Der legendäre Besuch von Franz Josef Strauss in Tirana 1987
Also ich kenne da Leute und anderem einen IHK Abteilungs Leiter usw.. die damals dabei waren und später dann im Auftrag von Bundes Behördne Tirana regelmässig besuchten und den Gegen Besuch der Erz Kommunisten in Bonn einfädelten.
Damals scheiterte Alles, an der Verbohrtheit einiger Alt Stalinisten in Tirana und die hatten schon damals keine Heizung in den Ministerien im Winter.
Pasardhësit e kancelarit Shtraus, investime në Shqipëri
Image Dy dekada më vonë rikthehet në Tiranë familja Shtraus. Fatkeqësisht këtë herë mungon ai, Franz Josef Shtraus, ish koka e shtetit gjerman për vite me radhë, e kancelari bavarez që i shtrihu dy herë dorën Shqipërisë në epokën komuniste. Por janë dy pasardhësit e tij, Maks dhe Franc Shtraus, vëllezërit e dinastisë, që ashtu sikurse i ati nuk mund ta harrojnë vendin e “Shqiponjave”. Vetëm në gjashtë muaj kanë zhvilluar të paktën pesë vizita në Tiranë.
[IMG]http://www.sot.com.al/images/stories/politika/bundestag.jpg[/IMG]
Pasardhësi Max Shtraus
Qëllimi është të plotësojnë një nga nismat që nisi zyrtarisht babai i tyre, por këtë herë me një iniciativë tërësisht private. Investimet në turizëm dhe në energjetikë. Kjo është dëshira e pinjollëve të dinastisë Shtraus, që pas rreth 20 vitesh i rikthehen vendit që admironte më tepër i ati. Max Shtraus, një prej vëllezërve, shprehet i kënaqur që ka vizituar Tiranën dhe me atmosferën. Por kujton me nostalgji atë kohë kur ishte i ri, vitin 1987, kur i ati Franz Josef mbërriti si kancelar për herë të dytë në Shqipëri dhe takoi ish kryeministrin Adil Çarçani për t’i ofruar një ndihmë që sot e kalonte shifrën e 100 milionë eurove për investime pa të drejtë kthimi. “Nëse kjo do të ishte realizuar atë kohë, sot vendi juaj do të kishte një zhvillim tjetër, një gjendje krejtësisht ndryshe nga e sotmja. Por fatkeqësisht autoritetet e asaj kohe refuzuan”, thotë Max për gazetën “SOT”. Është i kënaqur që këtu pothuajse pjesa më e madhe e shqiptarëve e njohin, kanë dëgjuar, ose kanë lexuar për babain e tij, nismëtarin që i shtrihu dorën vendit tonë dhe hodhi urat e bashkëpunimit pas mëse 50 vjetësh në hapsirën Shqipëri-Gjermania Perëndimore. Nuk mohon se dëshira e tij dhe qëllimi i vizitave janë investimet në dy fusha.
Investimet
Sot Franz Josef Shtraus nuk jeton më, por dëshirën e tij për të ndihmuar e kanë trashëguar djemtë. Sapo kanë vizituar për të disatën herë Tiranën për një kohë të shkurtër dhe janë larguar sërisht. Udhëtime intensive me një dëshirë për sipërmarrje të re. Investimin në energjetikë, fenomen nga i cili shoqëria shqiptare vuan prej 16 vjetësh dhe gjithashtu ringjallja e turizmit, fushën në të cilën askush nuk e ka admiruar më shumë se Franz. Qytetet antike shqiptare nuk mund të rrinë jashtë vëmëndjes. Dhe nëse iniciativa e tyre realizohet, vetëm atëherë një nga dëshirat e babait të tyre më në fund do realizohet, edhe pse këtë herë privatisht dhe me interesa biznesi. Mbetet të pritet nëse autoritetet vendase do ia hapin dyert vëllezërve Shtraus dhe të mos përsërisin historinë e viteve 1984-1987, kur Shqipëria humbi shansin që kurrë nuk iu kthye përsëri. Dy vëllezërit kanë aktivitet biznesi edhe në Gjermani prej vitesh, edhe pse kanë hasur probleme të shumta.
Ofroi investime pa të drejtë kthimi në 84-87
Kancelari Bavarez, dy misione “impossible”
Franz Jozef Shtraus do të vinte në Shqipëri pak pas prishjes së Partisë Komuniste shqiptare me atë Kineze. Shumë ngjarje do pasonin me krizën ekonomike që pllakosi vendin, përveç sëmundjes s ëish diktatorit Enver Hoxha. Por Kancelari bavarez kishte hedhur urat e para dhe biseduar në distancë me Hoxhën. Por historia e Luftës së Dytë Botërore dhe “sedra e sëmurë” prej komunistësh do i çonte shtetarët shqiptarë në krenari të tepruar. Dhe do të vinte vizita private e Shtrausit në vitin 1984. Historia e dëmshpërblimit për dëmet e luftës ishte mbyllur që në 1953, por shteti komunist i rikërkoi në 1973 kur gjermania dëshiroi vendosjen e kontakteve diplomatike. Do i rikërkonte edhe në 1975 dhe këtë herë plotë 4 miliardë dollarë nga Republika Federalë Gjermane. Vizitës së kancelarit Shtraus në Tiranë më 1984 drejtuesit shqiptarë i përgjigjen ftohtë. Pritje pa emocione dhe formale pa asnjë konkluzion. Kancelari largohet, por për t’u kthyer sërish më 19 maj 1986, së bashku me Edmund Stoiberin. Këtë here priten nga ish kryeministri Adil Çarçani. Shtrausi propozon shifra marramëndëse ndihmash pa të drejtë kthimi, por Shqipëria nuk harron historinë, luftën. Ai jep ide, projekte konkrete dhe plane serioze që sot do e kishin çuar pa dyshim vendin në modernizim dhe integrim. Kjo pengesë solli pasoja. Vetëm në fund të vitit 1987, do të vendoseshin marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve, por ishte vonë. Një vit më vonë Franz Jozef Shtraus do të ndërronte jetë në moshën 73 vjeçare, kurse Shqipëria do mbetej e njëjtë.
Kush është Franz Josef Shtraus
Franz lindi më 6 shtator 1915. Deputet i Bashkimit Kristian Social në Bundestag nga viti 1949. Ministër Federal i Punëve Speciale më 1953-1955. Ministër i Energjisë Nukleare më 1955. Minister Federal i Mbrojtjes më 1956-1962. Kryetar i Bashkimit Kristian Social nga viti 1961. Minister Federal i Thesarit në vitet 1966-1978. Kryeministër i Bavarisë në vitet 1978-1988. Vdiq më 3 tetor 1988, pasi një ataku në zemër. Në vitet 1956-1985 ai kishte marrë tituj në disa universitete, si në Detroit 1956, Kleveland 1962, Çikago 1964, Santiago de Kile 1977, Mariland Dallas 1980 dhe Mynih 1985.
http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&task=view&id=36017&Itemid=1&lang=
Comments
No comments yet.
RSS feed for comments on this post.
Leave a comment
Sorry, the comment form is closed at this time.
