7/25/2006

Immer mehr bekannte Kreuz Fahrt Schiffe laufen Durres an

Filed under: — site admin @ 3:31 pm

Vetëm gjatë këtij muaji në portin e Durrësit kanë mbërritur 1444 turistë nga vende të ndryshme të Evropës

Anija turistike italiane zbarkon në Durrës 104 turistë

Ll. Kallço

DURRËS- Anija superluksoze transoqeanike ankorohet në portin e Durrësit me 104 turistë të huaj. “Sea Dream I” ka mbërritur mëngjesin e djeshëm në qytetin bregdetar dhe ka zhvilluar një tur turistik. Në bordin e kësaj anijeje ndodheshin turistë “VIP” nga shumë vende të botës. Gjatë qëndrimit në portin e Durrësit të anijes “Sea Dream I” grupi i turistëve ka vizituar pikat turistike të qytetit dhe disa nga monumentet arkeologjike. Ndërkohë, një pjesë e turistëve ka kryer një vizitë në Kalanë e Krujës si dhe në kryeqytet. Ky është rasti i dytë që një anije e madhe turistike ndalon në qytetin e Durrësit. Pak ditë më parë në këtë port ka ndaluar anija “Black Watch”, në bordin e së cilës ndodheshin 807 turistë nga vende të ndryshme. Sipas burimeve zyrtare të portit të Durrësit vetëm gjatë këtij muaji kanë ankoruar tre anije të mëdha turistike, të cilat kanë zbritur në qytet 1444 turistë nga vende të ndryshme të Europës si Gjermania, Anglia, Spanja, Irlanda, Franca, Belgjika, Sllovenia, Kroacia etj. Mbërritja e këtyre anijeve në portin e Durrësit është mundësuar me ndihmën e agjencive të shumta turistike të këtij qyteti. Pas një punë disa vjeçare, këto agjensi kanë mundur që ta vendosin Durrësin në listën e porteve që duhet të frekuentohen nga anijet hotel që lëvizin shpesh në këtë periudhë në të gjithë detin Mesdhe. Burime e portit pohuan se gjatë muajit gusht pritet që të ankorohen edhe shumë anije të tjera në këtë port.

25/07/2006
KATEGORIA: Kronike nga rrethet

http://www.shekulli.com.al/index.php?page=lajmedite&newsID=98796

Comments

No comments yet.

RSS feed for comments on this post.

Leave a comment

Sorry, the comment form is closed at this time.

Powered by WordPress

designed by A.S.-Media
visitors at Albania.de


Get Your Own Visitor Globe!