Spanischer Botschafter verursacht schweren Verkehrs Unfall bei Elbasan mit 9 Verletzten
Ambasadori i Spanjes ne Shqiperi aksidenton 9 vete
Derguar me: 30/03/2007 - 22:12
• Një gabim në timon i ambasadorit të Spanjës në Shqipëri, ka shkaktuar 9 të plagosur, mes tyre vetë ai dhe familja e tij
Aksidenti ka ndodhur dje në mbrëmje në Prrenjas, pranë karburantit Cenolli. Drejtoria e Policisë së Elbasanit, e cila ka njoftuar për lajmin, ka pohuar se asnjë nga të lënduarit nuk ak probleme për jetën dhe se vetëm janë paraqitur në spital, janë kontrolluar, dikujt i janë mjekuar plagët nga gërvishtjet dhe më pas kanë dalë prej andej.
Sipas të njëjtit burim, makina “Nissan” me targa CD 29 002 duke udhëtuar në drejtim të Maqedonisë i ka prerë rrugën një benzi me targa të pogradecit, PG 0755 D. Për pasojë, janë plagosur lehtë vetë kryediplomati francez, Emanuel Montabbio de Bolanzo, 45 vjeç e shoqja Dulce Maria Majro dhe tre fëmijët, Klara 12 vjeçe, Jonan 10 dhe Violeta, 1 vjeçe.
Po ashtu të plagosur lehtë janë edhe shoferit i benzit, Engjell Pambuku, bashkë me 3 shokët, Abedin Melko, Vladimir Spaho dhe Robert Bala. Pas aksidentit, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për t’u dhënë ndihmën e ndërkohë, ka nisur procedurat e verifikimit të ngjarjes.
Gazeta Shqiptare/News24
Comments
No comments yet.
RSS feed for comments on this post.
Leave a comment
Sorry, the comment form is closed at this time.
