on the issue, whilst an interesting aspect has emerged through many information channels that relates to the existence of direct Hezbollah ties in the Balkans and most specifically in Albania.
At a meeting with FYROM’s Prime Minister Nikola Gruevski in January, the Israeli Foreign Minister Avigdor Lieberman said that the Balkan states were the new target of global jihad.
“Current reports clearly indicate that the region of the Balkans is the new target of global jihad, which intends to establish infrastructure and recruit activists there,” Lieberman said.
“That is seen from the attempts of certain Islamists, in particular Saudi organizations that are transferring their funds to Africa and South America in order to bring them to the regions inhabited by Bosnians and Albanians,” he added…..
http://serbianna.com/analysis/?p=572
Ilir Meta, traf sich gerade mit seinen arabischen Partnern aus 1999.
SHIS Geheimdienst Bericht Teil 2SHIS Geheimdienst Bericht Teil III
Die Legalisierung der illegalen Bauten auf gestohlenen Grundstücken ist Albaniens grösstes Problem und System der korrupten POlitiker und der Internationalen Mafia.
Konfliktet e pronësisë
Neuer Artikel mit vielen Details, über Russische Immobilien Firmen in Albanien und Geldwäsche von Lukoil und Gazprom in Albanien

Treibstoff LKW der “Firma “Roksped (auch VW-Audi Vertretung)” in Durres, welche zum Mafia Clan Stanaj gehört, welche Lukoil Verträge hat und Lukoil Tankstellen in Montenegro.
URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=82908
Pronat e patundshme, ‘Harta ruse ne Shqiperi’
(Dërguar më: 02/08/10) Genci Kondi
Shitësit: Paratë e rusëve vijnë nga Qipro dhe Zvicra
Pa bërë bujën e shumë të huajve të tjerë, in vestitorët rusë kanë ardhur tashmë në Shqipëri, ku janë të pranishëm në treg, me synimin kryesor, blerjen e pronave të patundshme. Agjencitë imobiliare vënë në dukje se të paktën që nga viti 2008, është vënë re një rritje e interesit nga përfaqësues të manjatëve nga Rusia për të “matur pulsin” e këtij tregu, kryesisht për të parë çmimet, afatet dhe kushtet e shitblerjeve, situatën ligjore e infrastrukturore në zona të ndryshme të vendit. Ndonëse agjentët imobiliarë thonë se numri i rusëve që kanë ardhur në Shqipëri mbetet ende i ulët dhe nuk mund të cilësohet ende si ndonjë potencial i madh tregu, fakt është se mbërritja e tyre është një faktor për t’u marrë parasysh.
Kështu, një metër truall në Shëngjin mund të blihet edhe me 40-100 euro për metër katror, ndërkohë që menjëherë pas kufirit, e njëjta pronë nuk mund të sigurohet me më pak se 350, madje edhe me 550 euro. Sipas pronarëve të agjencive imobiliare, paratë për pagesat, ashtu si edhe në rastin e Malit të Zi, investitorët duket se i sjellin nga fonde të posaçme nëpërmjet vendeve të treta, si Qiproja, Zvicra, Britania e Madhe, kompani vendase që veprojnë për ta, dhe një pjesë direkt me para në dorë (cash).
Në këtë lëvizje të tyre, ku duhet të ketë pasur edhe një lloj nxitjeje nga personalitete të caktuara, shqiptarë apo të huaj, ka luajtur pa dyshim rol, afërsia gjeografike me zonën tashmë “të pushtuar” prej tyre, Malin e Zi. Dhe, si më pranë gjeografikisht që është me Malin e Zi, Shëngjini duket se ka qenë joshja e parë e njërit prej grupeve më potenciale të investitorëve rusë, të cilët e shndërruan Ulqinin e gjithë bregdetin malazez ndër vendet më të shtrenjta turistike në Ballkan. Çmimet mjaft të ulëta të trojeve dhe të apartamenteve në Shqipëri, rreth 3-4 herë më të lira se në Mal të Zi, janë një arsye shumë e fortë për të shtyrë këtë kategori investitorësh drejt Shqipërisë, sipas operatorëve të të patundshmeve.
Pronat, ofertat në internet për rusët
Janë së paku dy agjenci të specializuara në biznesin e pronave të paluajtshme Shqipëri-Rusi. “OÇAG” dhe “Albanianrealty” ofrojnë apartamente, toka, hotele dhe komplekse të tëra turistike për klientët e Federatës Ruse në bregdetin shqiptar. Kryesisht, oferat përfshinë zonat e Sarandës dhe Durrësit me apartamente që fillojnë 650 euro/ m2 e deri tek hotelet e mëdha për të mësuar çmimin e së cilave duhet të telefonosh në numrat e telefonit, në Tiranë ose Moskë. Dy agjencitë turistike kanë faqet e tyre të internetit, kuptohet në gjuhën ruse. Aty jepen të gjithë detajet e objekteve të tregut, sipërfaqja e ndërtimit, pozicioni në hartë, komoditeti, pa harruar çmimin i cili është në shumë raste, i negociueshëm. Madje kompania “OÇAG” ofron edhe ture të veçanta për grupe biznesmenësh, investitorësh apo turistësh të cilët kërkojnë të njihen me tregun imobiliar në Shqipëri. Konkretisht, agjencia “Albanianrealty” ofron apartamente në kompleksin “Oslo” me hapësirë duke nisur që nga 185 e 144 metra katrorë e deri tek garsonieret me 53 metra katrorë. Çmimi i tyrë është 650 euro/ metri katror. Ofertat vazhdojnë edhe me ndërtime në kryeqytet. Apartamentet në kompleksin “Dajti” në Tiranë kushtojnë 800 euro metri katror, ndërsa për tokat çmimi nuk bëhet publik dhe kërkohet takim për negociata.
MBESHTETJA E QEVERISE
Qeveria shqiptare i ka ftuar publikisht biznesmenët rusë të investojnë në Shqipëri. Ambasadori ynë në Moskë, Sokol Gjoka ka ftuar biznesmenët rusë të investojnë madje edhe për një central atomik. Pas dorëzimit të letrave kredenciale presidentit rus Dmitri Medvdev, ambasadori Sokol Gjoka doli në një konferencë shtypi, ku mbajti një referat të zgjeruar mbi politikën e brendshme dhe të jashtme, problemet dhe rezervat e bashkëpunimit rus-shqiptar. “Një fushë e investimeve ruse mund të jetë ndërtimi i një stacioni elektrik atomik”, tha Gjoka. Ambasadori vuri në dukje se investitorët e huaj, pra edhe rusë, për të cilët janë të interesuar autoritetet shqiptare, kanë mundësinë të marrin tokë me qira për 99 vjet me një tarifë modeste prej 1 euro për metër katror në vit. Nuk ka kufizime për përfitim pronash të patundshme. “Sipas fjalëve të ambasadorit, pala shqiptare ka planifikuar negociata me “Gazprom-in”, “Lukoil-in”, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Federatës ruse (TPP RF). Një sektor tjetër i aplikimit të investimeve ruse do të mund të ishte modernizimi i kryer në Shqipëri i elektro-energjetikës, përfshirë ndërtimin e një centrali elektrik atomik”, citohet ambasadori në artikullin e ekspertit të politikës së Jashthme, Andrej Nikitin, botuar në sajtin e internetit të universitetit MGIMO të MPJ-së ruse
Peinlich wird es das Premier Minister Salih Berisha, der im Juli, einen Ordner erhielt vom Geheimdienst Chef Bahri Shaqiri, mit Namen höchst rangiger Beamter, Politiker usw.. welche direkt von der Internationalen Mafia finanziert werden. Besonders problematisch ist sein Partner Ilir Meta und dessen von der Mafia finanzierten Partei LSI. Noch problematischer ist inzwischen Salih Berisha selbst, welcher den SHIS Chef Bahri Shaqiri absetzen lassen will, das neue Geheimdienst Gesetz des SHIS verhindert, wie das Gesetz, für die Funktion der Justiz nur um an der Regierung zu bleiben! Mit System versucht Salih Berisha, diese Kontakte auch in die Internationale Mafia direkt wie mit Damiz Fazllic, oder zu Rrahman Selmanllari und vor allem die Super Verbrecher um die LSI Partei zu vertuschen und zu vernebeln.
Beteja e Berishës me SHISH, pas raportit për krimin e organizuar
16/10/2010
Skerdilajd Zaimi
Dokumenti nga agjencitë e huaja i është dorëzuar Kryeministrit tre muaj më parë
Zbardhen fakte të reja në lidhje me “luftën” mes Kryeministrit Berisha dhe shërbimin sekret shqiptar. Burime diplomatike të akredituara në Tiranë bënë të ditur dje për gazetën “Shqip” se ajo çfarë ndodhi në verën e këtij viti, e finalizuar në seancën e 22 korrikut, kur deputetët e Partisë Demokratike tentuan të bëjnë një amendim të posaçëm në ligjin “Për Shërbimin Informativ të Shtetit” me synim largimin e drejtorit Bahri Shaqiri, lidhet vetëm me natyrën e informacionit që ky i fundit ka referuar në rrugë zyrtare, ku akuzohen lidhje të segmenteve të rëndësishme të qeverisë me krimin e organizuar. I asistuar nga shërbimet partnere, SHISH ka depozituar në Komisionin Parlamentar të Sigurisë një raport të punës së vet, i cili është zbardhur pjesërisht në Këshillin Kombëtar të Partisë Socialiste i mbajtur më 26 qershor të këtij viti. …………….ë seancën e 22 korrikut, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk pranoi të votonte amendimin që i jepte udhë shkarkimit të Bahri Shaqirit. I parë si një platformë sulmi dhe akuze, raporti i SHISH si i tillë e ka lënë madje vetëm Kryeministrin në këtë betejë, për sa kohë aleati i tij, Ilir Meta, është distancuar nga loja e pastrimit të agjencisë problematike, duke u rreshtuar në krah të partnerëve ndërkombëtarë. Në vështrimin formal, i gjithë ky zhvillim në prapaskenë i ngjarjeve gjen vërtetësi për sa kohë që vetë politika, së fundmi, konfirmon gabimin e një Kryeministri që nuk reagon ndaj të dhënave shumë problematike. “Ka më shumë se tre muaj që Berisha ka një dosje me emra zyrtarësh të lartë që janë të sponsorizuar për ngritje në detyrë nga krimi i organizuar dhe mafia ndërkombëtare. Janë emëruar në këto detyra të larta shtetërore, të sponsorizuara nga bota e errët e krimit. Ky është një fakt shumë i rëndë që hedh përgjegjësi jo vetëm mbi këta zyrtarë, por edhe mbi Kryeministrin dhe që duhet të shkarkojë ministrat dhe t’i drejtohet popullit për gjykim me votë të lirë”, deklaroi dje për “Top Channel”, deputeti socialist, Saimir Tahiri. ……………..
http://www.gazeta-shqip.com/index/index/44ed53230c9238e727a320678ef24986.html
Pasaporta 100 mijë euro, festë në Rusi
Nga Thanas Mustaqi
- Ekspertët parashikojnë kërkesa të mëdha për marrjen e nënshtetësisë shqiptare nga ana rusëve, meqenëse pasaporta do të ishte leje-hyrje në hapësirën Shengen. “Çdo pasaportë që mundëson udhëtim pa viza në BE, zgjon gjithmonë interes” – komentoi nismën e Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha drejtori i zyrës në Moskë i kompanisë konsulente “Tax Consulting U.K.” Eduard Savuljak
- Skepticizmi: një ekspert thotë se vetëm për të udhëtuar në BE pa vizë si zor që dikush do “blejë” pasaportë shqiptare: “Viza tre-vjeçare Shengen kushton vetëm 3.000 euro. Por dhe perspektivat e Shqipërisë për anëtarësim në BE nuk janë të qarta”
- Mënyra më e lehtë për të investuar para në ekonominë e çdo vendi është të blesh atje shtëpi. Në Shqipëri, sikurse dihet, deri më sot, mbeten çmimet më të ulëta për pronat e patundshme. Sipas portalit Prian.ru, blerja e një apartamenti, “me çelësa në dorë” në vijën e parë të bregdetit kushton 650 deri 800 euro për metër katror, kurse në vijën e dytë 450 – 650 euro për metër katror.
- Problemi kryesor nuk qëndron në faktin që ka apo nuk ka kërkesa për aplikime, por në Bruksel. Si zor që Evropës do t’i pëlqejë që vetëm me 100 mijë euro, çdokush mund të blejë një pasaportë shqiptare, dhe të hyjë me të pa vizë në territorin e zonës Shengen
Ekspertët parashikojnë kërkesa të mëdha për marrjen e shtetësisë shqiptare nga ana e shtetasve të Rusisë, meqenëse pasaporta do të jetë leje-hyrje në hapësirën Shengen. Mediet ruse, ukrainase, bjelloruse i kanë bërë jehonë të gjerë deklaratës së Kryeministrit shqiptar Sali Berisha se “ata që kanë investuar 100 mijë euro të marrin shtetësinë shqiptare”. E përjavshmja “Investigim” boton një përmbledhje të komenteve në Moskë, Kiev, Minsk. Sikurse është bërë e ditur, shefi i Ekzekutivit kërkoi rishqyrtim të ligjit për shtetësinë, ndërsa theksoi se ligji ka nevojë të përcaktojë standarde të reja, duke ruajtur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja për heqjen e vizave. Berisha nënvizoi më tej se “ligji duhet të përcaktojë kushte, në të cilat ata që kanë investuar 100 mijë euro të marrin shtetësinë shqiptare”. Sipas tij, ky ligj nxit investimet e huaja në Shqipëri. “Dëshira për të investuar në Shqipëri dhe për të marrë shtetësinë shqiptare është reale. Shumë biznese kanë kërkuar, por tani duhet të njihet me ligj”, tha Berisha.
Ndërkohë, Berisha theksoi se shtetësinë shqiptare duhet ta marrin dhe të gjithë personat me origjinë shqiptare, në përmbushje me detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e heqjes së vizave.
FESTË
Nuk ka dyshim, mënyra më e lehtë për të investuar para në ekonominë e çdo vendi është të blesh atje shtëpi. Në Shqipëri, sikurse dihet, deri më sot, mbeten çmimet më të ulëta për pronat e patundshme. Sipas portalit Prian.ru, blerja e një apartamenti, “me çelësa në dorë” në vijën e parë të bregdetit kushton 650 deri 800 euro për metër katror, kurse në vijën e dytë 450 – 650 euro për metër katror. Ekspertët parashikojnë kërkesa të mëdha për marrjen e shtetësisë shqiptare nga ana e rusëve, meqenëse pasaporta do të jetë leje-hyrje në hapësirën Shengen. “Çdo pasaportë që mundëson udhëtim pa viza në BE, zgjon gjithmonë interes” – komentoi nismën e Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, përfaqësuesi i kompanisë konsulente “Tax Consulting U.K.”, drejtori i zyrës në Moskë Eduard Savuljak. “Megjithatë, – paralajmëroi eksperti, gjithçka varet nga kërkesat konkrete, që i paraqiten një aplikuesi për shtetësinë – sa shpejt mund të merret një pasaportë dhe a duhet apo jo me këtë rast të banosh realisht për njëfarë kohe në Shqipëri… Në qoftë se koha për lëshimin e pasaportave nuk kalon një vit e gjysmë, dhe nuk është e detyrueshme të banosh, kjo është vetëm festë. Nga shtetasit e Komonuelthit të Shteteve të Pavarura ish-sovjetike, si dhe nga arabët, etj. nuk do të ketë kundërveprim” – garantoi eksperti i shquar bankar dhe i imobilareve Savuljak, i cituar nga portali “Еuromag”
BRUKSELI
Ndërkohë eksperti për problemet e pronave të patundshme jashtë shtetit, drejtuesi i portalit “indriksons.ru” Igor Indirksons nuk është fare dakord me këtë deklaratë. Ai thotë se vetëm për të udhëtuar në BE pa vizë si zor që dikush do të “blejë” pasaportë shqiptare. “Viza tre-vjeçare Shengen kushton vetëm 3.000 euro”, – sqaroi ai. “Por dhe perspektivat e Shqipërisë për anëtarësim në BE nuk janë të qarta” – ka shtuar Indriksonsi. Nuk ka dyshim, mënyra më e lehtë për të investuar para në ekonominë e çdo vendi është të blesh atje shtëpi, thotë ai. Sipas Igor Indriksonsit, aktualisht në Shqipëri kostoja për metër katror banesë është rreth 500 euro. “Prandaj, është e mjaftueshme të blesh dy apartamente me sipërfaqe njëqind metra katrorë secili, dhe të dorëzosh dokumentet për nënshtetësi. Por Shqipëria, për shkak të nivelit të lartë të kriminalitetit, nuk ka fare popullaritet”, – tha ai. Megjithatë, paralajmërojnë ekspertët, problemi kryesor në funksionimin e programit nuk qëndron në faktin që ka apo nuk ka kërkesa për aplikime, por në Bruksel. Pavarësisht se në fakt me nënshtetësinë e tyre bëjnë tregti dhe Britania e Madhe dhe Austria dhe një numër vendesh evropiane, si zor që Evropës do t’i pëlqejë që vetëm me 100 mijë euro, çdokush mund të blejë një pasaportë shqiptare, dhe të hyjë me të pa vizë në territorin e zonës Shengen, meqenëse vizat për qytetarët shqiptarët e hoqën më 15 dhjetor 2010.
MALI I ZI
Si shembull mund të merret fqinji i Shqipërisë, Mali i Zi, autoritetet e të cilit në verën e vitit 2010 shpallën se të huajt që investojnë në Mal të Zi 500 mijë euro mund të merrnin shtetësi.
Kjo zgjidhje zemëroi Brukselin, aq shumë saqë Podgorica u kërcënua me ndërprerjen e negociatave për anëtarësimin e Malit të Zi në BE. Veçanërisht kritika të ashpra pati nga Gjermania, e cila kishte frikë se autoritetet malazeze do të fillojnë “të shesin shtetësinë sa djathtas e majtas”, kurse blerësit e saj “do të hyjnë lirisht në Gjermani”. Trysnia mbi Malin e Zi ka çuar në atë që është tashmë pas katër muajsh, autoritetet e vendit njoftuan anulimin e këtij programi. Dhe menjëherë pas kësaj Komisioni Evropian rekomandoi të fillonin negociatat me Podgoricën për dhënien Malit të Zi të statusit të kandidatit për anëtarësim në BE. Eduard Savuljak nuk përjashton një zhvillim i tillë të ngjarjeve dhe në rastin e Shqipërisë, e cila gjithashtu aspiron të bëhet anëtare e BE-së. “Brukseli, në vetvete, do të zemërohet dhe së shpejti, maksimumi, pas 5 vjetësh, do ta mbyllë këtë dyqan. Por më të shkathtët do t’ia arrijnë [të marrin pasaportë shqiptare]”, – siguroi ai.
…………
http://gazeta-lajmi.info/pasaporta-100-mije-euro-feste-ne-rusi/
Comments
No comments yet.
RSS feed for comments on this post.
Leave a comment
Sorry, the comment form is closed at this time.


