Italienische Yacht “Ariana” (13,5 Meter Lang)bei Fiere aufgelaufen
Es ist allgemein bekannt, das die Yacht Segler immer unfähiger werden und schlechter ausgebildet sind. Vor allem verlassen sich Yacht Segler auf die “nicht funktioniernde GPS Navigation), weil sie ihre Erfahrung nur noch am Schreibtisch sammeln, wie man die See Mannschaft betreibt.
Pesë turistët e huaj kërkojnë ndihmën e autoriteteve. Po lundronin nga Kroacia drejt Greqisë
Jahti italian ngec në plazhin e Fierit
Gentjan Ruko
FIER – Një jaht me turistë italianë ngec në bregdetin e Fierit. Pesë të huajt që ndodheshin në bord ishin nisur nga plazhet e Dubrovnikut drejt Greqisë, por lundrimi i tyre ishte ndërprerë papritur, mesnatën e të mërkurës. Vetëm 22 minuta pas mesnate, policia lokale u njoftua se një jaht i huaj kërkonte ndihmë, pasi kishte ngecur në plazhin e Ndërnenasit, në komunën e Libofshës. Menjëherë, dy mjete me trupa të repartit GOS u nisën njëkohësisht nga Hoxhara e Fierit dhe nga Divjaka e Lushnjës për t’i ardhur në ndihmë jahtit. Në vendngjarje, uniformat blu konstatuan se një jaht me ngjyrë të bardhë, gjatësi 13,5 metra, me emrin “Ariana” kishte ngecur në një cekëtinë. Duke qenë se helika e mjetit lundrues ishte ngulur në rërë, “Ariana” ishte detyruar të pushonte bashkë me pesë vizitorët në bordin e saj, tre meshkuj dhe dy femra të moshës 35-40 vjeç. Sipas policisë, jahti mund të mbante deri në 10 vetë, por drejtuesi kishte humbur orientimin, ndoshta, edhe nga errësira dhe koha e keqe, kështu që mjeti lundrues në pronësi të një shtetasi italian, Antonio Di Dameti, kishte ndaluar 30 metra larg bregut të detit në Fier, pa mundur të përparonte më tej. Përveçse dërgoi forca të saj në vendngjarje, policia e Fierit lajmëroi misionin e Guardia di Financës në Shqipëri, të cilët dërguan një motovedetë. Kjo nuk mundi të ndërhyjë, për shkak të nivelit të ulët të ujit ku kishte përfunduar jahti. Në këtë mënyrë, një pjesë e trupave të GOS-it qëndruan në shoqëri të turistëve fatkeqë, gjatë gjithë natës. Dje pritej që të gjendej një mjet i lehtë për të nxjerrë jahtin, por deri pasdite mjeti lundrues vazhdonte të “prehej” në cekëtinën e Libofshës dhe turistët italianë vijuan edhe një ditë pushimet e tyre të detyruara në bregun e një plazhi të braktisur dhe të shkretë pranë një fshati shqiptar.
11/08/2006
KATEGORIA: Kronike nga rrethet
Comments
No comments yet.
RSS feed for comments on this post.
Leave a comment
Sorry, the comment form is closed at this time.
